1 Shtatori ‘’I Reflektimit’’-Shamija
Po ja filloj me një citim të Presidentës së Republikës së Kosovës Atifete Jahjagës ku thotë ( ky vit do të shënoj kthesën e madhe për ndryshim në sistemin e arsimit..), sot filloj viti i ri shkollorë, si dhe po shfaqen urime të shumta për një fillim të mbarë dhe të sukseshëm.
Por, jemi edhe dëshmitar edhe të mos vijueshmërisë së shkollës nga shumë vajza të cilat e bartin mbulesën kur edhe gjatë këti fillimi shkollor nuk pranohen në shkolla përveç që nuk pranohen ato injorohen dhe largohen nga ambijentet shkollore, athua vallë a brengoset ndonjëri për këto raste!!.. Ajo mbetet në ndërgjegjjen e institucioneve tona por edhe ne si shoqëri civile që nuk reagojmë.
Po ja kujtoj Konventën për të drejtat e fëmijës që mbron të drejtat e fëmijeve në çdo rast edhe ngrit ata në nivel të lartë, ku kanë të drejtë të gëzojnë shumë të drejta, athua nuk kanë të drejtë ato vajza që janë me mbulesë vetem pse bartin atë, pa marrë parasysh se çfarë bartë ose çfarë ngjyre ka, ose cilit komuniteti i përket e drejta e shkollimit nuk mohohet, kjo Konventë është miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 44/25 të datёs 20 nëntor 1989.
HYNË NË FUQI: 2 shtator 1990.
Më konkretisht neni 28 i kësaj deklarate aludon me atë që unë e kam ngritur temën :
Neni 28
1. Shtetet palё njohin tё drejtёn e fёmijёs pёr arsimim dhe me qёllim që kjo e
drejtё të arrihet hap pas hapi dhe mbi bazёn e mundёsive të barabarta, në mënyrë të
veçantë ato:
(a) Bёjnё arsimin fillor të detyrueshem dhe falas për të gjithё;
(b) Inkurajojnë zhvillimin e formave të ndryshme të arsimit të mesёm duke
pёrfshirё arsimin e pёrgjithshёm dhe profesional, i bёjnё ato të hapura e të mundshme
për çdo fëmijë dhe marrin masa të pёrshtatshme, si vendosja e arsimit falas dhe dhёnia
e njё ndihme financiare në rast nevoje;
(c) U sigurojnё të gjithёve arsimin e lartё, sipas aftёsive të secilit, me të gjitha
mjetet e pёrshtatshme;
(ç) Bёjnё të mundshёm dhe të arritshёm për çdo fëmijë informacionin dhe
orientimin shkollor e profesional;
(d) Marrin masa për të inkurajuar frekuentimin e rregullt të shkollës dhe uljen e
pёrqindjes tё braktisjes sё shkollёs.
2. Shtetet palë marrin të gjitha masat e pёrshtatshme për të siguruar që disiplina
shkollore të zbatohet në mënyrë të pajtueshme me dinjitetin njerёzor të fëmijës dhe në
përputhje me këtë Konventë.
3. Shtetet palë nxisin dhe inkurajojnë bashkёpunimin ndërkombëtar në fushёn e
arsimit, për të kontribuar, në mënyrë të veçantë, në zhdukjen e padijes dhe të
analfabetizmit kudo në botё dhe për të lehtёsuar pёrvetёsimin e njohurive shkencore e
teknike dhe të metodave moderne të mёsimdhёnies. Për këtë, mbahen parasysh në
mënyrë të veçantë nevojat e vendeve në zhvillim.
Atëher të mos bëjmë diskriminime të tilla që nuk ndodhin në vendet më civilizuese të botës, ne po synojmë Bashkimin Evropinë e nëpërmjet këtyre elementeve që po e përcjellin shtetin tonë nuk lënë për tu dëshiruar, me këtë situate ne ma shumë po ju ngjasojmë kohës së komunizimit, duke mos lejuar vajzat me mbulesa (shamia) në institucionet arsimore po e bëjmë një digresjon të madh, ngase po biemi kundër vullnetit tonë, kundër fëmijeve tanë që janë pasuria e këti shteti . Xhon Djui thoshte ’’Arsimi është metodë bazale e përparimit dhe reformimit social’’
Është koha për Reflektim !!
Z.Sh