Haxhi 2012, nga Ballkani udhëtojnë 3700 besimtarë

0
249

Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit në haxh do të vijnë 1.8 milion myslimanë nga e gjithë bota. Këtij numri do t’i bashkohen 700 mijë haxhinj nga Arabia Saudite, që do të thotë se haxhin do ta kryejnë gjithsej 2.5 milion personash.

Kreu i Ministrisë së Haxhit në Arabisë Saudite, Bender Bin Muhammed al-Hacar, tha se ata janë detyruar të refuzojnë kërkesat e 40 vendeve që kanë kërkuar viza për numër më të madh të haxhinjve. Al-Hacar shpjegoi se për shkak të ndërtimeve të mëdha në Mekë dhe Medinë, këto dy qytete nuk janë në gjendje të mirëpresin një numër më të madh të njerëzish.

Sipas të dhënave të agjencisë Anadolia, këtë vit në haxh nga Ballkani do të udhëtojnë 3.700 persona. Nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Për herë të parë, për shkak të konflikti në Siri, nuk do të ketë udhëtim të organizuar me autobus, prandaj të gjithë haxhinjtë do të udhëtojnë vetëm me aeroplan.

Sipas vendimit të Qeverisë së Arabisë Saudite, çdo vend ka kuotën e një mijë haxhinjve për një milion banorë myslimanë që jetojnë në atë vend. Prandaj, jo në pak raste ndodh që shumë njerëz, në vendet më të populluara myslimane, të presin nga 20 vjet për të fituar të drejtën e vizitës në vendet e shenjta.

Numri më i madh i haxhinjve vjen nga Indonezia, rreth 200.000, ndërsa nga Bangladeshi rreth 120.000.

Çdo vit haxhin e kryejnë 2.5 milionë deri në 3 milionë myslimanë. Referuar të dhënave zyrtare, në tetë muajt e parë të vitit 2012, 5.5 milion myslimanë kanë mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer Umren./agjencite

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here