25 vite martesë dhe nuk u grindën kurrë…

0
539

Një çift bashkëshortor festoi 25 vjetorin e martesës së tyre, pa grindje. E pyetën bashkëshortin: si keni mundur të kaloni 25 vite bashkë, pa asnjë grindje?

Tha: në muajin e mjaltit morëm nga një kalë dhe dolëm në piknik. Kali e rrëzoi bashkëshorten time të mjerë, përtokë. Ajo u zgjua, e përkëdheli kalin dhe i tha: kjo është hera e parë…

Kali e rrëzoi për së dyti, ajo përsëri e përkëdheli dhe i tha: kjo është hera e dytë… Herën e tretë, përsëri e rrëzoi. Bashkëshortja me qetësinë më të plotë u ngrit, e hapi çantën, nxori pistoletën, e qëlloi kalin në kokë dhe e vrau!

Unë – tregon bashkëshorti – i bërtita me qortim: ç’bëre oj e çmendur, oj e sëmurë… pse e vrave kalin?

Mu afrua, më përkëdheli kokën dhe qetë më tha: më shave, dhe kjo është hera e parë… që prej asaj dite ne jetojmë në paqe, dashuri, lumturi dhe qetësi të plotë. Aq mirë sa që nuk kemi arritur herën e dytë… Përktheu nga arabishtja: Hoxhë Agim Bekiri