Po, fjala është për DHIKRIN – përmendjen e Allahut të Madhërishëm. – Fejaislame.com

0
329

Medito ne keto 2 ajete , permende emrin e Zotit te madh dhe do qetesohesh e stabilizohesh.

  1. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen.
  2. Ata janë të cilët besuan dhe bënë vepra të mira, ata janë të lumtur dhe kanë ardhmëri të mirë.

(Profeti Muhamed, paqja, mëshira dhe bekimet e Allahut qofshin për të, ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta në shqiptim, të rënda në peshore në Ditën e gjykimit, të dashura për Allahun. Ato janë: “Subhanallahi ue bihamdihi subhanallahiladhim”.

Që do të thotë: “I Lartësuar qoftë Allahu, Atij të Cilit i takon Lavdia, i Lartësuar qoftë i Madhërishmi”.) Shumë besimtarë nuk janë të kujdesshëm ndaj tij, ndrysa ai shumë i thjeshtë, lumë për atë që i bëhet shprehi e përditshme.

Gjuha e çdo besimtari, pa marrë parasysh është ai i pasur apo i varfër, i ri apo në moshë, i ditur apo jo, e shqipton me një ngrohtësi dhe dashuri e cila nuk mund të përshkruhet, ndërsa për shqiptimin e tij është premtuar shpërblim i madh.

Fjalët e tij janë shumë të lehta në gjuhë, të rënda në Peshojë dhe shumë të dashura për Zotin.

Po, fjala është për DHKIRIN – përmendjen e Allahut të Madhërishëm.

“O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe mbrëmje! (Ahzab, 41-42) “…

Vërtetë, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut!” (ErRa’ad,

28) Ndërsa i Dërguari i Allahut, Muhamedi a.s thotë: “Shembulli i atij që e përmend Zotin e tij dhe atij që nuk e përmend, është si shembulli i të gjallit me të vdekurin.” (Buhariu).

Një njeri i tha pejgamberit a.s: “O i dërguari i Allahut, detyrimet e islamit më janë shtuar, andaj më trego diçka (të lehtë) që t’i përmbahem asaj”. Ai i tha: “Le të jetë gjithmonë gjuha jote e freskët nga të përmendurit e Allahut”. (hadith hasen, transmeton Tirmidhiu)

Ka shumë ajete dhe hadithe të pejgamberit as. Që tregojnë për vlerën e DHIKRIT- përmendjes së Allahut, në situata të ndryshme. Me këtë rast ne ju ofrojmë disa nga dhiaret përditshme me ndihmën e të cilëve ju gjithmonë munda ta freskoni zemrën tuaj, dhe mu për këtë derisa jeni në veturë, në dhomë, në punë, gjatë shëtitjes, përkujtoni Zotin tuaj me këto dhikre.

1) Subhanallah. (100 herë) Transmetohet nga Ebu Seidi r.a se i dërguari i Allahut ka thënë: “A mundet që dikush prej jush që brenda ditës të fitoj një mijë të mira?” njëri prej të pranishmëve pyeti: “E si mund të fitojmë një mijë vepra të mira gjatë ditës?” i dërguari i Allahut s.a.v.s u përgjigj: “Ai i cili gjatë ditës thotë 100 herë Subhanalla, do t’i shkruhen një mijë vepra të mira dhe do të fshihen një mijë të këqija”. (Muslimi, Nr. I hadithit 2698)

2) Subhanallahi-l-adhim ve bihamdihi Transmeton Xhabiri r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: kush thotë: “Subhanallahi-l-adhim ve bihamdihi, do t’i mbjelljet në palmë në xhenet.” (Tirmidhiu, 5/6, hadith hasen).

3) SubhanAllahi ve Bihamdihi, subhanAllahi-l-adhim Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a se i Dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “Dy fjalë janë të lehta në gjuhë, të rënda në Mizanë (peshojë) dhe të dashura për Zotin: SubhanAllahi ve Bihamdihi, subhanAllahi-l-adhim.” (Muslimi, 2694)

4) La ilahe il-lAll-llahu vahdehu la sherike leh, lehul-Mulku ve lehul-hamdu ve huve ala kul-li shejin kadir (100 herë) Transmetohet se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Kush e thotë këtë 100 herë në ditë; ka shpërblimin sikur t’i ketë liruar 10 robër. Atij i shkruhen 100 të mira, i fshihen 100 mëkate (gjynahe) dhe është i mbrojtur nga djalli deri në mbrëmje, askush nuk ka vepruar më mirë se ky person, me përjashtim të atij që ka vepruar më tepër”. (Buhariu 4/95 dhe Muslimi 4/2071).

5) La havle ve la kuvete il-la bil-lah. (100 herë) Transmeton Ebu Musa el-Esha’rij r.a se i dërguari i Allahut s.a.v.s ka thënë: “A dëshiron të fitosh një nga thesaret e xhenetit?” “Gjithsesi.” Atëherë i Dërguari i Allahut s.a.v.s tha: “La havle ve la kuvete illa billah. (Muslimi)

6) E’udhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (tre herë në mbrëmje) “Kush e thotë këtë tri herë në mbrëmje, nuk i bën dëm helmi atë natë. Në transmetime tjera përmendet:” Nuk i bën dëm temperatura e asaj nate“. (Ahmedi 2/290, Nesaiu në “Ameluljevmi vel-lejleh” hadithi nr:590, Ibën Sunnijj nr:68). “Sahih Et-Tirmidhi” 3/187, “Sahih Ibën Maxheh” 2/266 dhe “TehfetulAhjar” fq.45.

7) Allahume Sali ve salim ala nebijjina Muhamed (dhjetë herë e më shumë) Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s: “Kush dërgon salavat mbi mua cdo mëngjes dhe cdo mbrëmje, ai person do ta fitojë shegatin tim Ditën e Gjykimit.” (Taberaniu me dy senede, sahihu tergib ve tehrib))

SubhanAll-llahi ve bihamdihi (100 herë).

Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s: “Kush e thotë këtë në mëngjes dhe në mbrëmje 100 herë, askush s’do të vijë Ditën e Kiametit me diç më të vlefshme se ky, përveç atij i cili ka thënë sikur ky apo më tepër.” ( Muslimi 4/2071).

9) Estagfirullahe ve etubu ilejhi (100, 200, 300, gjatë ditës dhe natës) Ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s: “Kërkoni falje nga Zoti, sepse unë këtë e bëj çdo ditë nga 100 herë.” (Sahihul Xhami’a, 944, Albani e konsideron sahih në “Sahih Tegrib ve tehrib, 2/125). Gjithashtu ka thënë: “Lum për atë i cili në ditën e Gjykimit do të ketë shumë istigfare në fletoren e tij.”(shih Albani, po aty)

10) SubhanAllahi vel hamdulillahi ve la ilahe illaAllahu Allahu ekber (100 here) Ka thënë i dërguari i Allahut s.a.v.s: “Të them SubhanAllahi vel hamdulillahi ve la ilahe illaAllahu Allahu ekber, është më e dashur për mua se e gjithë ajo që shkëlqen Dielli (Dunjaja).” (Muslim, 4/564)

11) Ja Hajju ja Kajjumu bi rahmetike estegithu aslih li she`ni kul-lehu ve la tekilni ila nefsi tarfete ajnin. Hadithi është sahih sipas Hakemit, e ka pëlqyer edhe Dhehebiu, (shih Sahihut-tegrib vet-tehrib”, 1/273).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here