10 gjërat që duhet t`ua dhuroni çdo ditë fëmijëve tuaj

0
200

Fëmijët duhet ta dinë që zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Këtë mund ta thoni jo vetëm me fjalë, por sidomos edhe me sjellje. Fëmija do të ndjehet i veçantë, kur për të bëni diç të veçantë.

Prindërit duhet të bëjnë shumë gjëra çdo ditë. Ja çfarë është më e rëndësishme t’u dhurojnë fëmijëve të tyre.

Përqafime dhe puthje: Tërë familja duhet çdo ditë të ndjejë dashurinë tuaj. Jo vetëm fëmijët, por edhe partneri. Lirisht mbërthejini ata me puthje dhe përqafime. Njerëzit që dashurojnë, jetojnë më gjatë apo së paku, do të duhej të ishte ashtu.

Thoni që i doni: Të gjithë duhet të ndihen të dashur. Edhe pse ndoshta e shfaqni dashurinë me gjërat që i bëni për familjen, por e rëndësishme është që edhe t’u thoni atyre, fjalët e rëndësishme: Të dua.

U thoni që zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj: Fëmijët duhet ta dinë që zënë vend të rëndësishëm në jetën tuaj. Këtë mund ta thoni jo vetëm me fjalë, por sidomos edhe me sjellje. Fëmija do të ndjehet i veçantë, kur për të bëni diç të veçantë.

Ushqejini shëndetshëm: Nëse në vend të pudingut të çokollatës i ofroni mollë, jo vetëm që i jepni fëmijës një model të mirë, por edhe e mësoni atë me zgjedhje të drejta.

Lexojuni atyre: Leximi për fëmijët nuk është vetëm mundësi për të qenë së bashku por njëkohësisht ju mësoni shprehi të mira dhe dashuri për librin. Fëmijëve të cilëve u lexohet dhe të cilët lexojnë, zakonisht kanë koeficient më të lartë të inteligjencës, fjalorë më të pasur dhe aftësi më të mira komunikuese.

Flisni: Do të duhej që për çdo ditë, të dini se çfarë bëjnë fëmijët tuaj, ku dhe me kë ishin. Nëse flisni me fëmijët për këtë, njëkohësisht krijoni shprehi që të flitet hapur në familje. Të gjithë duhet të jenë plotësisht të sinqertë.

Ndani kohë për secilin fëmijë veçmas: Është shumë e rëndësishme që të qëndroni me secilin fëmijë, nëse keni më shumë. Secili fëmijë duhet të ndjehet i rëndësishëm dhe i veçantë. Duke kaluar kohë me fëmijët tuaj veçmas, do t’iu ndihmoni atyre të mos ndjehen të humbur në grup.

Mësojuni sjellje të mira: Shembulli është mënyra më e mirë ta mësoni dikë të sillet mirë. Nëse gjithmonë i përshëndetni komshinjtë tuaj, u thoni “ju lutem” dhe “faleminderit”, edhe fëmijët tuaj do t’i mësojnë këto sjellje.

Jini të durueshëm edhe kur nuk mundeni: Nuk është e lehtë. Ndoshta do të mund të gjendeni ndonjë ditë në ndonjë situatë kur humbni durimin. Për këtë është e mirë, që ta ruani durimin për ditët që do të ju duhet.

Jini në dispozicion: Nëse silleni si shok i vërtetë, kuptohet që duhet të jeni në dispozicion. Do të ishte e udhës që fëmijët do të mund të bisedonin me ju për të gjitha, të ju shtrojnë pyetje të cilat i mundojnë dhe që asnjëherë të mos mendojnë që nuk keni kohë të lirë për ta…

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here