Xhinët në ëndërra

0
395

Një ndër fenomenet më të quditshme që shkenca nuk mund ti sqarojë është ëndërrimi i njerëzve apo skenave të quditshme të cilat na duken shumë reale dhe vetëm pasi të zgjohemi e kuptojmë se ishte një ëndërr.

Këto mistere i sqaron më së miri Kur’ani, Hadithet dhe Dijetarët Islamë.

Dijetarët kanë thënë se xhinët mund të na shfaqen në ëndërra me pamje të ndryshme dhe mund të kontaktojnë me neve në mënyra të ndryshme.

Por këto krijesa mund të bëjnë edhe marrëdhënie intime me njerëzit siç thuhet edhe në Kur’an:

17:64. Dhe me atë alarmin e zërit tënd, mashtroje atë që mundesh prej tyre, me kalorësit e këmbësorët tu thirri ata, përzieju me ta në pasuri dhe në fëmijë dhe premtoju atyre, po shejtani nuk u premton tjetër, përveç mashtrim.

Prandaj shumë hadithe na tregojnë se është mirë të marrim avdes para se të flejmë dhe të recitojmë ajete të caktuara nga Kur’ani.

Është mirë që para fjetjes gjithnjë të recitojmë së paku Ajetul Kursi-n.

Gjithashtu ëndërrat e këqia janë nga shejtanët prandaj ne vetëm duhet të bëjmë dua dhe të mos kemi frikë siç na këshillon Allahu xh.sh. në Kur’an:

7:200. E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di.

16:99. Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here