Zbulohet testi që zbulon fëmijët Down që në shtatëzëni

0
247

Duke filluar nga mesi i muajit gusht në Zvicër, Austri dhe Gjermani do të vihet në funksion një test i cili i bëhet nënës në shtatzëni gjatë tre muajve të parë, prej nga zbulohet nëse fëmija është i prekur nga sindromi Down.

Gazeta zvicerane “Neue Zuercher Zeitung am Sonntag”, bën me dije se testi para lindjes është krijuar nga kompania gjermane LifeCodexx, ku një analizë e gjakut të nënës tregon praninë e elementeve të rrezikshëm në të, nga ku vërtetohet nëse fëmija është i prekur nga ky sindrom.

Siç informon noa, për bërjen e këtij testi duhen paguar 1200 euro ose 1500 franga zvicerane.

Sakaq shoqatat në mbrojtje të personave me sindromën Down nuk janë dakord me këtë test, duke kundërshtuar fuqishëm abortin e fëmijëve që janë të prekur nga ky sindrom.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here