Sëmundjet e trashëguara të gjakut

0
217

Sëmundjet e trashëguara të gjakut

Lavdia i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij.

Asambleja e Akademisë së Fikhut Islam me qendër në Mekë, që zhvillon aktivitetin e tij nën kujdesin e Organizatës së Ligës së Botës Islame, në sesionin e saj të shtatëmbëdhjetë të zhvilluar në Mekën e Nderuar, në periudhën ndërmjet 19-23 Sheval 1428 h. (13- 17/12-2003) shqyrtoi temën “Sëmundjet e trashëguara të gjakut” dhe sa legjitime është detyrimi i për të kryer analizat mjekësore për ata që dëshirojnë të martohen. Pas dëgjimit të studimeve të paraqitura dhe diskutimeve nga ana e anëtarëve dhe specialistëve për këtë çështje Asambleja vendosi:

Së pari: Akti i martesës bën pjesë në ato akte ku kriteret dhe pasojat ligjore të saj janë vendosur nga vetë Ligjvënësi i Madhëruar, ndaj hapja e kësaj dere, duke shtuar diçka mbi ligjin islam, siç është detyrimi për të kryer analizat mjekësore para martesës dhe lidhja e zyrtarizimit të këtij akti martesor me këtë kusht, është një veprim që nuk lejohet.

Së dyti: Akademia këshillon qeveritë dhe institucionet islame, që të ndërgjegjësojnë njerëzit për rëndësinë e kryerjes së kontrolleve mjekësore para martese, që të nxisin popullatën për ta bërë diçka të tillë, të lehtësojnë procedurat e këtyre kontrolleve, për njerëzit që dëshirojnë t’i kryejnë ato dhe që t’i realizojnë ato në mënyrë të fshehtë, duke mos ia treguar rezultatet e këtyre kontrolleve dikujt tjetër përveç atyre që kanë të bëjnë me to në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Burimi: http://www.themwl.com/Bodies/Researches/default.aspx?dw1&ridw99&lwAR

Referencat e studimeve që lidhen me këtë fetva mund t’i shikosh në periodikët e publikuar nga akademia në këtë lidhje:

http://www.themwl.org/Fatwa/default.aspx?dw1&cidiw154&lwAR&cidw12

Ky punim përfshin:

– Sëmundjet e trashëgueshme; disa të vërteta shkencore rreth sëmundjeve të ndërlikuara dhe kronike.

– Martesa me të afërmit; anët pozitive dhe negative të saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here