Pyetja e tretë dhe e katërt nga fetvatë me numër (18648).
Pyetja e tretë: A ishte toka e banuar para Ademit -alejhi selam-, apo ka qenë ai i pari që ka banuar në të?
Përgjigje: Nuk dimë ndonjë argument prej Kuranit apo Sunetit që të na tregojë se a ka qenë apo jo toka e banuar para Ademit -alejhi selam-. Vetëm se tregohet nga disa prej të parëve tanë të mirë që kan thënë se tokën e kanë banuar xhindët para krijimit të Ademit -alejhi selam-, e ndoshta kjo thënie e tyre është marrë nga historitë e pasuesve të Librit më parë (Çifutët e të Krishterët). Allahu e di më së miri.
Ibn Kethiri -Allahu e mëshiroftë- në shpjegimin e tij të Kuranit e ka shpjeguar këtë gjërë e gjatë ku ka shpjeguar fjalën e Allahut në suren Bekare: “E kur Zoti yt u tha melaikeve se do të krijonte zëvendës në tokë”, ndaj ju sugjerojmë që të ktheheni dhe ta lexoni atë.
[Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva].
Përktheu Ylli Rama