Simptomat dhe grupmoshat më të prekura nga meningjiti

0
252

Është vërtet e këndshme të jesh i gatshëm për të transmetuar lajme të mira dhe shpresëdhënëse. Por në fushën e mjekësisë kjo nuk ndodh shpesh.

Edhe pse u realizua vaksina Meningacoçal C, kundër meningjitit që në vitin 1999, rastet e të prekurve nga kjo sëmundje, përgjithësisht fëmijët nën moshën 5 vjeç u shtuan me ritme të shpejta. Rasti i parë i vaksinimit në Angli kundër meningjitit ka ndodhur në 1992, me injektimin e Haemophilus Influenzae tipi B, e quajtur ndryshe Hib, ndryshoi numrin e të prekurve nga kjo sëmundje nga 800 të prekur e 25 të vdekur, që raportoheshin çdo vit në Angli, në rreth 50 të prekur falë vaksinimit.

Por nuk duhet të mjaftohemi dhe të kënaqemi me kaq. Ekziston një numër i pafund bakteresh e virusesh që mund të shkaktojnë meningjit, për të cilët nuk ka akoma një vaksinë efikase.

Meningjiti
Termi realisht nuk përshkruan sipërfaqen e vërtetë që prek sëmundja. Meningjiti në parim ka të bëjë me inflamimin e meningeve, të cilat janë veshjet e trurit.

Tipi i shfaqjes së sëmundjes ndryshon në varësi të shkaktarit të meningjitit nga viruset, bakteret, kërpudhat. Meningjiti viral shfaqet pothuajse në të njëjtat kondita brenda katër ose dhjetë ditëve. Kështu pjesa më e madhe e fëmijëve që dallojnë këto simptoma kanë mundësi për të kuruar në kohë sëmundjen pa u shfaqur dhimbjet e forta të kokës dhe lodhja e rënduar.

Simptomat
Shfaqja e sëmundjes së meningjitit shoqërohet edhe me simptomat e saj të para, si dhe me theksimin e tyre me avancimin e sëmundjes. Në shenjat e para dallojnë duart dhe këmbët e ftohta, dhimbje në këmbë dhe ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës. Ndër simptomat e tjera të shfaqura te fëmijët përfshihen: temperaturë, ethe, dhimbje koke, të vjella, neveri ndaj ushqimit, mpirje të qafës, probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit, përgjumje, pështjellim idesh e konfuzion.

Simptoma kryesore e meningjitit septocemial janë disa njolla të cilat nuk ndryshojnë ngjyrë edhe po ti shtrëngosh me dorë. Këto shenja mund të shfaqen si njolla të vogla në çdo pjesë të trupit dhe mund të shpërhapen si njolla të nxira, të mavijosura. Këto njolla krijohen nga gjaku i infektuar që qarkullon në indet nën lëkurë.

Grupmoshat më të prekura
Sëmundja e meningjitit shfaqet në muajt e dimrit. Ajo mund të zhvillohet me hapa të shpejtë dhe në format më serioze të shfaqjes meningjiti mund të shfaqet shkatërruese, madje dhe vdekjeprurëse. Fëmijët nën moshën një vjeç janë më të rrezikuar, krahasuar më fëmijët nga mosha një deri në pesë vjeç.

Deri në momentin e zbulimit dhe injektimit të një vaksine efikase e cila do të mund të mbrojë nervat dhe muskujt e trurit nga këto tkurrje dhe shtrëngime, si dhe shfaqja e plotë e meningjitit, është e domosdoshme që prindërit të jenë të vetëdijshëm, dhe të ndërgjegjësohen për simptomat dhe shenjat e shfaqjes së sëmundjes për ta parandaluar apo shmangur atë. Në këtë mënyrë do të mbrohet shëndeti dhe jeta e fëmijës.

Simptomat e para me të cilat shfaqet meningjiti

– Duart dhe këmbët e ftohta
– Dhimbje në këmbë
– Ndryshime anormale të ngjyrës së lëkurës
– Temperaturë
– Ethe
– Dhimbje koke
– Të vjella
– Neveri ndaj ushqimit
– Mpirje të qafës
– Probleme me ndriçimin dhe dritën e diellit
– Përgjumje
– Pështjellim idesh e konfuzion
– Pjesë e butë e dalë ose e fryrë në kokën e fëmijës
– Kundërshtim i ushqimit
– Fëmija është nervoz kur merret ne krahë
– Trupi është i mpirë, me lëvizje të pakontrolluara ose i këputur

Meningjiti mund të kapë çdo grupmoshë

Meningjiti nuk është sëmundje serioze. Ai mund të kapë çdo person, në çdo moshë, por bebet, fëmijët e vegjël dhe të rinjtë janë më shumë në rrezik.

Meningjiti nuk është i zakonshëm, por ai mund të jetë vdekjeprurës brenda disa orësh. Shumë njerëz mbijetojnë, nëse ata diagnostikohen herët, por disa të tjerë mbeten të paaftë përgjithmonë,kurse të tjerë mund të duan kohë të shërohen plotësisht. Një mënyrë e rëndësishme për të mbrojtur familjen tuaj është vaksinimi.

Por disa lloje meningjiti nuk mund të parandalohen, kështu që është e rëndësishme të dini mbi sëmundjet dhe shenjat e tyre. Çdo person me ka nevojë për ndihmë urgjente. Vaksina e TB, të cilën bebet duhet ta marrin që në lindje, i jep mbrojtje të veçantë fëmijëve kundër meningjitit TB.

Cilat janë shenjat e shfaqjes së meningjitit

Shenjat dhe simptomat e shfaqjes që vihen tek bebet përfshijnë: pjesë e butë e dalë ose e fryrë në kokën e fëmijës, kundërshtim i ushqimit, fëmija është nervoz kur merret ne krahë dhe me qarje me zë të lartë ose rënkuese. Po ashtu trupi është i mpirë, me lëvizje të pakontrolluara ose i këputur dhe pa jetë. Por jo çdo person i ka të gjitha shenjat dhe ato mund të paraqiten në çdo radhë.

Nëse ka acarim lëkure, ju duhet të bëni testin e Gotës. Shtypni një gotë kundrejt acarimit. Nëse acarimi nuk zhduket dhe ju e shikoni atë nga xhami, kërkoni ndihmë menjëherë. Acarimi i lëkurës mund të jetë më i vështirë që të dallohet mbi lëkurë të errët. Kështu që shikoni për puçrra nëpër trup, veçanërisht në zonat e zbehta siç janë pëllëmba e dorës ose shputa e këmbës.

Si ta njohim meningjitin dhe shkaktarët

Meningjiti është ënjtje e cipës së trurit. Format më serioze të meningjitit shkaktohen nga bakteret. Po ashtu edhe helmimi i gjakut shkaktohet nga e njëjta baktere që shkakton meningjitin. Një person mund të marrë meningjitin dhe helmimin e gjakut në të njëjtën kohë. Mbrojtja më e mirë është sigurimi i vaksinimit kundër meningjitit dhe helmimit të gjakut.

Vaksinat i jepen të gjitha bebeve në programin e vaksinimit të fëmijërisë për mbrojtjen kundër llojeve të ndryshme të meningjitit dhe helmimit të gjakut. Çdo person i rritur mbi moshën 65 vjeç mund të vaksinohet kundër meningjitit të pneumonisë. Gjithashtu edhe njerëzit e të gjitha moshave me probleme shëndetësore dhe që vihen në rrezik nga sëmundja e pneumonisë mund te vaksinohen kundër saj.

Viruset dhe bakteret shkaktarët e meningjitit

Meningjiti është sëmundje ngjitëse e cila karakterizohet me ndezjen e cipave që mbështjellin trurin. Shkaktarët e meningjitit mund të jenë viruset dhe bakteret. Periudha nga infeksioni e deri tek shenjat e sëmundjes mund të jetë nga 2-10 ditë dhe ajo varet nga shkaktari i sëmundjes. Të gjitha moshat dhe të dy gjinitë mund të preken nga meningjiti, por më e shpeshtë është tek fëmijët dhe të rinjtë.

Rrugët e përhapjes gjenden te uji, ushqimi, kontakti i drejtpërdrejtë me të sëmurin, insektet, ajri. Në tërë rruzullin tokësor lajmërohet si në formë sporadike, ashtu edhe në formë epidemike. Vërehet një rritje në përfundim të verës dhe fillim të vjeshtës me shkaktarët viralë, e sidomos ata nga zorrët apo enterovirus, dhe në periudhën e dimrit nga virusi i gukave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here