Selefi dhe ujla e shikimit!!!
Është transmetuar se ’Alâ bin Zijâd, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:
Mos e leni shikimin tuaj të përcjellë shpinën e ndonjë gruaje që duket bukur [kur kalon pranë jush], se me të vërtetë shikimi shkakton sëmundje në zemër. “
Ibid. Artikulli 77.
Është transmetuar nga El-Uakî’ bin El-Xherrâh:
Dolëm për një Bajram me Sufjân El-Theurîn dhe ai tha: “Gjëja e pare që do të bëjmë në këtë ditë tonën është ulja e shikimit.”
Ibid. Artikulli 66.
Është transmetuar se Hasân bin Ebî Sinân, Allahu e mëshiroftë, doli për një Bajram dhe kur u kthye në shtëpi gruaja e tij e pyeti:
“Sa gra të bukura i ke shikuar sot?”
Pasi insistoi ajo me pyetje, ai u përgjigj:
“Mjerë ti! Nuk kam shikuar asgjë përveç gishtave të mi të këmbëve prej kur kam dalë e deri kur jam kthyer.”
Ibid. Artikulli 68.
Kontrolli: Hoxhë Lulzim Perçuku