Aftet , ”6” mënyra natyrale për t’i shëruar

0
255

Aftet (stomatiti aftoz) janë lezione të zakonshme që paraqiten si inflamacion i mukozës në gojë. Nëse këto ulcera të vogla ndodhin shpesh, mund të jenë jashtëzakonisht të dhimbshme.

Mund të përsëriten në mënyrë sporadike, por e rëndësishme është të përcaktohet shkaku i tyre, që mund të jetë një mangësi nutritive (vitamina B ose hekur), një intolerancë ushqimore, kimikatet në pastën e dhëmbëve, aditivët në ushqime, por edhe mund t’i atribuohet një periudhë stresi.afta (1)

Shmangia e shkaktarëve të mësipërm në masën e mundshme, sigurisht do të krijojë linjën e parë mbrojtëse.
Në vijim është një listë e dobishme me mënyra të thjeshta natyrale.

  1. Vaji tea tree
    Ky vaj i shumëanshëm është thelbësor në rastin e aftëve. Aplikohet në dy mënyra të ndryshme, duke bërë shpëlarjen e gojës me gjysmë gotë me ujë dhe 3-4 pika të vajit tea tree ose, në qoftë se keni vetëm në një vend, prekeni me një copëz pambuku të cilën e keni lagur me dy pika të këtij vaji esencial.
  2. Soda bikarbonat
    Mund të përdoret saktësisht e njëjta procedurë vetëm me sodë buke, e cila dezinfekton. Bëni gargarë duke përzier një lugë (çaji) në një gotë me ujë ose aplikojeni direkt në afte, duke e lënë për disa minuta para se ta hiqni.
  3. Shërimi me bimë
    Një metodë e vjetër është shpëlarja me bimë. Janë disa bimë veçanërisht të përshtatshme në rastin e afteve, të cilat kanë veti qetësuese dhe anti-inflamatore. Këto janë: sherbela, kamomili, mëllaga dhe gjethet e ullirit. Mund të përgatisni një çaj (përdorni një lugë gjelle nga secila bimë), duke i lënë ato për dhjetë minuta në ujë të valuar dhe pastaj kullohet. Shtoni lëngun e një limoni dhe pijeni disa herë në ditë ose bëni gargare.
  4. Hudhër
    Para çdo vakti vendosni në afte një thelb hudhër të prerë dhe lëreni të veprojë për një kohë.
  5. Aloe Vera Gel
    Një shërim i shpejtë, qetësues dhe i lehtë për aftët në gojë është aplikimi i gelit aloe vera.
  6. Vitaminat dhe mineralet
    Vitaminat dhe mineralet e domosdoshme për të larguar aftet janë: vitamina B12, acidi folik dhe hekuri.

Anila Mirdita

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here