NË CILIN SHTET EVROPIAN JETOJNË MË SHUMË MUSLIMAN?

NË CILIN SHTET EVROPIAN JETOJNË MË SHUMË MUSLIMAN?

A e dini në cilën shtet evropian jetojnë 16 milionë muslimanë?
Jo, nuk është Franca, aty ka 5 milionë muslimanë, në Gjermani 4 milionë, kurse në Mbretërinë e Bashkuar 3 milionë muslimanë.

Vendi evropian me më shumë muslimanë është Rusia, natyrisht, nëse e përjashtojmë Turqinë, pjesa më e madhe e së cilës gjithsesi i përket gjeografikisht Azisë.

A e dini se cili qytet evropian është shtëpi për 1.5 deri në 2 milionë banorë muslimanë, dhe sipas informatave jozyrtare, edhe 2 milion të tjerë muslimanë emigrantë?

Sigurisht, Moska, ku muslimanët me numër janë më shumë sesa në Paris (1.5 milion muslimanë) dhe në Londër (një milion muslimanë), përsëri nëse përjashtohet Stambolli.

A e dini se në cilën vend evropian ka 8.000 xhami?

Nëse keni thënë Rusia – ia keni qëlluar.

PO, VENDI ME NUMRIN MË TË MADH TË MUSLIMANËVE DHE XHAMIVE NË EVROPË ËSHTË RUSIA.

Të gjitha këto të dhëna i ka publikuar aktivisti çek për të drejtat e njeriut Juraj Mesík, i cili me atë rast ka shtruar pyetjen:

“Pse në BE frikësohen nga muslimanët, pjesëmarrja e të cilëve në popullsinë e përgjithshme është 3.8 për qind, ndërsa në Rusi përbëjnë 12-15 për qind të popullsisë? Paradoksalisht, edhe disa ekstremistë nga Rusia i frikësojnë evropianët nga Islami.”

Mesíku të gjitha këto teza i ka publikuar nën dritën e islamofobisë e cila sundon në Sllovaki, dhe ka përkujtuar se para më pak se dy vjet, në Moskë u hap një xhami për 10.000 adhurues – dy herë më shumë se që mund të merr Katedralja e Elizabetes së Shenjtë në Koshice, faltorja më e madhe katolike në Sllovaki.

Mesíku shkruan se Moska është metropoli me numrin më të madh të muslimanëve, por rajoni i Moskës nuk është më i populluari me muslimanë në Rusi.

Në Çeçeni, Ingusheti dhe Dagestan në Kaukazin e Veriut, si dhe në brigjet e Detit Kaspik, muslimanët përbëjnë 90 % ose më shumë të popullsisë. Në Tatarstan dhe Bashkoristan, përqindja e muslimanëve në popullsinë e përgjithshme tejkalon 50 përqind.

Atëherë, kush ka nevojë për një fushatë histerike “kundër islamizimit të Sllovakisë?”, bën pyetje Juraj Mesík në tekstin e tij. //freshpress

Përshtati: Miftar Ajdini