Kosi, këshillohet gjatë shtatzënisë

0
242

Konsumimi i produkteve të qumështit, në veçanti kosit, është shumë i rëndësishëm gjatë shtatzënisë.

Janë të shumtë ushqimet që nuk këshillohen për tu ngrënë gjatë shtatzënisë, ashtu sikundër studime të tjera që rekomandojnë ngrënien e ushqimeve specifike.

Ndër ushqimet që luan rol të rëndësishëm për tu konsumuar gjatë shtatzënisë është kosi, i cili nuk rrezikon kilet e tepërta tek nëna dhe nuk prek as shëndetin e fetusitGreek-yogurt.

Kjo pasi kosi është i pasur me kalcium – element shumë i rëndësishëm për forcimin e kockës së nënës dhe të fetusit, si dhe ka një sasi të madhe proteinash, vitaminë K dhe vitaminë B, të cilat luajnë rol të rëndësishëm për forcimin e sistemit imunitar si të nënës ashtu edhe të bebes.

Gjithashtu kosi përmban fosfor, magnez dhe kalium, si dhe është një element dietik për nënat e reja, pasi i pengon për të marrë kile të tepërta.

Këshillohet që femrat shtatzënë ta konsumojnë çdo ditë atë, madje edhe pasi të kenë lindur fëmijën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here