Disa lutje Pejgamberike per sherimin e semundjeve shpirterore

0
324

Disa lutje Pejgamberike per sherimin e semundjeve shpirterore:–

“La ilahe il-lallahu el adhijmul halijm. la ilahe il-lallahu rabbul arshi el adhim, la ilahe il-lallahu rabbus-semavati esseb’i ue rabbul ardi, rabbul arshi el kerijm”

“Nuk ka te adhuruar tjeter (me te drejte) perveç Allahut, te Madherishmit, te Butit. Nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, Zotit te Arshit te madh. Nuk ka te adhuruar tjeter perveç Allahut, Zotit te shtate qiejve, Zotit te tokes, Zotit te Arshit te nderuar!” [Kete e transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Iben Abasi, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e bente kete lutje kur ishte ne ankth dhe brengosje].

“Allahumme rahmeteke erxhu fela tekilni ila nefsi tarfete ajn, ue eslih li she’ni kul-leh, la ilahe il-la ente”

“O Zot! Shpresoj meshiren Tende, ndaj mos me dorezo te vetja ime as sa nje hapje e mbyllje sysh! M’i rregullo te gjitha çeshtjet e mia! Nuk ka zot (te adhuruar) tjeter perveç Teje.” [E transmeton Ebu Daudi me zinxhir transmetimi te mire, nga Ebu Bekrate, se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) ka thene: “Lutjet e te brengosurit jane keto: …” d.m.th. fjalet e permendura me siper].

“Ja hajju ja kajjum, birahmetike estagith”

“O i Gjalle e i Perejtshem, Mbajtesi i gjithçkaje! Ne meshiren Tende kerkoj ndihme!” [E transmeton Tirmidhiu me zinxhir te mire transmetimi, nga Enes iben Malik, se keto fjale Pejgamberi i thoshte kur e brengoste diçka.]

“Allahumme, inni abduke, ibnu abdike, ibnu emetike, nasijeti fi jedike, madin fije hukmuke, adlun fije kadauke, eseuluke bikuli ismin huve leke, semmejte bihi nefseke, eu alemtehu ehaden min halkike, eu enzeltehu fi kitabike, eu iste’therte bihi fi ilmil gajbi indeke: en texhal elkuranel adhim rabija kalbi, ue nura sadri, ue xhelae huzni, ue dhihabe hemmi.”

“O Zot! Une jam robi Yt, biri i robit dhe i robereshes Tende! Drejtimi im eshte ne Doren Tende. Caktimi Yt zbatohet tek une dhe vendimi Yt mbi mua eshte i drejte. Te drejtohem Ty me te gjitha emrat e Tu, me te cilat Ti ke quajtur Veten Tende, ose i ke shpallur ne Librin Tend, ose ia ke mesuar ndokujt prej krijesave te Tua, ose qe i ke ruajtur ne dijen e te fshehtes tek Ti: te lutem qe ta besh Kuranin e madheruar pranvere te zemres sime, drite te gjoksit tim, heqje te merzitjes sime, dhe largim te pikellimit tim!” Kedo qe e ze ndonje hidherim e merzitje, dhe i thote keto fjale, Allahu ia largon atij hidherimin dhe merzitjen dhe ia nderron ato me lehtesim dhe dalje nga veshtiresia. [Hadith Sahih. Es Sahiha 199].

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here