SËMUNDJE TË GJOKSIT

0
231

Sëmundjet e kraharorit në muajin e Ramazanit

Shpeshherë sëmundjet e gjoksit vijnë papritmas në formën e infeksionit të gabzherrit apo të mushkrive.

a) Infeksioni akut i gabzherrit: në rast se infeksioni akut i gabzherrit është i lehtë, i sëmuri mund ta marrë ilaçin e tij në kohën mes Iftarit dhe Syfyrit (gjatë natës), por nëse ai ka nevojë për antibiotikë që merren çdo 6-8 orë, apo nëse gjendja është e rëndë, atëherë këshillohet të mos agjërojë deri sat ë shërohet nga infeksioni.

b) Infeksioni kronik i gabzherrit: në këtë rast i sëmuri vuan nga kolla e shoqëruar me gëlbazë për çdo ditë, deri në tre muaj rresht, dhe që zgjat më së paku deri në dy vjet. Nëse gjendja e të sëmurit është e qëndrueshme, ai mund të agjërojë pa ndonjë mundim që mund të përmendet, por në rastet akute që kanë nevojë për antibiotikë apo zgjerues të gypave, atëherë është mjeku i posaçëm ai që përcakton nëse i sëmuri mund të agjërojë apo jo.

c) Astma bronkiale: Krizat e astmës mund të jenë të lehta tek disa të sëmurë dhe ata nuk kanë nevojë për marrje ilaçesh nga goja. Po kështu, të sëmurit mund t’i jepen ilaçe me efekt afatgjatë që mund t’i marrë në Iftar dhe në Syfyr. Shumë prej të sëmurëve me astmë kanë nevojë për dy apo më shumë thithje pompe kur ndjen ngushtim në gjoks, dhe pas saj i kthehet jetës ditore normale. Pas krizës, i sëmuri nuk duhet të vazhdojë agjërimin, por duhet të përdorë menjëherë pompën e tij, megjithëse disa dijetarë kanë thënë se këto pompa nuk e prishin agjërimin. Por gjithësesi, prishja e agjërimit është e domosdoshme kur ndodh krizë e fortë astme, sa që shumë prej të sëmurëve kanë nevojë të shtrohen në spital për t’u kuruar. Po kështu, duhet të prishet agjërimi nëse ndodh krizë astme që nuk i përgjigjet ilaçit të zakonshëm. Duhet pasur parasysh se mosngrënia dhe mospirja në këto raste pakëson rrjedhjen e sekrecioneve të gjoksit, dhe si pasojë vështirësohet nxjerrja jashtë e tyre.

d) Tuberkulozi: i sëmuri me tuberkuloz mund të agjërojë, në qoftë se gjendja e tij e përgjithshme është e mirë dhe nuk ka asnjë lloj komplikacioni, por me kusht që i sëmuri t’i marrë ilaçet rregullisht. Zakonisht, ilaçet e tuberkulozit merren një herë apo dy herë në ditë, me përjashtim të fazës së rënduar, ku i sëmuri nuk këshillohet të agjërojë deri sa gjendja e tij e përgjithshme të përmirësohet.

Marrë nga Mjekësia Bimore Arabe

Burimijetes.com

03.07.2015

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here