BASHKOHU më e forta për protesta !

0
265

947043_10201195931121368_212470868_nLëvizja “Bashkohu” ka qenë më aktive gjatë viteve pas luftës sesa OJQ apo partit tjera, sa i përket mbajtjes së protestave të ndryshme. Kjo lëvizje e cila angazhohet për futjen e mësim besimit në shkolla dhe ndërtimin e një xhamie të madhe në Prishtinë, ka mbajtur shumë protesta në rrugë, kryesisht të premteve, në kohën e faljes së namazit. Së paku në një rast, Policia e Kosovës është përleshur me besimtarë myslimanë, derisa këta të fundit po e falnin namazin e Xhumasë në udhëkryqin afër Trekëndëshit në Kryeqytet.

Protestat e para të organizuara nga “Bashkohu” tash LISBA kishte arritur t’i mbledh 20 mijë qytetar në protesta për të shprehur kundërshtimin e tyre për ndalimin e shamisë në shkolla.

Si pasojë e përleshjes, një protestues ishte shoqëruar në stacionin e policisë, kurse dy të tjerë kishin pësuar lëndime të lehta trupore, njëri qytetar, e tjetri polic.

Protestuesit ishin shprehur se kërkesa e tyre është për xhami. Protesta të tilla kishin vazhduar për një kohë të gjatë derisa komuna e Prishtinës, e kishte caktuar një vend për ndërtimin e një xhamie të re. Me vendin e caktuar nga komuna e Prshtinës, nuk ishin pajtuar as lëvizja “Bashkohu” e as zyrtarët e Bashkësisë Islame të Kosovës. Megjithatë, protesta dikur u ndalën edhe pse ato asnjëherë nuk kishin përkrahjen e BIK-ut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here