Zinaja e syrit – ULE SHIKIMIN

Zinaja e syrit – ULE SHIKIMIN

Zinaja e syrit është prej mëkateve të mëdha nga mëkatet e vogla, dhe njëherit ajo e çon njeriun drejtë mëkatit të madh, që ajo është zinaja (prostitucioni).
Ai që s’mundet ta stopoj (ndaloj) shikimin e tij, nuk do të mund ta ruaj organin gjenital (të tij).
Kanë thënë: “Kujdes nga shikimi sepse ajo mbjell në zemër epshin, dhe mjafton kjo si sprovë”.
Davudi, alejhi selam, ka thënë: “Biri im, ec mbas luanit apo luajve, por assesi mos ec mbas një gruaje (të huaj).”
I kanë thënë Jahjas, alejhi selam: “Cili është fillimi i zinasë?” U përgjigj: “Shikimi”.
Fudajl ibn Ajadi thotë: “Ka thënë Iblisi: Shikimi është harku dhe shtiza ime e vjetër që nuk gabon.”
Sa herë që kalon një ditë prej ditëve tuaja, mbyllet fletushka me regjistrimin e veprave që ke bërë atë ditë. Bëj vepra të mira për veten tënde, krahasoje ditën tënde të sotme me atë të djeshmen; largoju mëkateve dhe shtoji veprat e tua të mira para se të të vij caktimi i Allahut (vdekja).

Përshtati: Hoxhë Valdet Kamberi