Bamirësia është një nga gjërat që i bën jetët e lumtura. Është një gjë që Perëndia e do shumë. Por ndonjëherë, mungesa e parave mund të na ndaloj për të bërë bamirësi. Këto janë mënyrat që ju të mund të dhuroni pa shpenzuar para.
1. Jepini rrobat e vjetra
Nëse keni rroba të vjetra të cilat ju nuk i vishni më, atëherë është më mirë t’i jepni ato njerëzve që kanë nevojë të madhe për rroba.
2. Aktivitete vullnetare
Bëni punë vullnetare në bazë të aftësive tuaja për t’i ndihmuar njerëzit në nevojë. për shembull, merrni pjesë në pastrimin e qytetit ose ndihmoni në departamentin e emergjencave të ndonjë spitali.
3. Ndihma ndaj njerëzve më të vjetër ose me të meta
Ndihma ndaj personave të pastrehë, të paaftë dhe të varfër është bamirësi. Ata që nuk mund ta ndihmojnë veten ndihmoni duke i ushqyer ata ose duke i ndihmuar ata me shqetësimet e tyre të përditshme.
4. Jepni gjak
Jepni gjak në qndrën mjekësore dhe ofroni gjakun falas nëse dikush ka nevojë për të.a
5. Dhuroni sende të papërdorshme të shtëpisë
Ashtu si batanije ose një kompjuter të vjetër, etj. Ju mund të bamirësi me ata njerëz që nuk mund ta përballojnë që të kenë llukse të tilla. Mund të jenë edhe lodra tuaja të vjetra.
6. Ngritja e zërit për atë që i bëhet padrejtësi
Përdorni mediat tuaja sociale për të ngritur zërin për çështjet e të varfërve dhe të shtypurve.
7. Ndihma ndaj një personi të sëmurë
Duke vizituar një person të sëmurë, si dhe duke i ndihmuar ata me çështjen e tyre gjatë jetës së tyre është një form e solidaritetit.
8. Përhapni njohurit që i keni
Përhapja e njohurive të Islamit luan gjithashtu një rol jetësor në jetën e dikujt. Përhapja e njohurive të Islamit vjen me një shpërblim të madh për atë që e përhap.