ÇKA HUMBË NËSE PRAKTIKON ISLAMIN?!

0
211

Çfarë do të humbasësh, nëse hyn në Islam?

Do të të drejtoj një pyetje, por dua të më përgjigjesh me sinqeritet: Çfarë do të humbasësh, nëse hyn në Islam? Po… Çfarë do të humbasësh nëse hyn në Islam?
Nëse do përqafosh Islamin, do ta vijosh jetën tënde si zakonisht, por në një formë më të kulluar, më të lumtur dhe më të sistemuar… Ndërsa pas vdekjes të pret lumturia më e madhe dhe begatia e përjetshme.

Nëse arrite të bindesh për vërtetësinë e Islamit, por ke frikë se hyrja në të ka për të të penguar nga kënaqësi, privimin prej të cilave nuk mund ta durosh, atëherë duhet të krahasosh midis kënaqësisë së përkohshme, të rastësishme dhe midis begatisë dhe kënaqësisë së përjetshme… Cilës prej tyre duhet t’i japësh përparësi?

Ti mund të hysh në Islam dhe të përpiqesh t’i lësh ato gradualisht, e nëse e lut Allahun me sinqeritet, Ai do të të ndihmojë t’i lësh ato përfundimisht.

Të paktën të jesh musliman gabimtar, është më mirë se të mos jesh musliman.

Nëse ajo që të pengon të përqafosh këtë fe është personaliteti yt i dobët dhe pafuqishmëria ndaj marrjes së këtij vendimi, pasi të pengon frika nga fjalët e dikujt ose tallja e tij.., atëherë dije se këto iluzione nuk kanë asnjë bazë në realitet. Ti nuk je i pari që hyn në Islam prej jomuslimanëve. Shumë e shumë të tjerë para teje e kanë marrë këtë vendim dhe nuk u është shkatërruar jeta, nuk kanë humbur asgjë dhe nuk janë penduar. Pastaj, a vallë është e logjikshme që të sakrifikosh veten dhe lumturinë tënde në këtë jetë dhe në jetën tjetër, për shkak të fjalëve të dikujt, apo talljes dhe qortimit të tij?

Kjo është një temë që kërkon nga ty të qëndrosh shumë në të.. dhe të mendohesh gjatë rreth saj.

Fjala ime e fundit për ty është: Bëj kujdes të mos humbasësh veten tënde.

E lus Allahun e Lartësuar të të begatojë ty, duke të udhëzuar në të vërtetën.

LIBRI NËSE KËROKN LUMTURI

Dr. Salih Es-Sindij

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here