MËSYSHI MUND ME QENË SHKAK I VDEKJËS ?

0
657

1.Amir ibn Rabiah, kur pa njëherë Sehl ibn Hunejfin duke u larë, tha: “Për Zotin, nuk kam parë as lëkurë virgjëreshe që të jetë më e butë sesa kjo!” Menjëherë pas kësaj, Sehli ra përdhe. Atëherë, Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i shkoi Amirit dhe, me zemërim e një ton qortues, i tha: “Përse ndonjëri prej jush e vret vëllain e vet?! Pse nuk u lute për begati për të (duke thënë: Barekall-llah!)? Shko lahu tani për të!” E kështu, Amiri lau fytyrën, të dyja duart, dy llërët, dy gjunjët, dy këmbët dhe pjesën e brendshme të izarit të tij në një enë. Pastaj e lagu Sehlin me këtë ujë, dhe ai vazhdoi jetën së bashku me njerëzit e tjerë.”

Imam Maliku e përcjell këtë hadith edhe prej Muhamed ibn Ebu Umames, djali i Sehlit, i cili e përcjell nga i ati, pra, nga vetë Sehli. Në të, ndër të tjera, thuhet se Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) i tha Amrit: “Syri i keq është i vërtetë. Merr abdes për të (pra, për të larë Sehlin me ujin e abdesit të tij)!”

Abdurrezaku përcjell prej Muamerit, ky prej Ibn Tausit, ky prej të atit, i cili përcjell këtë hadith, me sened deri te Pejgamberi (salallahu alejhi ve selem): “Syri i keq është i vërtetë. Nëse do të ekzistonte ndonjë gjë që do ta paraprinte kaderin, ai do të ishte syri i keq. Prandaj, nëse dikujt prej jush i kërkohet të lahet (që me ujin e tij të spërkatet i sëmuri), le të lahet!”

2. Edhe Muslimi shënon transmetimin nga Ebu Hurejra [radia-llahu anhu]: “Mësyshi është i vërtetë, realitet”

3. Ibn Maxhe ka shënuar transmetimin nga Aishja [radiallahu anha] për të cilin shejh Albani thotë se është i vërtetë: “Kërkoni tek Allahu strehim nga mësyshi, sepse mësyshi është realitet që ekziston.”

4. Buhariu ka shënuar në “Tarihun” e tij transmetimin nga Xhabiri [radiallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve selem] ka thënë: “Vdekshmëria më e madhe në Umetin tim, pas caktimit të Allahut,është nga ndikimi i mësyshit” Për këtë transmetim shejh Albani thotë se është hasen (i mirë).