5 Hadithe qe te ndryshojne jeten.

0
270

Hadithe të përzgjedhura prej librave të dijetarit të madh, muhadithit të kohës, imam Albanit (Allahu e mëshiroftë!)

1.(Sahih, 164) “Punët më të dashura tek Allahu janë: Namazi në kohën e tij, respektimi i prindërve, pastaj lufta në Rrugë të Allahut.” {El Iruau 1198}

2. (Hasen, 165) “Prej punëve më të dashura tek Allahu është që edhe kur të të vij vdekja gjuha jote të mos ndalet prej përmendjes së Allahut.” {Et Tergib 2/228}.

3.(Sahih, 167) “Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë, ndërsa vendet më të urryera tek Allahu janë tregjet.” {Muhtesaru Muslim 241 dhe El Mishkah 696}.

4.(Sahih, 170) “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Daudit. Ai agjëronte një ditë ndërsa ditën tjetër nuk agjëronte. Ndërsa namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Daudit. Ai flinte gjysmën e natës dhe u falte një të tretën e saj e pastaj flinte një të gjashtën e saj.” {El Iruau 945 dhe Rijadus Salihin1185}.

5.(Sahih, 174) “Thënia më e dashur tek Allahu është që njeriu të thotë: Subhanallahi ue bihamdihi.”{Muhtesaru Muslim 1907}.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here