Mehdiu i pritur dhe mashtruesit.

0
208

Për sa i takon Mehdiut, Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – e zgjidhi nyjen e mashtruesve dhe gënjeshtarëve, dhe na dha një rregull rreth çështjes së Mehdiut. Prandaj ne nuk na lejohet kurrsesi të mashtrohemi me Mehdinjtë e pretenduar, e sa të shumtë janë ata. Unë – robi i dobët (para Allahut) – kam arritur tre apo katër Mehdij, që i kam parë në jetën time, çdonjëri prej tyre pretendonte se ishte Mehdiu. Një herë në mexhlisin e shejkhut tonë në Zerka doli dhe u paraqit si i tillë, emri i tij ishte Junus!!! Një herë ishim te xhamia e madhe në ‘Uahdat’ (lagje në Amman, Jordani), u ngrit një burrë dhe na ftoi që ta besonim se ishte profet! Ndërsa një tjetër më erdhi në shtëpi dhe pretendoi se është Mehdiu. I katërti, pas namazit të xhumasë, ishte një djalosh i shpërfytyruar, i cili ishte më afër çmendurisë se sa logjikës, i cili pretendonte se ishte Mehdiu!

Kanë shkruar disa prej bashkëkohësve, dhe prej të mëparshmëve rreth atyre që kanë pretenduar se janë Mehdiu, duke shpifur dhe gënjyer.

Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të – na ka dhënë një rregull shumë të rëndësishëm, të cilin e ka përforcuar edhe më shumë imam Sufjan eth Theurij, siç përcjell prej tij Ebu Nuajmi në “El hiljeh”. Profeti (sal lall llahu alejhi ue sel lem) ka thënë për të: Se atij do t’ia japin besën me zor ndërmjet ‘Ruknul jemanij’ dhe ‘Mekami Ibrahim’ ” (Sh.p.:dy kënde të Qabes, i pari që shikon drejt Jemenit dhe i dyti drejt vendit ku është falur Ibrahimi në Qabe)

Çfarë do të thotë: me zor (me pahir)? Dmth: Njerëzit do ta zjgedhin si prijës përkundër dëshirës së tij. Çfarë do me thënë: mes Ruknul Jemanij dhe Mekami Ibrahim? Dmth do ta zgjedhin si prijës te guri i zi, (sh.p.: vendi më i shenjtë në tokë)

Prandaj imam Sufjan eth Theurij thoshte: “Nëse Mehdiu kalon përpara shtëpisë tënde, dhe troket në derën tënde dhe të thotë: ‘Unë jam Mehdiu’, mos e beso!” Mos e beso! Përse? Sepse Profeti – sal lall llahu alejhi ue sel lem – tha: “Do t’ia japin besën përkundër dëshirës së tij mes Ruknit dhe Mekamit” Çështja është e zgjidhur: çdokush që thotë: ‘Unë jam Mehdiu’ dhe nuk i jepet atij besa (si prijës) me zor, ai është gënjeshtar, mashtrues.

Shejkh Mesh’hur Hasen, Allahu e ruajtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here