Mos prit falënderim nga askush!

0
558

Autor: Aid El-Karni

Përktheu: Agron Islami

Mos prit falënderim nga askush!
Allahu i Madhërishëm i krijoi robërit e Tij për ta përkujtuar Atë, e i furnizoi për ta falënderuar Atë, porse ata adhuruan të tjerë përveç Tij, e falënderuan shumica të gabuarën, atëherë kur tymi i ateizmit dhe i kufrit ua mbuloi dhe ua trollosi shpirtërat në trup, e ua verbëroi zemrat në krahërorë.

Andaj, mos u trondit kur të gjesh të atillë që i mohojnë bukuritë e tua, i djegin të mirat e tua, e i harrojnë aftësitë dhe avantazhet e tua. Jo vetëm që ata bëjnë zëvendësimin e të keqes me të mirë, por të konsiderojnë ty edhe armikun më të madh të tyre. E këtë jo, nuk e bëjnë për gjë tjetër, vetëmpse ti ofrove të më të mirën për ta!

Vëlla, mos shko edhe shumë largë.. por ktheju dhe lexo nëpër dosjet e botës dëshmitare, e do të gjesh brenda damarëve të kapitujve të saj: tregime, histori e rrëfime të llahtarshme, që do të lënë me gojën hapur e zemër të rrënqethur!

Do të gjesh rrëfimin e një babai i cili e edukon fëmijën e tij, i ofron ushqimin dhe pijen, e kalon natën pa gjumë që të flejë fëmija, rri vetë i uritur që të ngopet fëmija, lodhet vetë që të pushojë fëmija. E dikur kur ky fëmijë, fillojnë që t’i dalin mustaqet, të rritet dhe bëhet i fuqishëm, kthehet ndaj prindit të tij si një qenë i tërbuarë, urrejtës, piskatorë, i pasjellshëm, i pamëshirshëm dhe dëmsjellës!

Këto lajme të nxehta, nuk të bëjnë apel ty e askujt tjetër, që t’i braktis të mirat edhe bukuritë, apo ta largojë nga vetja e tij bamirësin ndaj të tjerëve.. Jo, absolutisht!

Por këto lajme vëlla, të përgatisin ty emocionalisht, që në rrugëtimin tënd drejt të mirës, të presësh mosmirënjohje, hatërmbetje, përbuzje e poshtërime, e këto jo për tjetër, por vetëm për arsyen e bukurisë së luleve tua dhe aromën e bamirësisë tënde. Ndaj, mos u dëshpro, mos u demoralizo, e as mos u thyej, për të gjitha ato që do të bëjnë e thonë për ty!

Bëj mirë për hirë të Allahut Lavdiplotë, sepse ti je fitues nga cilado anë të kthehesh. Sepse nuk e dëmton bukurinë e bamirësinë tënde mosmirënjohja e tyre, as përbuzja e tyre, e as kthyerja e të mirës tënde me të keqen e tyre. Por, falëndero dhe madhëro Allahun se ti je i mirë e ai është i keq, dhe dije se dora që rri lartë është më e mirë se dora që rri poshtë, dije se dora që jep është më e mirë se dora që merr!

“Ne të ushqejmë ty për hirë të Allahut, nuk kërkojmë prej teje shpërblim e as falënderim” (Insan 7)

U shtangën të mençurit dhe kokat gjeniale, kur panë mosmirënjohjet e të pafytyrëve, pothuajse ata nuk e kanë shfletuar shpalljen e të Përjetshmit e as nuk kanë dëgjuar nga Ai për këtë klasë zemrash tradhëtare, e për këta krahërorë të ngushtuarë!

“Kalon sikur nuk na ka lutur neve kur e goditi atë dëmi” (Junus 12)

Mos u befaso, e as mos u çmend kur t’ia bësh dhuratë maskarait lapsin, e ai me të t’i shkruajë planet strategjike për sulme ndaj teje, apo kur t’ia dhurosh shkopin kokëtrashit, me qëllim për t’u mbajtur tek ai apo për t’i renditur dhentë e tij, e ai atë shkopë.. ta thyeje në kokën tënde! Kështu o vëlla është natyra e atyre që janë veshur me qefinin e mosmirënjohjes, madje kësisojë sillen edhe me të Përjetshmin, e vallë më thuaj: atëherë ç’sjellje mund të kenë ata me mua dhe me ty?!