U DOGJ DUKE BËRË AMORALITET

0
174

Rrëfen një hoxhë për dy të rinj që kishin marrë rrugë nga Arabia Saudite për në Tajlandë për të kaluar pushimet. Sigurisht, shkonin për tu dëfryer me gjëra të ndaluara. Me gjithë këshillat dhe përkujtimet, ata nuk u mbrapsën. Shkuan. Rezervuan vende në butina ndërsa zunë dhe shoqëri. Natyrisht, iu duheshin për të realizuar dëshirat e tyre shtazarake. Dëfreheshin. U dakorduan të qëndronin së bashku për të organizuar ahengje e ndeja me femra, raki, vallëzim…Njëri prej këtyre djemve kërkoi leje për një natë, për shkak se i kishte premtuar një femre të kalonte natën me të në hotel.

U ndanë…

Kaluan natën të dehur. Të nesërmen kur po afrohej ky shoku tek hoteli ku kishte lënë mbrëmë shokun e tij mbeti i habitur. Kishte prani të madhe të policëve. Çfarë të shihte. Hoteli ishte djegur i tëri. Kërkonte shokun e vet. Bashkë me policët hulumtuan derisa e gjetën të djegur bashkë me një femër. U shtang. Gjëja e parë që bëri ishte pendimi. E falënderoi Allahun që nuk kishte kaluar dhe ai natën në hotel, ndryshe do të përfundonte sikur shoku i tij. E morën kufomë dhe e dërguan në Arabinë Saudite. Ishte dëmtuar shumë. Mezi dallohej që ishte ai. Para se ta varrosnin, e ëma kërkoi ta shihte dhe një herë. Ia zbuluan fytyrën por çfarë të shihte?! I ra të fikët. E dërguan në spital. Pas pak ditësh vdiq dhe ajo.

O Allah! Na ruaj nga vdekja e keqe!

Burimi: www.denana.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here