Konflikti ndonjëherë s’mund të mënjanohet edhe pse bëhen përpjekje me qëllime të mira. Në këtë rast shtëpia dhe familja shndërrohen në
ferr të vërtetë. Një brengë e këtillë t’i shkaktohet qenies njerëzore nuk përkon me mëshirën. Në Kur’an, pas theksimit të masave dhe metodave
për pajtimin e bashkëshortëve, emrimit të arbitërve, më pastaj, dhe punës së tyre, thuhet:
“Por, nëse ndahen prej njëri tjetrit, All-llahu begaton me mirësinë e Tij secilin prej tyre. All-llahu është Bujar i Madh, i
Plotëdijshëm”.263
Siç u theksua në titullin “Shkurorëzimi në histori”, në sistemet juridike të civilizimeve të vjetra ka ekzistuar shkurorëzimi dhe kjo e drejtë më
së shpeshti i takonte vetëm burrit. Në krishterizëm, kisha katolike duke e pranuar parimin se “bashkëshortët janë një trup e jo dy dhe se, atë që e
ka bashkuar Zoti nuk duhet ta ndajë njeriu”264, me shekuj e kanë ndaluar shkurorëzimin. Por, siç thekson juristi i madh gjerman, Kohler në
veprën e tij “Filozofia juridike”, “me të vërtetë kurora që s’ka shans të ruhet nuk do të ngelë vetëm si një burim i mundimit dhe torturës, por do
ta pengojë zhvillimin shpirtëror të njeriut dhe aftësitë e tij të mëdha do t’i zbresë në zero.”
Në një gjendje të këtillë, siç e përshkruam, nuk mund të ketë asnjë mirëkuptim moral e social që do ta bind ose ta detyrojë njërin për
vazhdimin e kurorës. Që kjo të përfundojë sa më shpejtë, është domsdoshmëri sociale e kulturore. Por, një pikëpamje e këtillë e kishës katolike,
nga çdo aspekt, është problematike.265
Kështu dalëngadalë populli u mundua të shpëtojë nga një rend i këtillë i kishës katolike që nuk i përgjigjet nevojës së popullit dhe realitetit
social. Kisha katolike qe e detyruar të bëjë lëshime në gjykimet e veta, varësisht me dëshirat që mbretëronin asaj kohe. Këto rregulla që kisha i
quante “gjendje ku kurora nuk ka vlerë – validitet” nuk ndryshonin shumë nga gjyqet për shkurorëzim.266 Në realitet, lidhur me këto çështje më
parë e solli reformën kisha protestante dhe, me arsye të caktuar e aprovoi shkurorëzimin.
Ndalimi i shkurorëzimit është edhe një rezik që shkakton pasoja të zvogëlohen kurorëzimet. Kur njeriu e din se nuk do të ketë mundësi të
shkurorëzohet, do t’i mbyllen dyert kah ka hyrë, si do të dëshirojë të hyjë nëpër to. Zvogëlimi i kurorëzimeve do të shpie kah zgjerimi i prostitucionit,
kah shkatërrimi i familjeve dhe vrasjet. Në fund, të gjitha këto, përsëri e dëmotjnë gruan.
Në të drejtën islame, shkurorëzimi është zgjidhja e fundit, kur më nuk ekzistojnë mundësi për vazhdimin e jetës familjare. Në Kur’an
ndalohet shkurorëzimi i pashkas me këto fjalë:
“…e nëse ju respektojnë, atëherë mos u sillni keq ndaj tyre. All-llahu është më i Larti, më i Madhi.”267
Pejgamberi a.s. thotë:
“Martohuni por mos u shkurorëzoni, meqë All-llahu nuk i don ata të cilat varen nga kënaqësia e tyre (pasioni).”268
E një hadith tjetër thekson:
“Për All-llahun gjëja më e urrejtur, por e lejuar është shkurorëzimi.”269
Juristët u dakorduan se shkurorëzimi pa asnjë shkas nuk mund të jetë i drejtë.
Sipas hanefijve, esenca e shkurorëzimit është haram. Meqë për shkurorëzimin u thanë shumë hadithe, ky në të njëjtën kohë është edhe
shkatërrimi i bashkësisë familjare që është gurthemeli i shoqërisë, është edhe shqelmim i nimetit të kurorës. Ndaj, shkurorëzimi i panevojshëm
është haram.
Lidhur me shpjegimin e shkurorëzimit, në hadith thuhet:
“Gjëja e lejuar, por më e urrejtur tek All-llahu është shkurorëzimi.”
Disa shkencëtarë gjetën argumente se shkurorëzimi është mekruhi më i afërt haramit.270 Por, në situata të ndryshme shkurorëzimi trajtohet
ndryshe.
Arsyet e shkurorëzimit
Shkurorëzimi është për atë që nuk është i aftë t’i kryejë obligimet e veta ndaj gruas ose të të sigurojë ekzistencën e saj materiale, meqë me
këtë rast, mosshkurorëzimi me gruan do ta shkatërrojë moralin e saj. Nga ana tjetër, për njeriun i cili nuk ka arsye për shkurorëzim, por don formojë
kushte për prostitucion, shkurorëzimi është haram.271
Për burrin, situatat në të cilat do t’i jetë e lejuar legalisht të shkurorëzohet janë: pozita në kurorë, për të cilën thuhet: “kufijt që i ka përcaktuar
All-llahu” si për shembull; urrejtja deri në atë shkallë sa që s’mund të ekzistojë bashkësia familjare, disharmonia totale, mosmundësia e kryerjes së obligimit të bashkëshortit për shkak të impotencës seksuale, mosvullneti për të që rrjedh nga urrejtja e tepruar (në rast kur është i aftë për
marrëdhënie), prostitucioni dhe mospërfillja e urdhërave të qartë të All-llahut nga ana e gruas (namazit, agjërimit etj.)272
Sipas ligjit të së drejtës familjare të shpallur në kohën e Hajri Efendiut, më 10 mars të vitit 1333 nga ana e Institutit për Fetva të Këshillit
Pajtimor, që zyrtarisht është aprovuar në atë ditë, gruaja në rastet që vijojnë mund të kërkojë shkurorëzim:
1. Gruaja që nuk ka sëmundje të atillë që mund ta pengojë aftësinë seksuale, kur të kuptojë se burri i saj ka sëmundje të këtillë, me anë të
gjyqit mund të kërkojë shkurorëzim. (Neni 19). Nëse sëmundja e burrit nuk është e shërueshme, gjykatësi menjëherë duhet të sjellë vendim për
shkurorëzim. Nëse është e mundur terapia, këtë gjë duhet ta afatizojë për një vjet. Po s’u shërua, në fund të këtij afati, nëse gruaja akoma insiston
për shkurorëzim, gjyqi do të sjellë vendim për shkurorëzim, madje edhe sikur burri të kundërshtojë. (Neni 127).
2. Gruaja mund të kërkojë shkurorëzim edhe për shkak të sëmundjeve venerike, leprës tek burri i saj, që nuk mundësojnë jetë bashkëshortore.
Po shpresoi se këto sëmundje do të shërohen, jipet një vjet afat, e nëse s’ka shpresa atëherë shkurorëzimi kryhet përnjëherë. (Neni 122).
3. Pas aktit të kurorës, nëse burri çmendet dhe gruaja këtë e paraqet tek gjykatësi, kjo përsëri afatizohet në një vjet. Po nuk u evitua
sëmundja, atëherë sillet vendim për ndarje.
4. Veç këtyre, nëse burrit i zhduken të gjitha gjurmët, dhe nëse nuk mund të realizohet alimentacioni, gjykatësi pas hetimeve të nevojshme,
sipas kërkesës së gruas, duhet të vendos për shkurorëzim. (Neni 126).
5. Gruaja e njeriut që ka humbur, edhepse ka lënë një farë pasurie që mund të shfrytëzohet si alimentacion, paraqitet te gjykatësi të kërkojë
shkurorëzimin, por më parë ai, duhet t’i bëjë hetimet e nevojshme për atë njeri. Pritet katër vjet prej humbjes së shpresës, se ku gjendet ai dhe
është i gjallë ose i vdekur. Poqese nuk mund të lajmërohet dhe nëse gruaja insiston në kërkesën e saj edhe më tutje, gjykatësi do të sjellë vendim
për shkurorëzim. (Neni 127).
Këto shkurorëzime janë si shkurorëzimet absolute – të prera.
6. Po u shkaktua mosdurim dhe disharmoni midis bashkëshortëve, dhe njëra palë kërkon shkurorëzim, gjykatësi duhet të caktojë dy arbitër
nga familjet e tyre. Nëse ata nuk mund të gjenden nga të dy familjet, ose nuk kanë veti përkatëse për ta kryer këtë obligim, atëherë gjykatësi do të
emërojë njerëz tjerë nga rrethi jashtëfamiljar. Kuvendi familjar i krijuar në këtë mënyrë, me analizën e deklaratave dhe mbrojtjen e të dy palëve,
bën përpjekje t’i pajtojë ata. Nëse nuk është e mundur kjo, dhe nëse faji është te burri, ata i shkurorëzojnë. Nëse faji qëndron te gruaja, një pjesë
ose tërë mehri do të ngelë te burri, dhe sillet vendim për shkurorëzim.
Nëse gjykimet e arbitërve nuk janë të njëjtë, atëherë gjykatësi emëron një komision tjetër arbitërsh, që posedojnë veti të mjaftueshme, ose një
tim të tretë arbitrash që s’janë në lidhje farefisnore me palët. Gjykimi që do ta japin arbitrit është definitiv, dhe kundër tij nuk mund të bëhet
ankesë. (Neni 130).
Prof. Dr. Bekir Topaloglu
GRUAJA NË ISLAM