14 xhamitë më mahnitëse në botë (Foto)

0
269

Xhamia vendi ku qetësohet shpirti
Ju sjellin në vazhdim 14 prej xhamive më mbresëlënëse në botë.

14. Xhamia El Haram, Mekë

Kjo është xhamia më e madhe, më e vjetër dhe vendi bekuar në Islam, të cilin gjatë pelegrinazhit vjetor të Haxhit e vizitojnë deri në dy milionë pelegrin.

 

13. Xhamia Al Nabawi, Medinë, Arabi Saudite


Xhamia Al Nabawi është vendi i dytë i bekuar në Islam për shkak se Profeti Muhamedi alejhi selam, është varrosur në qendër të saj nën kuben e gjelbër të njohur si Kubeja e Pejgamberit.

 

12. Kubeja e Xhamisë së Gurit, Jerusalem

Kubeja e Gurit gjendet në një zonë të Jerusalemit të vjetër, të quajtur Mali i Tempullit; ajo mbulon një shkëmb për të cilin, disa muslimanë dhe dijetarë besojnë së është vendi prej ku Muhamedi u ngjit në qiell.

11. Xhamia e Kaltër, Stamboll

Ndonëse emri i saj zyrtar është Xhamia e Sulltan Ahmedit, kjo xhami më shumë njihet si Xhamia e Kaltër për shkak të 20 mijë pllakave të kaltra të punuara me dorë, me të cilat janë të dekoruara muret e saj të brendshme .

10. Xhamia Shah Faisal, Islamabad

E përfunduar në vitin 1986, kjo xhami në formë të çadrës së Beduinëve, që gjendet në pjesën perëndimore të Himalajeve, është xhamia më e madhe në Pakistan.

 

9. Xhamia Sulejmanije, Stamboll

 

 

8. Xhamia e Madhe Sheikh Zayed, Abu Dabi

Në këtë xhami në të cilën ka vend për 40 mijë besimtarë gjendet qilimi më i madh në botë. E veçantë tjetër e kësaj xhamie është ndriçimi unikat i mureve të jashtme të saj, i cili behët më i errët ose më i ndritshëm varësisht nga fazat e hënës.

 

7. Xhamia Nusrat Djahan në Kopenhagë

E ndërtuar në vitin 1967, kjo është xhamia e parë në Danimarkë, vend ky në të cilin 4{ad665188d2e1dd481ca1082a75a5a95cd65abe9addc30f8ce0b9a52794b3f058} e popullsisë është muslimane.

 

6. Xhamia e Madhe e Kordobës, Spanjë

Fillimisht kjo kishte qenë një kishë e krishterë e ndërtuar nga Vizigotët, diku rreth vitit 400 të erës sonë, e cila gjatë mesjetës ishte shndërruar në xhami islame dhe pastaj më vonë, përsëri është kthyer në kishë. Muslimanët janë duke kërkuar nga Vatikani që edhe ata të mund të luten përsëri në të.

 

5. Xhamia e Madhe e Bursës, Turqi

Xhamia e Bursës me njëzet kube është një nga shembujt më të mirë të kaligrafisë islame në botë.

 

4. Xhamia Qolsharif, Rusi

E ndërtuar në shekullin e 16-të, kjo xhami më e madhja në Rusi që kryesisht është një muze, u rindërtua në vitin 1996, meqë ishte shkatërruar nga Ivani i Tmerrshëm gjatë ndërhyrjes në Kazan.

 

3. Xhamia e Kristaltë në Malajzi

 

E ndërtuar në vitin 2008 me material çeliku, qelqi dhe kristali, kjo xhami është e veçantë me dizajnin e saj të përgjithshëm mahnitës.

 

2. Xhamia e Madhe e Xi’an-it, Kinë

E veçanta e kësaj xhamie të ndërtuar në vitin 742, që është më e vjetra dhe më e njohura në Kinë, është arkitektura dhe dizajni i saj unikat plotësisht kinez.

 

1. Xhamia e Puchong Perdana, Malajzi

Bukuria e kësaj xhamie që duket sikur noton mbi ujë padyshim se lë pa tekst.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here