Po ndjesinë e zemrës që sikur resht së rrahuri për një sekondë?

Ajo për të cilën po flasim në këtë artikull ka të bëjë me rrahjet e shpeshta dhe të çrregullta të zemrës, një fenomen që zgjat krejt pak, por që mund të ndodhë shpesh, jo vetëm kur jeni në lëvizje, por edhe kur jeni ulur, shtrirë ose duke qëndruar në heshtje.

Lajmi i mirë është që jo të gjitha rastet e rrahjeve të shpeshta të zemrës janë një tregues i një problem shëndetësor që ka prekur këtë organ.

Ndonjëherë, rrahjet e shpeshta të zemrës shkaktohen nga situatat kur zemra sforcohet nga stresi, sëmundjet, dehidratimi ose aktiviteti fizik.

Shkaqe të tjera të rrahjeve të shpeshta të zemrës përfshijnë:

Shtatëzania

Përdorimi i tepruar i kafeinës

Simptoma të tjera mjekësore

Marrja e ilaçeve

Duhani dhe produktet e tij

Ja pesë mënyrat më të mira se si mund të mbani nën kontroll rrahjet e çrregullta dhe të shpejta të zemrës në kushtet e shtëpisë, ose kur ju duhet të vizitoni një mjek, dhe mbi të gjitha për pasjen e një zemre të shëndetshme.

1. Provoni teknikat e vetëqetësimit

Stresi mund të shkaktojë ose përkeqësojë rrahjet e çrregullta të zemrës. Stresi dhe ekzaltimi i tepërt mund të rrisin nivelet e adrenalinës.

Menaxhimi i stresit nëpërmjet vetë-qetësimit ju vjen në ndihmë.

Provoni të qëndroni ulur me këmbë të kryqëzuara dhe merrni frymë ngadalë me hundë dhe nxirreni nëpërmjet gojës.

Përsëriteni këtë ushtrim disa herë deri sa të ndiheni më të qetë.

2. Ushtrimet për stimujt nervorë

Nervi vagus luan një sërë funksionesh përfshirë atë të ndërlidhjes së trurit me zemrën.

Ushtrimet që kanë të bëjnë me këtë nerv e stimulojnë atë dhe ndihmojnë në rregullimin e rrahjeve të zemrës.

Stimujt nervorë mund t’i bëni në shtëpi, por së pari duhet të merrni mendimin e mjekut.

Bëni një dush të ftohtë. Shpëlajeni fytyrën me ujë të ftohtë ose vendosni mbi të një peshqir të lagur me ujë të ftohtë apo një kompresë për 20-30 sekonda.

Shoku i të ftohtit ndihmon në stimulimin e këtij nervi.

3. Pini ujë

Dehidratimi mund të shkaktojë rrahje të çrregullta të zemrës, sepse gjaku përmban ujë dhe kur jeni të dehidratuar, gjaku trashet më shumë.

Sa më i trashë gjaku, aq më fort duhet të punojë zemra ta dërgojë atë nëper vena.

Pulsi shtohet dhe rrahjet janë më të çrregullta dhe më të shpejta. Nëse e ndieni një gjë të tillë, pini një gotë me ujë.

Nëse vini re se urina ka një ngjyrë të verdhë të errët, atëherë pini më shumë ujë për të shmangur rrahjet e shpeshta të zemrës.

4. Riktheni ekuilibrat e elektroliteve

Elektrolitet ndihmojnë në transmetimin e sinjaleve në të gjithë trupin.

Disa prej elektroliteve që i bëjnë mirë zemrës janë: Kaliumi, Kalciumi, Magnezi.

Shumica e këtyre elektroliteve merren më mirë nëpërmjet ushqimit.

Avokado, bananja, patatja e ëmbël dhe spinaqi janë burime shumë të mira të kaliumit.

Nëse dëshironi të rrisni dozën e kalciumit, konsumoni më shumë barishte me ngjyrë të gjelbër dhe produkte bulmeti.

Barishtet së bashku me arrorët dhe peshkun janë një burim i shkëlqyer i magnezit.

Kujdes me kripën. Shumë njerëz marrin më shumë kripë nëpërmjet ushqimeve të paketuara, produkteve të mishit dhe ushqimeve të shpejta.

5. Shmangni stimuluesit

Zemra është e ndjeshme ndaj substancave të ndryshme.

Pijet dhe ushqimet me kafeinë

Alkoli i tepërt

Disa ilaçe kundër të ftohtit dhe kollës

Ilaçet kundër oreksit

Ilaçet kundër sëmundjeve mendore

Ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut.

Këto janë gjërat nga të cilat duhet të hiqni dorë ose të konsumoni më pak, nëse dëshironi që zemra të rrahë siç duhet.

Sa herë ju ka ndodhur të zgjoheni në mes të ditës dhe të ndiheni në faj për të gjitha punët e pabëra dhe pamundësinë për t’i bërë më për shkak të mungesës së kohës. Artikulli i mëposhtëm shpjegon të mirat e zgjimit herët, referuar dhe një libri të publikuar së fundmi mbi “Mëngjesin e mrekullive” nga Hal Elrod (The miracle Morning).
Pyetja që shtrohet krejt natyrshëm pasi zgjohesh çdo ditë me ndjesinë e mos përmbushjes së detyrave dhe afateve të papërfunduara, është a dëshironi të zgjoheni sërish pa motivim, me dëshirën për të qëndruar ende në krevat?
Faleminderit, por jo!
Kjo do duhej të ishte përgjigja e të gjithëve, dhe për të arritur këtë ju tregojmë sekretin: Zgjohuni herët!
Kjo është një praktikë që e ndjekin mijëra njerëz të suksesshëm, ndaj padyshim që ka diçka prej të cilës mund të mësojmë. Megjithatë, çështja nuk është të zgjohesh fiks në orën 5:30 apo në 6 por në çfarëdolloj ore (mjaft herët- pavarësisht dashurisë së madhe për krevatin) që ju lejon të kryeni të gjitha aktivitetet e nevojshme, në mënyrë që kjo të ketë një impakt pozitiv në gjendjen tonë shpirtërore, në produktivitet e deri në ‘nivelin e lumturisë’.

Duhet të krijoni një rutinë të përditshme zgjimi në të njëjtën orë dhe të planifikoni të gjitha aktivitetet që do t’ju ndihmojnë në organizimin e jetës suaj të përditshme, si më poshtë:

1. Mos mendoni për asgjë tjetër dhe përqendrohuni.
Bëhet fjalë për meditimin. Provat shkencore për përfitimet e kësaj praktike janë gjithnjë e më të shumta dhe këshillohet që jo me patjetër duhet të qëndrosh këmbëkryq për një orë, pasi mjaftojnë dhe 5 minuta nëse praktikohet rregullisht, duke ju bërë të ndjeni menjëherë efektet pozitive të këtij aktiviteti. Mund të provoni dhe aplikacione që mund t’ju ndihmojnë si një guidë në fillim (Headspace dhe Calm).

Teknika e thjeshtë që sugjerohet:
1. Uluni në një vend të rehatshëm duke mbajtur shpinën drejt
2. Mbyllini sytë ose shikoni në një pikë fikse para jush
3. Përqendrohuni tek frymëmarrja: me bark, me kraharor
4. Shijoni qetësinë e momentit, provoni të jeni të përqendruar tek frymëmarrja dhe mos mendoni për asgjë tjetër
5. Nëse vini re se mendja juaj kthehet tek mendimet e zakonshme, mos kini frikë. Rrini të qetë dhe rifilloni të përqendroheni tek frymëmarrja.

Përfitimet: Ndiheni më pak të stresuar dhe arrihet një qetësi më e madhe mendore. Me pak praktikë, do të ndiheni vërtetë ‘tjetërkund’ pasi t’i keni hapur sërish sytë.

2. Shkruani (10 minuta)
Përkushtimi ndaj të shkruarit, qoftë dhe për pak minuta, mund t’ju ndihmojë shumë. Ju lejon të kuptoni ‘gjendjen’ e gjërave dhe situatave, si dhe të kuptoni se çfarë ka më tepër rëndësi.

Si për shembull ju mund të shkruani:
1. Shkruani 3 gjëra ndaj të cilave jeni mirënjohës: familja, një lajm i mirë, një eksperiencë pozitive, një objektiv i arritur me sukses..
2. Shkruani mendimet e momentit
3. Rishkruani detyrat dhe objektivat që doni të realizoni brenda ditës
4. Shënoni një citim apo një shprehje që ju motivon e doni ta memorizoni
5. Ruani kujtimin e diçkaje që keni mësuar apo realizuar

Në fillim shkruani në një ditar komplet të bardhë, ndërsa më tutje mund të krijoni një ditar të personalizuar me një strukturë pyetjesh dhe informacionesh sipas preferencës. Përfitimet: Do të ndiheni më të qetë dhe të përqendruar. Do të bëni një përmbledhje të progreseve tuaja dhe të gjërave pozitive që ju ndodhin në jetën e përditshme.

3. Memorizimi i objektivave (10 minuta)
Ka plot gjëra për të bërë. Mund të zgjidhni një ose të përshtatni tre, sipas dëshirës.
1. Pohimet. Fraza që i përsërisni vetes, që përshkruajnë personin që do donit të bëheshit.
2. Vizualizimi: Kur vizualizoni, duhet të imagjinoni veten ndërsa me këmbëngulje realizoni dëshirat ose ndërsa kaloni momente të bukura. Duhet menduar dhe imagjinuar në të njëjtën kohë, ndjesia që mund të provoni në ato momente.
3. Rikujtoni objektivat. Është momenti për të përcaktuar programin tuaj javor, ose të përcaktoni objektivat që duhet të arrini ose gjërat që duhet të kujtoni për një kohë më afatgjatë. Për shembull: “Të kaloj një ditë fantastike me familjen time, sepse janë prioriteti im kryesor”.
Përfitimet: është karikuese dhe motivuese për ditën. Ndihmon në kujtesën e gjërave që duhet të bëni, motivet përse dhe sesi duhet t’i arrini në praktikë.

4. Lëvizni vendit (1 sekondë ose një orë e gjysmë)
Ka një motiv përse personat e suksesshëm praktikojnë sport, rregullisht; kanë kuptuar se duhet të jesh në formë për të arritur objektivat e për të jetuar një ditë me ritmin e duhur. Nëse doni të jeni dhe ju në formë duhet t’i përkushtoheni ushtrimeve fizike qoftë dhe pa pajisje të veçanta, pa u rregjistruar në palestër dhe pa asnjë detyrim tjetër. Kjo është e mundur:

1. Bëni vrap, qoftë dhe për 20 minuta, të paktën sa për të filluar
2. Ndiqni programe të famshme stërvitje për të paktën 10 minuta
Ideja është të jesh në lëvizje dhe trupi të jetë sa më aktiv që në mëngjes; çdo mëngjes! Mund të praktikoni sporte të çfarëdollojshme, të shkoni në palestër, apo të bëni ushtrime trupore ne shtepi.
Përfitimet: Praktikimi i sportit, qoftë dhe për pak minuta, ju ndihmon të zgjoheni tërësisht, të shkarkoni stresin, të jeni plot energji. Dhe natyrisht ndihmon në një fizik e trup të shëndetshëm.

5. Lexoni (20 minuta)
Librat janë një burim dije të pashtershme. Çfarëdo objektivi që të keni, qoftë vrapimi në një maratonë, të beheni të pasur, të udhëtoni përreth botës, librat janë ata që mund të na shërbejnë më shumë për gjithçka.
Leximi për të paktën 20 minuta në mëngjes nënkupton përthithjen e informacioneve dhe dijeve që mund t’i praktikoni menjëherë për të arritur objektivat tuaja. Bëni përmbledhje për librat që ju kanë shërbyer më shumë dhe nisni të lexoni libra këshillues, produktiv dhe motivues.
Përfitimet: Persë të mos përfitosh nga eksperiencat e të tjerëve? Përfitoni shumë në pak kohë. Do të ndiheni mjaft të pasur si individë. Dhe nëse u thoni dhe të tjerëve çfarë keni mësuar, mund t’i ndihmoni dhe ata.

6. Bëni një bilanc personal
Bëni gjithmonë një bilanc të arritjeve tuaja duke inkurajuar veten dhe për arritje të tjera, gjithnjë e më të mëdha. Me vendosmëri dhe motivim mund të arrini më të mirën tuaj, çdo ditë, çdo minutë.

Allahu i lartesuar ka thene:”…Dhe hani e pini,por mos e teproni…”(A’raf,31) .. Ngrenia e tepert eshte e papelqyeshme,ndersa ne te ngrenit pak ka shume dobi.Kjo ben qe trupi i njeriut te jete me i shendetshem,kujtesa me e mire,te kuptuarit me e qarte,nevoja per gjume me e pakte…” Demet e te ngrenit teper: “Ne te ngrenit e tepert ka tejmbushje te stomakut e prishje te ushqimit te patretur.Kjo shkakton semundje te ndryshme,keshtu qe personi ne fjale kerkon me shume kurim sesa ai qe ha pak.”Disa mjeke thone:”Kurimi me i mire qendron te vleresimi i pershtatshem i ushqimit qe konsumohet.”Profeti Muhamed alejhi selam e ka shpjeguar kete ne menyre te plote,

qe eshte e njejte me fjalen e mjekeve,kur ai thote:”Njeriu nuk mund te mbushe ene me te keqe sesa stomaku i tij.Eshte e mjaftueshme per njeriun te haje disa kafshata sa per te mbajtur shpinen e tij.Dhe nese eshte e nevojshme per me shume,atehere te lere nje te treten e stomakut per ushqim,nje te treten per uje dhe nje te treten per ajer.”

Rreth 9% e grave vuajnë nga mungesa e hekurit dhe për më tepër nuk janë as në dijeni. Hekuri është një mineral që merr pjesë në shumë funksione metabolike ndaj niveli i ulët i tij mund të shoqërohet me jo pak probleme shëndetësore. Më poshtë Living do të përmbledhë 10 shenjat paralajmëruese të mungesës së hekurit.
Lodhje kronike
Trupi e përdor hekurin për të krijuar homoglobinën, substancën e gjendur tek qelizat e kuqe të oksigjenit që transmetojnë oksigjenin. Është mungesa e hekurit ajo që na bën të ndihemi të lodhur, pasi qelizat nuk furnizohen me gjak.
Kjo gjendje është gjithashtu shkaku i mospërqëndrimit dhe mungesës së dëshirës për të bërë gjëra.
Marrje fryme

Nëse qelizat tuaja nuk furnizohen me oksigjen, ju do të keni vështirësi në frymëmarrje, ose do të gulçoni dhe pas aktivitetit më të lehtë fizik si ngjitja e shkallëve.
Lëkurë e zbehtë

Kjo është gjithashtu një shenjë e një numri të ulët të qelizave të kuqe të gjakut.
Dhimbje muskujsh dhe thonj të dobët: Mund të keni mungesë të mineralit të hekurit.
Urina në ngjyrë të kuqe apo rozë nuk shkaktohet vetëm nga ushqime të caktuara, por dhe si pasojë e uljes së nivelit të hekurit. Burimi: WomensHealth living.al

Megjithëse tatuazhi është një modë në rritje, ai është një veprim primitiv që e kanë bërë njerëzit që në kohët e lashta, ndërsa Islami i ndaloi nga kjo vepër e shëmtuar dhe aspak hijeshuese (sipas mendimit tim), prandaj Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tha: “Allahu i mallkoftë ato që bëjnë tatuazhe, atyre që u bëhet, ato që shkulin vjetullat dhe ato që prishin bukurinë, që ndryshojnë krijimin e Allahut” (Buhariu nr. 5587, Muslimi nr. 5538).

Nëse thirret vjehrra për shkak të rrespektit nënë, nuk ka ndonjë të keqe në këtë, edhepse ka prej dijetarëve të cilët nuk e kanë pëlqyer një gjë të tillë. Porse thirrja e saj nënë, është sikur thirrja e ndonjë fëmiu apo të riu: O biri im, me qëllim të afrimit dhe dhembshurisë, dhe jo me qëllim të konsiderimit të tij fëmijë tëndin. Apo sikur përdorimi i thirrjes së me të vjetërve: O axhë, edhepse ai nuk është xhaxhai yt.

Kështuqë, përdorimi i kësaj shprehje për nderim dhe rrespekt është i lejuar, dhe nuk ka ndonjë ndalesë në këtë.
Ndërsa thënia se unë jam biri apo bija e filanit, duke mos qenë i/e tij është e ndaluar. Thotë Muhamedi (salallahualejhiveselem) thotë: “Prej shpifjeve më të mëdha është të thirret dikush në emër të atij që nuk e ka babë..”. (Transmeton Buhariu)Dhe thotë: “Kush thirret në emër të atij që nuk e ka babë, duke e ditur se nuk e ka babë, Xheneti për të është haram – i ndaluar”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet nga Enesi, Allahu qoftë i kë- naqur me të, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Të vdekurin e për-cjellin tri gjëra: Familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse njëra mbetet me te. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbetet vetëm vepra e tij”. (mutefekun alejhi). Ç’farë do të bësh kur të vijnë ty dy melek,të cilët ulën me ty dhe të qortojnë. Të pyesin: Kush është Zoti yt? Cila është feja yte? Kush është i Dërguari yt? Tani ndoshta mund të përgjigjesh shumë lehtë, por në atë gropë… në atë varr…në atë errësirë… përgjigjeja yte do jetë sipas veprave të tua.

1. Engjëjt u krijuan nga drita, kurse xhinët u krijuan nga zjarri pa tym.
Meqë ky është një dallim unik, ka edhe më shumë arsye që ata të dallojnë edhe në veprime.
2. Emrat e engjëjve dallojnë nga emrat e xhinëve në përgjithësi dhe në veçanti.
Emrat e engjëjve janë menduar për të Dërguarit, ata janë të Dërguar të Allahut.
3. Engjëjt u krijuan për t’iu bindur Allahut. Ata s’kanë vullnet të lirë që ta kundërshtojnë Allahun. Ndryshe nga xhinët, të cilëve Allahu u ka dhënë vullnet të lirë për t’iu bindur apo për ta kundërshtuar Atë, si njeriu. Kushdo që do të besojë në Allahun, mund ta bëjë këtë; kushdo që do ta mohojë Atë, mund ta bëjë këtë.
4. Engjëjt s’kanë dëshira, prandaj ata nuk hanë, nuk pinë dhe nuk martohen.
Xhinët hanë, pinë dhe martohen.
5. Engjëjt nuk e kundërshtojnë Allahun as për një moment të vetëm.
Shumica nga xhinët janë mosbesimtarë. Në fakt, numri i mosbesimtarëve nga xhinët tejkalon numrin e mosbesimtarëve nga njerëzit.
Ka njerëz që thonë se Harut dhe Marut ishin engjëj. Kjo s’është e vërtetë. Të dy ata ishin xhinë dhe transmetimet ku përmendet se ata ishin xhinë, janë nga izraelitët.
Asnjë prej atyre transmetimeve s’është i vërtetë.
6. Engjëjt janë shumë më të fuqishëm sesa xhinët.
S’mund të përfytyrohet fuqia e një engjëlli krahasuar me krejt xhinët. Merrni, për shembull, Engjëllin e vdekjes.
Ai është një dhe ka mundësi të marrë shpirtra në një çast kudo në botë.
7. Engjëjt janë më superiorë sesa xhinët në formë, në veprime dhe në gjendjet e tyre.
8. Numri i engjëjve është i pamasë.
Ai tejkalon numrin e xhinëve, njerëzve dhe kafshëve.
9. Allahu i ka krijuar engjëjt për t’i shërbyer birit të Ademit [njeriut].
Shumica e xhinëve, me në krye babanë e tyre, Iblisin, e devijojnë njeriun nga Rruga e Drejtë.
10. Engjëjt u shërbejnë xhinëve dhe i rregullojnë çështjet e tyre.
11. Engjëjt i shohin krejt xhinët gjatë gjithë kohës. Xhinët s’kanë mundësi t’i shohin engjëjt, përveç nëse ata marrin formën që e mundëson dukshmërinë e tyre.
Sikur xhinët të kishin mundësi t’i shihnin engjëjt, kjo do ta hiqte një aspekt të besimit në diçka ta padukshme.
12. Allahu i krijoi engjëjt para xhinëve. Dëshmi për këtë është se engjëjt mbartin Fronin [Arshin].
Froni u krijua para qiejve dhe tokës dhe gjithçka mes tyre.
13. Engjëjt bëjnë pjesë në gjërat e padukshme që xhinët duhet të besojnë.
14. Engjëjt, me lejen e Allahut, kanë pushtet mbi xhinët.
Prandaj, engjëjt mund t’i shohin xhinët, t’i mposhtin ata dhe t’ua marrin shpirtrat.
15. Engjëjt në përgjithësi përshkruhen me lavdërim dhe me cilësi të vlefshme.
Shumica e xhinëve përshkruhen si pëshpëritës të së keqes, komplotues, mashtrues e zullumqarë.
16. Engjëjt s’janë përshkruar të jenë as meshkuj, as femra.
Arabët paganë i kanëpërshkruar engjëjt si femra. Xhinët janë meshkuj e femra.
17. Engjëjt u ndihmojnë pejgamberëve, të Dërguarve dhe pasuesve të tyre në veprat e mira. Prej këtu vjen frymëzimi për të bërë mirë. Ibn Tejmije tha: “Frymëzimi për të kërkuar të vërtetën dhe për të bërë mirë vjen nga engjëjt. Ideja për të ndjekur një besim të prishur dhe për të bërë çrregullime frymëzohet nga shejtanët”. [Mexhmu 4/34]
18. Engjëjt jetojnë nëpër qiej, kurse xhinët jetojnë në vende të ndyra.
19. Engjëjt fluturojnë në formën që janë krijuar. Xhinët mund të fluturojnë vetëm nëse marrin tjetër formë nga ajo në të cilën janë krijuar.

Arsyeja pse duhet të falënderojmë Allahun pas teshtitjes është sepse gjatë procesit të saj zemra pushon së rrahuri. Kjo bëhet në një shpejtësi mbi 100milje/h dhe nëse ju teshtini me forcë, atëherë rreziku është i pashmangshëm. Por nëse tentoni ta ndaloni daljen e saj jashtë, kjo sipas mjekëve shkakton mpiksje të gjakut në tru dhe qafë, që rezulton me pasoja të rënda që mund të rrezikojnë deri edhe jetën tuaj. Ndërsa nëse i mbani sytë hapur, duhet ta dini që ata do të dalin nga vendi i tyre si pasojë e presionit të fortë.

Sipas WebMD, në një teshtitje të vetme mund të nxirren jashtë rreth 100 000
Mjekët specialistë sqarojnë se gjatë teshtitjes organet e frymëmarrjes, tretjes, urinimit, si dhe zemra ndalojnë se funksionuari edhe pse koha e saj ndodh në fraksionin e sekondës.

Menjëherë pas teshtitjes, organizmi i juaj, me lejen e Allahut, i kthehet funksionit normal sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Pas gjithë asaj që treguam, a mendoni se nuk duhet të falënderohet Allahu pas çdo teshtitje?

Na ka treguar Musa b. Ismaili, këtij Abduluahidi, këtij A’meshi, këtij Ibrahim et Tejmiu nga i ati i tij, i cili thotë se ka dëgjuar nga Ebu Dherri radijallahu anhu, i cili ka pyetur:
– O i Dërguar i All-llahut, cila xhami është ndërtuar e para në tokë?
– El-Mesxhidul-Harami – u përgjigj ai.
– E pas asaj cila?
– El-Mesxhidul-Aksa – tha ai.
– Sa kohë ka kaluar në mes këtyre dy tempujve?
– Dyzet vjet. – tha ai dhe shtoi – Kudo që të zë namazi, fale, sepse kjo është gjëja më e mirë [dmth ta falësh namazin në kohë e vet).
[‘Sahihul Buhariu’]

MOST COMMENTED

Tregohet se teksa Dhul Karnejni ishte në kërkim të Burimit të Jetës, bashkë me njerëzit e tij mbërriti në një vend i cili quhej...

error: Content is protected !!