MOS U ZHGËNJE, O I RI!
Po vërej në postimet e disa të rinjve një dozë të zhgënjimit me jetën. Shprehje të tipit: u bo bajat, s’po rrihet, kurgjo nuk po ka shije, pse të jetohet, etj.
Nëse kjo nuk është përpjekje e tyre për tu dukur sa më të pjekur, pra imitim i të përvuajturve, atëherë kjo për këtë gjeneratë është shumë shqetësuese.
I kam disa fjalë për këta të rinj:
Nëse jetën e keni paramenduar pa brenga, probleme dhe halle, ju këshilloj të mendoni për një gjë: askujt para juve dhe para neve nuk i ka rënë hise të jetojë pa brenga dhe probleme, nuk do të jetojmë as ne.
Shija që ankohemi se i mungon jetës është një gjë që vet mund ta ndryshojmë. Ne mund të ia rregullojmë jetës sonë shijen. Duke njohur Zotin, duke punuar, duke u sjellur mirë, duke u bërë të vyer.
Të jesh i gatshëm për të shijuar të hidhurën që e sjell jeta, mu kjo e bën jetën jo vetëm të përballueshme por edhe të këndshme.
Mos u zhgënjeni, sidomos jo në këtë moshë. Jeta ka shumë gjëra të bukura por, për ti arritur duhet kaluar disa vështirësi.
Qofshi të bekuar!
Hoxhe Ekrem Avdiu