A tregon buzëqeshja e të vdekurit për fundin e tij të mirë?

0
283

Fundi i mirë është përmendur në hadithe të shumta dhe ai përkufizohet tek transmetimet që kanë ardhur nga i Dërguari – ‘alejhis-salatu ues-selam – dhe nuk shtohet gjë mbi të duke u bazuar në opinione. Prej atyre shtesave të bazuara në opinion është xhenazja e lehtë. Disa njerëz e konsiderojnë këtë si fund të mirë, që xhenazja e të vdekurit fluturonte, fluturonte mbi shpatullat e burrave. Cili është argumenti për këtë? Mund të ketë qenë për shkak se trupi (i të vdekurit) ka qenë i dobët. Mirëpo, a ishin veprat e mira apo jo të mira, kjo është gjë tjetër. Në rregull. Po nëqoftëse trupi i të vdekurit ishte i shëndoshë, çfarë do të thonë? Do thonë që kjo është prej fundit të keq? Kështu që, nuk duhet kushtuar vëmendje kësaj. Fundi i mirë është për shembull kur vdes duke qenë në agjërim apo vdes duke qenë në haxh apo vdes duke qenë në namaz apo duke qenë në xhihad, ai që vdes (në këto raste) ka vdekur me fund të mirë, me një vepër të mirë. Dhe në këtë rast thua: “MashaaAllah… shpresohet mirësi për të.” Ama mos dëshmo për të se është në Xhenet. Kurse fundi i keq është e kundërta (e veprave që u përmendën). Nëse vdiq dhe ai nuk e falte namazin, nëse vdiq duke qenë tek fallxhori, nëse vdiq duke pirë alkool, nëse vdiq duke vjedhur, duke bërë harrame. Por megjithatë mos dëshmo për të se ai është në Xhenet apo në Xhehenem.

Përktheu: Alban Malaj

Autor: Shejkh Muhammed Ibën ‘Abdil-Uehhab el-Uasabij

Burimi: sahab.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here