MËNYRA E SHËRIMIT PREJ PREKJES SË XHINËVE DHE SIHRIT

0
591

Parasëgjithash duhet të përmendim faktin se shumica dërmuese e njerëzve që janë të sëmurë prej xhinëve ose kanë Sihër janë njerëz të cilët janë të mangët nga ana e besimit dhe nga ana e kryerjes së obligimeve fetare Islame siç është mosfalja ose vonimi i namazit ose bërja e gjunaheve të shumta siç është shikimi i harameve të shumta që servohen në ekranet televizive apo në internet dhe kështu me rradhë. Pra nëse njeriu sprovohet me hyrjen e xhinëve në trupin e tij ose Sihri dhe të tjera, si është rrugëdalja prej kësaj?

Ka vetëm një zgjidhje e cila është e lejuar nga Sheriati dhe ajo zgjidhje është kthimi tek All-llahu dhe tek Libri i Tij.

  • Si mund që njeriu të shërohet vet, pa mos kërkuar ndihmë prej askujt dhe duke u mbështetur vetëm në All-llahun?

 

  1. Përmirsimi i Akides (Besimit): Kjo don të thotë që njeriu që është kapluar nga Sihri dhe nga xhinët duhet që të kthehet tek All-llahu (subhanehu ue teala) dhe të mësoj se çka është obligimi i tij ndaj All-llahut duke e njësuar All-llahun me të gjitha llojet e adhurimeve, qoftë me adhurime të gjymtyrëve, apo adhurime të zemrës siç është: mbështetja në All-llahun, shpresa në Atë ,frika prej All-llahut dhe kështu me rradhë. Poashtu këtu hyn edhe njohja e emrave të All-llahut dhe cilësive të Tij, ashtusiç i ka njohur Pejgamberi dhe sahabët.
  2. Kryerja e namazit në kohën e vet: Kjo don të thotë faljen e namazeve të obliguara gjatë ditës dhe natës, poashtu është e pëlqyeshme edhe të fal edhe namaz vullnetar gjatë natës dhe ta lus All-llahun në sexhde një kohë të gjatë që All-llahu t’ia largoj atij (asaj) këtë sprovë, sepse njeriu është më afër All-llahut kur është në sexhde, prandaj preferohet që njeriu shumë të lutet dhe të ankohet tek All-llahu kur është në sexhde.
  3. T’i kryej i sëmuri të gjitha obligimet që janë të obligueshme për secilin musliman siç është agjërimi i ramazanit, dhënia e zekatit, mbajtja e lidhjeve farefisnore, respektimi i prindërve, respektimi i fqinjëve dhe kështu me rradhë.
  4. I sëmuri prej xhinëve ose Sihrit duhet që t’i largoj nga shtëpia e tij ose t’i shkatërroj ose t’i djeg të gjitha pikturat që janë nëpër mure dhe që kanë të vizatuara gjallesa, qoftë njeri apo kafshë, ndërsa pikturat që nuk kanë gjallesa s’prish punë që t’i mbajë në mur. Poashtu duhet t’i largojë edhe statujat e kafshëve apo njerëzve që i mban për dekorim, sepse në një shtëpi ku mbahen piktura dhe statuja të gjallesave nuk hyjnë melekët (aty ku nuk hyjnë melekët hyjnë shejtanët).Kuran-697x376
  5. I sëmuri duhet që t’i djeg hajmalitë që i mban për fat ose për diçka tjetër, sepse mbajtja e hajmalive është shirk dhe mbajtja e tyre bie në kundërshtim me atë që e thamë më lartë në pikën e parë që e përmendëm dhe që ka të bëj me mbështetjen vetëm në All-llahun, ndërsa kur njeriu mban hajmali ose diçka të ngjashme ai atëherë nuk mbështetet në All-llahun, por mbështetet në hajmalinë dhe kjo është në kundërshtim me besimin Islam.
  6. Shkatërrimi i mjeteve muzikore që i sëmuri i mban në shtëpi dhe të cilat përdoren për haram.
  7. I sëmuri duhet që të largohet prej harameve si për shembull nëse i sëmuri është burrë dhe mban në gishtin e tij unazë ari, ai duhet që ta largojë atë sepse kjo bie në kundërshtim me Islamin, sepse Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka ndaluar për burrat musliman që të mbajnë unazë prej ari, ndërsa është e lejuar për gratë. Ndërsa nëse i sëmuri është femër, obligohet që të vesh hixhabin (mbulesën).
  8. Të mësojnë familjarët e të sëmurit çështjet bazë që kanë të bëjnë me Islamin dhe mos të lidhen zemrat e tyre për dikë tjetër pos All-llahut.
  9. Ta mësojë i sëmuri dallimin mes shërimit të lejuar me Sheriat që njihet si rukje (mjekohet nga ndonjë Hoxhë i cili i këndon Kur’an) dhe mes shërimit të ndaluar nëpërmjet sihirbazëve dhe fallxhorëve të ndryshëm. Dhe ta dijë i sëmuri me bindje të thellë se Kur’ani është shërim dhe mëshirë, ashtusiç ka thënë All-llahu: “Dhe kemi zbritur prej Kur’anit atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët…”. [1]dhe poashtu thotë All-llahu: “Dhe kur sëmurem Ai (All-llahu) më shëron”.[2]
  10. Është mirë që i sëmuri prej Sihrit të bëj Hixhame, për këtë ka thënë Pejgamberi alejhi selam: “Ilaçi më i mirë është Hixhamja[3], poashtu thuhet në një hadith tjetër se: “Pejgamberi ka bërë Hixhame në kokë prej kokëdhimbjes që e ka patur duke qenë në ihram”.[4]
  11. Dije se namazi është qetësi për trupin dhe mendjen tënde.
  12. Nëse i sëmuri është mashkull duhet që sa më shumë të mundohet ta fal namazin me xhemat në xhami.
  13. Hiq dorë nga ndëgjimi i muzikës dhe nga shikimi i harameve në TV dhe në Internet.
  14. Merr abdes para se të biesh në gjum dhe lexoe Ajetul-Kursijn në shtrat.
  15. Lexoe Suren el Bekare çdo tri ditë, nëse nuk din arabisht, atëherë vetëm ndëgjoe dikënd që e lexon në radio ose në kompjuter.
  16. Bëne dhikrin para gjumit.
  17. Kur të çohesh prej gjumit bëne dhikrin e zgjimit nga gjumi që ka ardhur në Sunet.
  18. Ndëgjo Kur’an dy orë në ditë.
  19. Thuaj çdo ditë pas namazit të sabahut nga 100 herë: “La Ilahe il-lAll-llahu uahdehu laa sherike leh, lehul-mulku ue lehul-hamdu ue huve ala kul-li shej-in kadiir”.
  20. Shoqërohu me njerëz të devotshëm dhe largohu prej njerëzve që s’kanë fe dhe devotshmëri .
  21. Nëse bëhet fjalë për të sëmurë femër, i obligohet asaj që të vesh Hixhabin, pasiqë Hixhabi është obligim për të gjitha muslimanet.
  22. Thënia Bismil-Lah në fillim të çdo pune të hajrit, veçanarisht gjatë ngrënies apo pirjes.
  23. Ngrënia dhe pirja me dorë të djathtë
  24. Ngrënia dhe pirja e gjërave hallall dhe largimi prej ushqimeve dhe pijeve haram.
  25. I sëmuri prej xhinëve dhe Sihrit nuk është e preferuar që të flej në vetmi.
  26. Mundohu që të ndëgjosh sa më shumë Kur’an nëse je prej atyre që nuk dijnë të lexojnë në gjuhën arabe. Zbriti prej internetit këta sure të mëposhtme dhe ndëgjoi sa më shumë që ke mundësi, sepse Kur’ani është shërim për çdo gjë.

Sure el Fatiha, Sure el Bekare, Sure ali Imran, Sure el En’aam, Sure Huud, Sure el Kehf , Sure el Hixhr, Sure el Ahzaabë, Sure Jasin, Sure Saffat, Sure Fussilet, Sure el Fet’h, Sure el Huxhuratë, Sure Kaf,  edh- Dharijatë, Sure er Rahman, Sure el Hashr, Sure es Saff, Sure el Xhuma, Sure el Muanfikunë, Sure el Mulk, Sure el Mearixh, Sure el Xhinn,  Sure et Taarik, Sure el Kafiruun, Sure el Mesed, Sure el Ihlas, Sure el Felek, Sure en Nas.

Këta pika që i përmendëm ishin shkurtimisht rreth asaj se cilat mund të jenë shkaqet të cilat çojnë deri te shërimi prej Sihrit ose prej prekjes së xhinëve, por vlen të përmendet se njeriu i sëmurë ka mundësi që të kërkojë ndihmë prej ndonjërit që din të bëj rukje të bazuar në Kur’an dhe në Sunet. Por duhet të ketë kujdes që mos të shkojë nëpër sihirbazë ose fallxhorë, sepse sihirbazët dhe fallxhorët janë qafira dhe mu ata janë ata të cilët bashkpunojnë me xhinët dhe shejtanët për t’i devijuar njerëzit nga besimi Islam. Sihirbazët dhe fallxhorët janë robër të shejtanit dhe shërbetorë  të tyre, pra edhe kërkimi ndihmë prej tyre është i ndaluar.

Nuk ka sëmundje e cila nuk ka ilaç, mirëpo është kusht që ilaçi të jetë i lejuar dhe këta pika që i përmendëm nuk janë të gjitha  shkaqet e mundshme të cilët mund të çojnë deri te shërimi, por janë shkurtimisht disa pika kryesore, ndërsa shërimi është në dorën e All-llahut, ndërsa muslimani është i obliguar që t’i kërkojë shkaqet e lejuara për t’u shëruar.

Përgatiti: Enis Arifi



[1]  Sure el Israa:82

[2]  Sure esh Shuaraa:80

[3]  Buhariu

[4]  Buhariu

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here