NA FAL, ZOT!

NA FAL, ZOT!

Besimtari në Kosovë, me rastin e paradës së paturpësisë, duhet të ketë parasysh dy gjëra:
– Obligohet fetarisht të distancohet nga kjo dukuri. Këtë do ta bëjë me fjalë dhe qëndrime, duke folur dhe promovuar vlerat si kurora, familja, ndershmëria, dëlirësia morale, besnikëria bashkëshortore, e të ngjashme.
– Të shtojë veprat e mira dhe virtytet, sidomos në praktikë, e në veçanti të aplikojë istigfarin (kërkimfaljen) në veten e parë (njejës dhe shumës) ngase Allahu i Madhëruar thotë: “Allahu nuk do ti ndëshkojë ata derisa ti je në mesin e tyre dhe Allahu nuk do ti ndëshkojë derisa ata kërkojnë falje.” (Enfal, 33)
Krahas kësaj, alternativë e vetme mbetet sjellja e natyrshme dhe e hijshme pa i dhënë shumë pompozitet kësaj ngjarje dhe pa u bërë pjesë e saj me asnjë lloj angazhimi.

Hoxhë Ekrem Avdiu