Letër e hapur Zhbogarit dhe Lunacekut shkruan Fuad Ramiqi

0
248

ramiqi-Nuk kaluan as 48 orë nga evenimenti i organizuar nga ekipi ”KOSOVO 2.0”  e ashtuquajtur”nata homoseksuale” me të cilin ishte planifikuar që të sensibilizohet opinioni kosovar me homoseksualizmin, e që për fat të mirë dështoi,pasuan reagimet e menjëhershme, dhe atë ditën e diel, kur e tërë Evropa gjendej në pushimin javor. Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë z. Samuel Zhbogar u prononcua menjëherë me një komunikatë për shtyp në të cilin në mes tjerash tha:” Isha i shokuar kur u informova në Prishtinën e sotshme ishte e mundur që të përdorej dhuna për parandalimin e një debati publik”. Nuk e kuptoj z. Zhbogarin se çfarë zori pati që të reagojë ditën e diel, ditë pushimi, a thua edhe ju jeni ndoshta homoseksual, sikurse që është znj. Lunacek lesbike, dhe deri diku mund të kuptojë reagimin e saj, apo ndoshta në momentin në të cilin Kosova gjendet para sfidave të mëdha politike lidhur me bisedat politike me Serbinë, dëshirohet që nëpërmjet të ashtuquajtur” natës homoseksuale” të imponohet opinionit kosovar të merret me të ashtuquajtur tema tabu për të larguar vëmendjen e opinionit kosovar nga sfidat madhore politike që janë në prag të bisedimeve  të nxehta politike.

          Këto devijime dhe shfrenime abnormale  nuk janë tabu në Kosovë , z.Zhbogar, por janë të njohur që nga koha e profetit Lut(Lot) dhe popullit të tij, i cili e ka udhëzuar popullin e vet që ta braktis këtë dukuri dhe ves të shëmtuar, homoseksualizmin, por populli i tij nuk e përfilli, pas së cilës Krijuesi Fuqiplotë e ka shkatërruar popullin e tij, ashtu që neve shqiptarëve mysliman nuk keni nevojë të na mësoni për gjërat që moti kemi të njohura që nga historia e largët.

          Edhe shkendca e mjeksis, e perkufizon homoseksualizmin si semundje me prejardhje psikogjene dhe organike, pra homoseksualizmi duhet shëruar duke përdorur të gjitha metodat dhe terapitë psikologjike, mjekësore, shëndetësore, sociale, e tjera, për të zvogëluar, parandaluar dhe eliminuar këtë ves të shëmtuar dhe çrregullim seksual që është në kundërshtim me porosit hyjnore të Krijuesit Fuqiplotë.

          Ju në vend se të angazhoheni në këtë drejtim, e bëni të kundërtën e saj duke promovuar dhe sensibilizuar opinionin kosovar me këtë ves të shëmtuar homoseksual, duke përkrahur dhe duke u thirrur në vlerat morale dhe evropiane, e që nuk qëndrojnë, pasi që vlerat evropiane bazohen në demokracinë dhe kulturën krishtere, e cila vet ajo si fe rreptësisht e kundërshton dhe e lufton këtë dukuri të shëmtuar.

Nuk e di se a besoni, a jeni ateist apo agnostik, e drejta e juaj është dhe nuk ka të drejtë t’ju cenojë askush këtë, por ama nuk keni fare të drejtë, as morale, as njerëzore, as shoqërore që të thirreni në këto parime në rast se vet nuk i përfillni dhe zbatoni, që janë në kundërshtim me parimet kristiane, normal në rast se i përkitni asaj, apo jo.

          Neve si popull shqiptar që jemi me shumicë absolute islame në Kosovë, këto do t’i luftojmë me të gjitha mjetet demokratike dhe se nuk do të lejojmë që vlerat tona morale familjare të nëpërkëmben nga kushdo çoftë ai, e në rast se thirreni në vlerat demokratike evropiane atëherë bëni thirrje institucioneve shtetërore të Kosovës që të organizojnë një referendum për ”pro et contra” homoseksualitetit dhe do të shihni rezultatin, porse atëherë atë rezultat duhet të pranoni, apo jo i nderuari z. Zhbogar?

          Të njëjtën ditë, ditën e diel, reagoi edhe raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovë znj.Lunacek, ajo bile bile merrë edhe guximin që të kërkoj nga institucionet kosovare që të përkrahin “KOSOVO 2.0”, duke cek përveç tjerash” Igballe Rugova dhe Lepa Mllaxhenoviq të cilët patën guxim që të lexojnë dhe publikojnë rrëfimet e tyre të miqësisë përtej ndarjeve etnike para dhe gjatë kohës së luftës”. Si dikur gjatë kohës së socializmit ishte refreni i vëllazërim bashkimit me refrenin”Boro e Ramizi”, tani në kohën e demokracisë do të jetë jo rasteshisht refreni homoseksual”Igballe e Llepa”.

          Në prononcimin tënd znj. Lunacek e ke zbuluar edhe numrin e saktë të komunitetit gej dhe lezbik në Kosovë, edhe pse thuash që nuk ka numër të saktë në botë, por për Kosovën ke deklaruar”Në Kosovën me një milion e 800 mijë banor, janë diku 90.000 deri në 180.000 njerëz që kanë rënë në dashuri me personin me gjini të njëjtë”. Turp të të vije me këtë ofendim që i ke bërë popullit të Kosovës, kërkoj prej jush që të kërkoni falje publike në emër të qytetarëve të Kosovës, për këtë ofendim të tillë që ia keni bërë, dhe që gjer tani askush nuk i ka bërë. Po qoftë kjo edhe prej znj. Lunacek e tepërt është!

          Në përfundim të kësaj letre të hapur, do të ju kisha pyetur se në të ardhmen, z.Zhbogar dhe znj.Lunacek, çka do të kërkonit prej institucioneve të Kosovës, partive politike, deputetëve, mjeteve të informimit dhe OJQ-ve, pasi kjo për homoseksualizmin ju garantoj se nuk do t’ju kaloj, mos vallë do të kërkoni që të na impononi ndoshta sa herë në javë duhet të bëjmë seks!

              Çdo gjë është e mundur në Kosovë, pasi që Kosova është” sui generis” i llojit të vet në Evropë dhe botë.

Lëvizja BASHKOHU

18.12.2012                                                                                                                                    

P r i sh t i n ë

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here