13 menyra si duhet të pastrohet i sëmuri

0
212

1. Është detyrë për personin e sëmurë që të pastrohet me ujë dhe të marrë abdes prej papastërtisë së vogël (ujit të hollë dhe ujit të trashë, gazrave) dhe të lahet (marrë gusul) prej papastërtisë së madhe (nga xhunubllëkut, kryerja e marrëdhënieve intime, etj.).

2. Nëse i sëmuri nuk ka mundësi të pastrohet me ujë për shkak të pafuqisë, apo frikësohet se i rëndohet sëmundja apo vonohet shërimi i tij, ai në këto raste duhet të marrë tejemum.

3. Forma e marrjes së tejemumit është që (personi) me duart e tij të prekë (godasë ) tokën e pastër, një herë të vetme, dhe pastaj të fërkojë gjithë fytyrës e më pas fërkon duart (pëllëmbën deri tek kyçi) me njëra – tjetrën.

4. Nëse, personi, nuk mundet të pastrohet vet, atëherë atë e ndihmon dikush tjetër që të marrë abdes ose tejemum.

5. Nëse në disa pjesë të trupit që duhen pastruar ka ndonjë plagë, ai e lanë me ujë. E nëse larja me ujë ndikon në përkeqësimin e plagës, atëherë e lagë dorën e tij dhe i jep mes’h përsipër. Por nëse edhe kjo ndikon në përkeqësimin e plagës atëherë ai merr tejemum.

6. Nëse në disa prej pjesëve të trupit të tij, sëmurit, ka thyerje të rëndë e mbi të ka ndonjë cop (fasho, leckë, etj.) apo allçi, ai i kalon përsipër me ujë në vend të larjes dhe nuk ka nevojë të marrë tejemum ngase fshirja, mes’hi, është në vend të larjes.

7. Lejohet marrja e tejemumit mbi mur apo mbi ndonjë gjë tjetër të pastër mbi të cilën ka pluhur (dhe’). Por nëse muri është i lyer me ndonjë gjë tjetër siç është boja, atëherë ai nuk duhet të marrë tejemum vetëm nëse në të ka pluhur (dhe’).

8. Nëse ai nuk merr tejemum mbi tokë ose mbi murë apo diçka tjetër që është e mbuluar me pluhur (dhe’), nuk përbën problem nëse ai vendos dhe’ në ndonjë enë apo shami dhe merr tejemum prej saj.

9. Nëse ai merr tejemum për faljen e namazit dhe vazhdon të jetë i pastër, nuk e prish pastërtinë që ka marr me tejemum, deri në namazin pasardhës, ai falet me të njëjtin tejemum dhe nuk ka pse të marrë përsëri tejemum për faljen e namazit të dytë, ngase ai vazhdon të jetë i pastër dhe nuk gjendet ndonjë gjë që e bën të pavlefshme atë.

10. Është detyrë për të sëmurin që ta pastrojë trupin e tij prej papastërtive. Nëse ai nuk mundet, atëherë falet në gjendjen që është dhe namazi i tij është i saktë dhe nuk e përsëritë atë.

11. Është detyrë për të sëmurin që të falet me tesha (rrobe) të pastërta, nëse teshat e tij ndoten është detyrë që t’i lajë ato ose të vesh tesha të tjera të pastërta. E nëse ai nuk ka mundësi për këtë, atëherë falet në gjendjet që është dhe namazi i tij është i saktëdhe nuk e përsëritë atë.

12. Është detyrë për të sëmurin që të falet mbi diçka të pastër, nëse vendi i tij bëhet i papastër, është detyrë që ai ta lajë atë ose ta zëvendësojë me diçka të pastër ose ta fshijë me ndonjë gjë të pastër. Nëse ai nuk mundet, atëherë ai falet në gjendjen që ndodhet dhenamazi i tij është i saktë dhe nuk ka pse ta përsërisë atë.

13. Nuk i lejohet të sëmurit që ta vonojë namazin nga koha e tij për shkak të pafuqisë së tij për t’u pastruar, por ai duhet të pastrohet me aq sa të ketë mundësi e pastaj e fal namazin në kohën e tij edhe nëse ndodhet në trupin e tij, apo teshën e tij apo në vendin ku falet papastërti për të cilën ai është i pafuqishëm që ta largojë atë.

Përktheu: Unejs SHEME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here