14 fakte të panjohura për ujin mineral

0
238

Me freskinë që jep, uji me gaz tashmë ka zëvendësuar në sofra ujin e thjeshtë. Uji mineral përveç që ju mban të hidratuar, nga ai ka përfitime për shëndetin tuaj për shkak të përmbajtjes së tij minerale.

Mbusheni një gotë me ujë të ftohtë me gaz me copë limoni të freskët. Hiqni dorë nga pijet e gazuara dhe rikthejuni pijeve të shendetshme.

Por sado që ta pëlqeni, janë disa gjëra që duhen ditur për këtë ujë.

  1. Cfarë  duhet të kemi kujdes gjatë leximit të etiketes?

“Verifikoni që të jetë e shkruar “Ujë mineral natyral”, sepse shishet që mbajnë etiketën me shkrimet “Ujë burimi” ose “Ujë për të pirë”, përndryshe duhet të jetë i shënuar emri i burimit, data dhe emri i laboratorit në të cilin janë bërë analizat, përmbajtja nominale, përbërja analitike, autorizuesi i përdorimit të ujit mineral dhe numri i identifikimit.

2. Pse uji mineral?

“Kripërat minerale, të ashtuquajturat jone, nuk prodhohen nga trupi i njeriut, por duhet të merren nëpërmjet dietave ushqimore. Ato janë lëndë ushqyese inorganike me funksione rregullatore. Për shembull ujërat e pasura me kalcium, favorizojnë forcimin e kockave dhe aktivitetit muskulor, ato me magnez ndihmojnë në rregullimin e zorrëve dhe funksioneve enzimatike. Kaliumi rregullon impulset nervore dhe muskulore, ndërsa hekuri është thelbësore gjatë shtatëzanisë. Mangani, seleni dhe zinku kanë efekt antioksidues dhe luftojnë radikalet e lira” – shpjegon specialisti Alessandro Zanasi.

3. A është e vërtetë se sasia e sodiumit ngacmon hipertensionin?

“Trupi njerëzor përmban rreth 100 gramë dhe nevojshmëria e përditshme është më pak se 3.5 gramë. Në disa kushte patologjike (si hipertensioni, sëmundjet e veshkave ose të zemrës) është e nevojshme që të kufizohet futja e saj në minimum. Megjithatë sasia e sodiumit e futur në trup nëpërmjet ujit mineral është e parëndësishme”- siguron doktor Alessandro Zanasi. Studimet kanë treguar se marrja e sodiumit gjatë fëmijërisë është e lidhur me një rrezik të tensionit të lartë kur rritesh. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, uji që pinë fëmijët duhet të përmbajë më pak se 20 miligramm sodium në një litër.

4. Cilat janë dallimet midis ujit mineral dhe ujit të filtruar?

Ujërat minerale me ligj duhet të mbushen direkt nga burimet e pacënuara, që janë të dobishme për mirëqenien e trupit të njeriut, duke iu nënshtruar kontrolleve të shumta dhe të përsëritura për të verifikuar dhe vërtetuar pastërtinë e ujit dhe që cilësia të mbetet konstante. Uji i filtruar është i privuar nga karakteristikat e tij natyrore, dhe uji i pijshëm varet nga cilësia e mirëmbajtjes së filtrave, të cilat shpesh nuk kontrollohen dhe nuk ndryshohen për një kohë të gjatë. Duke u përdorur vazhdimisht, mund të favorizojë humbjen e kripërave minerale. Por gjithsesi ka karakteristika higjienike të sigurta për t’u përdorur në gatim, por nuk është e këshillueshme për një përdorim afatgjatë.

5. Diabeti dhe uji

Nevoja e ujit për një pacient diabetik është e madhe ashtu si dhe çdo person tjetër që gëzon shëndet të plote”- siguron doktoresha endokrinologe Ester Giaquinto. “Këshilla është të pini 8 gota, por nevoja për ujë ndryshon nga një person te tjetri. Për shembull, për personat që nuk ushtrohen fizikisht duhet të pinë rreth 1.2 – 2.5 litra, shifër e cila për personat që ushtrohen fizikisht shkon ne 3.2 litra.

6. Po prija e tepërt e ujit?

“Hidratimi i tepërt mund të çojë në reduktimin e përqendrimit të joneve të tretura në trup, duke e çuar atë në çekuilibër. Por kjo prek vetëm personat e predispozuar”, – specifikon doktoresha Giaquinto,-“dhe me probleme patologjike. Organizmi në fakt, mbrohet nga lagështia e tepërt dhe djersitja. Simptomat e hiper-hidratimit përfshijnë të vjellat, shqetësimet e ritmit kardiak”. Zanasi thotë  se “është më i mirë të kemi nën kontroll sistemin e dehidrimit, nëse urina juaj është e verdhë e ndezur kjo do të thotë se nuk është hidraduar mjaftueshëm”.

7. Uji dhe ilaçet???

Pirja e dy litrave ujë në ditë mund të reduktojë efektin e ilaçeve sepse hollon nivelin e gjakut? Qoftë për ato ilaçe që duhen marrë se janë të nevojshme, qoftë për ato që merren çdo ditë?

“Natyrisht”,- thotë Giaquinto-“që uji është hollues i substancave që merren në mënyrë orale, përfshi dhe ilaçet, por nuk e zvogëlon efektin e tyre.

8. Përsa i përket sistemit të tretjes, cilat janë ujërat më të mira, bazuar tek përmbajtja e kripës?

Për ata që kanë vështirësi me sistemin e tretjes, këshillon Giaquinto, është i dobishëm një ujë mineral i tipit bikarbunat-sulfat. Këto minerale, në fakt, ndihmojnë në zbrazjen e fshikëzës së tëmthit, duke rritur shpejtësinë e sistemit tretës në stomak. Bikarbonati-sulfatit stimulon veprimin e enzimave në tretjen e ushqimit, ul aciditetin e stomakut dhe zorrëve.

9. Po për gratë shtatzëna?

Profesoreshë Irene Cetin shpjegon që “shpesh, në këto faza, gratë kanë më shumë etje se normalisht. Është e këshillueshme të pihen dy litra ujë në një hark kohor ditor, për të evituar mungesën e etjes. Në tremujorin e tretë të shtatzënisë, mbi të gjitha nëse është gjatë kohës së verës, duhen të paktën 2.5 litra uji në ditë. Këshillohet përdorimi i ujit me sasi mineralesh mesatare, të alternuar me ujin oligomineral me sasi të pakët natriumi për të luftuar problemet e lidhura me mbajtjen e lëngjeve. Për të marrë kalcium mjaftueshëm, mund të jetë e dobishme të zgjidhet uji me bikarbunat-kalciumi.

10. A është e vërtetë që të pirit e një gote uji direkt pasi zgjohesh është e mirë për shëndetin?

“Ky nuk është një mit, por përkundrazi. Pirja e ujit ne mengjes favorizon eliminimin e toksinave nëpërmjet urinave, duke përfituar një funksionim më të mirë të organizmit”- konfirmon profesor Solimene.

11. Është e vërtetë që uji nuk duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë në frigorifer?

Në përgjithësi, uji mineral në shishe nuk është e nevojshme që të qëndrojë në frigorifer, vetëm në rast se doni ta mbani atë të freskët.

12. Uji i gazuar u bën keq, sidomos fëmijëve.

Të gjithë ujërat mineralë natyralë kanë një përqindje të caktuar të dioksidit të karbonit dhe në të shumtën e rasteve është aq sasi e vogël sa nuk dallohet në shije. Flluskat e gazit janë të shtuara artificialisht. Uji i gazuar nuk rekomandohet për fëmijët e vegjël . Uji i gazuar mineral është me gaz sepse dioksidi i karbonit në ujin e burimit është në sasi më të madhe se 250 mg/l. Është e rëndësishme të përmendet që nuk ka studime shkencore që provojnë efektet negative të ujit me gaz.

13. A është e vërtetë që uji me përmbajtje të lartë fluori ndalon kariesin?

“Po sepse ajo rrit vlerën e pështymës, që garanton një mbrojtje më të mirë të dhëmbëve tonë” – konfirmon  Marcello Giovannini, profesor i Pediatrisë në Universitetin e Milanos.

14. Uji mineral është i mirë për flokët.

Pak veta e dinë se një hidratim korrekt i bën mirë edhe flokëve, duke ndihmuar në parandalimin e irritimit dhe kruarjes së kokës, dhe është i dobishëm në trajtimin e djegies dhe skuqjes së lëkurës së saj. Ai ndihmon në mirëqenien e lëkurës dhe bukurisë së flokëve.

Përveç kësaj, larja ose shpërlarja e kokës me ujë mineral është një metodë e thjeshtë dhe efikase për të pasur flokë të butë dhe të shndritshëm. Kjo sepse uji i rubinetit është shpesh i pasur me kalcium dhe klor, substanca që influencojnë negativisht në shëndetin e flokëve, duke e bërë atë më të ngurtë. Zgjidhja ideale është përdorimi i ujit mineral të gazuar, sepse ka një fuqi dhe efekt më të madh në pastrimin e flokëve, më mirë se sapuni dhe shampoja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here