Gruaja dhunti e Zotit

0
261

Allahu i Madhërishëm thotë në Kuran:

Dhe një prej shenjave të Tij është që prej jush krijoi për ju bashkëshortet tuaja, që të qetësoheni pranë tyre, duke vënë ndërmjet jush dashuri dhe mëshirë. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, për njerëzit që mendojnë. [Kuran 30:21]

Islami e trajtoi gruan si dhunti të çmuar, pasi që ajo para Islamit kishte qenë e nëpërkëmbur. Ajo në kohën e injorancës ishte e harruar, e përbuzur dhe e pavlerë, mirëpo Islami e bëri atë dhunti, të cilën Allahu ia jep robërve të Tij dhe argument që dëshmon për ekzistencën e Tij. Ajo është qetësi dhe prehje shpirtërore, e cila i bashkon bashkëshortët si të ishin një gjë e vetme, si uji dhe ajri. Në të gjendet dashuria e cila e përfshin tërë familjen, kështu që mes tyre mbretëron dashuria, lind ndihma e ndërsjellë dhe njëherazi gruaja është shkak për mëshirën që ekziston mes bashkëshortëve, e cila plotësohet me lindjen e fëmijës së tyre, e kjo bën që mes tyre të përhapet mëshira dhe butësia.

Allahu i Madhërishëm thotë në Kuran:

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju. [Kuran 4:1]

Është Ai që ju krijoi nga një njeri i vetëm, prej të cilit krijoi edhe bashkëshorten e tij, që të gjente qetësi tek ajo. [Kuran 7:189]

Allahu i ka krijuar për ju gratë nga lloji juaj e nga gratë tuaja ju jep djemtë e nipat dhe ju furnizon me ushqime të mira. A mos vallë, ata besojnë në gënjeshtra dhe mohojnë dhuntitë e Allahut! [Kuran 16:72]

Marrë nga libri “Hukuku’l-mer’eti fi’l-islam” i autorit Abdul-Kadir Shejbetul-Hamd

Përktheu: Jusuf Kastrati

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here