SEKTI I AHBASHËVE

0
236
ahbasho
Nje vendadhurim (varreze) e Ahbasheve

Hamdi i takon All-llahut. Atij i bëjmë hamd dhe prej tij kërkojmë ndihmë dhe falje. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona.
Kë e udhëzon All-llahu, s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush që e udhëzon. Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç All-llahut, i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është Rob dhe i Dërguari i Tij.

O ju që besuat! Keni frikë All-llahun (duke bërë gjithçka që Ai ka urdhëruar dhe duke u shmanguar nga e gjithçka që ka ndaluar) me një sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni ndryshe veçse duke qenë Muslimanë. ” 1

O ju njerëz! Binduni ndaj Zotit tuaj, i Cili ju krijoi nga një person i vetëm (Ademi), dhe prej tij (Ademit) krijoi bashkëshortën e tij (Havanë), dhe prej atyre të dyve krijoi shumë burra dhe gra dhe frikësojuni All-llahut nëpërmjet të Cilit kërkoni të drejtat tuaja të ndërsjellta, dhe (mos i ndërprisni marrëdhëniet me) barkun tuaj (lidhjet familjare). Sigurisht, All-llahu është gjithmonë Gjithëvëzhgues mbi ju.”2

O ju që besuat! Plotësojeni detyrimin tuaj ndaj All-llahut dhe frikësojuni Atij, dhe flisni (gjithnjë) të vërtetën. Ai do t’ju drejtojë ju për të kryer vepra të mira dhe të drejta dhe do t’ju falë juve gjynahet tuaja. Dhe kushdo që i bindet All-llahut dhe të Dërguarit të tij, me të vërtetë ka arritur fitoren më të madhe (do të jetë i shpëtuar nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet. ”3

Çfarë është ky sekt ?

  1. Kush është Imami i këtij sekti dhe kush janë drejtuesit e tyre
  2. Ku gjendet ky sekt i humbur
  3. Përshkrim i pasuesve të tyre
  4. Shembuj lajthitjesh që janë të lejuara në këtë sekt

Kush është imami i këtij sekti, i cili ka guximin të  indetifikohet si Ehli sunne uel Xhema’a dhe kush janë drejtuesit e tyre?

Ai është Abdullah ibn Muhammed Ashaibi el Harari, i ashtëquajtur Abdullah el Ah`bashi. U lind në qytetin Harar të Etiopisë në një fis arab të quajtur Ashaibani (nga fisi Bani Shaibah). Ai studjoi aty gjuhën arabe gjithashtu fik`hun e medh`hebit Eshafi’i tek shejkhu Said ibn Abdurrahman Annuri dhe shejkh Muhammed Junus.

Pak me vonë u largua nga Harar për të shkuar në Xhumah ku mëson tek Sheikh A-Sharif dhe nga  këtu fillon çoroditja dhe devijimi i tij nga rruga e drejtë, e shkak për këtë ishtë bashkimi i tij me sektin Sufi Tixhanija4.
Me pas shkon në Dawy5 ku studion Sahih el Bukhari  gjithashtu edhe Kuran me el Haxh Ahmed El Kebir. Pasi mësoi tek el Haxh Ahmed, ai shkon në një fshat afër Dawy ku njihet me shejkh Mufti As-siraxh, e ky i fundit i mësoi lëndën e hadithit. E fatkeqësisht këtu zhytet akoma më shumë në çoroditjen dhe devijimin e tij, pasi bashkohët me sektin Sufi Arrifa’i.

Në vitin 1969 shkon në Siri e më pas në Liban. Përkrahësit e tij thonë që u kthye në 1950,
pa e përmendur faktin që ai ishtë shkaku i shumë problemeve, trubullimeve (Fitne) kundër shoqatave muslimane për mësimin e Kuranit.

Porse në të vërtetë ai shpëtoi nga vendlindja e tij pasi atje ishte shkaku i një Fitneje të madhe, ku u mbyllin shumë shkolla Kuranore në qytetin e tij Harar.
Pra ai largohet nga Eutiopia e shkon në Liban ku e pritën shumë mirë.

Me ndihmën dhe bashkëpunimin që pati me shtetin Hilassi, ai u bë shkak që shumë predikues e shujukh të arrestohen, të poshtërohen deri në atë pikë sa që shumë prej tyre ikën në Egjypt e në Arabi Saudite. Për këtë arsye populli i Harar e thërrasin « El Fattan» (Ngatërrestari i madh) ose « Shejkh El fitna ».

Që nga ardhja e tij në Liban, ai futi urrejte, përçarje e fitne mu ashtu siç bëri edhe në vendin e  tij. E gjithë kjo duke predikuar besimin e tij të prishur (akiden) të mbushur me shirk të cilën e  kishte marr nga sektet e humbura si: Xhehmijet6 në Emrat dhe Cilësit e Allahut, Murxhiet, Xhebrijet, Batinijet, Sufit, Shijat në sharjen e Sahabeve gjithashtu akuzimin e nënes së besimtarëve (Aishen radiAllahu anha) gjoja se ajo nuk i është nënshtruar urdhërit të Allahut,dhe shumë fetua të tjera të rrezikshme që të largojnë nga rruga e drejtë.
Edhe pse të gjitha këto, El Ah`bashi arriti të bëj për vetë një numër të konsiderueshëm njerëzish nga të gjitha katëgoritë sociale të cilët iu nënshtruan atij plotësisht.
Për Ah`bashët, musliman është vetëm ai që përqafon me sinqeritet besimin e shejkhut të tyre. Ata shkojnë derë me derë dhe vënë çdo gje nën dispozicion që populli të mësojë besimin e Shejkhut të tyre duke u shpërndare atyre libra.

Përsoni i dytë akoma me i rëndësishëm nga shejkhu i tyre (i cili nuk jeton më, pasi ai u vra në fund të gushtit 1995 Rabi Et-Thani 1416 H) ishte Nazzar El Halebi i cili duhej të trashëgonte El Ah`bashin. Ata po e përgatisnin për muftiun e Libanit, e në atë kohë mund të lexonim qartë në muret e rrugëve : « Jo! muftiut kafir Hassan Khalid, Po! muftiut Nazzar El Halebi».

Ah’bashët kanë edhe delegatë të tjerë siç janë : deputeti Adnan Trabulsi, Taha Naxhi, Hussam Ad-din Karakira kryetari aktuel i komunitetit musliman, Kame el Hout, Imadud-din Hidar dhe Abdullah el Baroudi, këta tre të fundit  vëzhgojnë dorëshkrime.
Ata kanë filluar të rishikojnë e të shënojnë librat mbi trashgiminë kulturore porse në një metodë Xhehmije dhe Esharije, gjithashtu nganjeherë ata sjellin emra njerëzish të panjohur tek dijetarët, për shembull : « El Hafidh El-Abdiri thotë në librin e tij Ed-delil », kështu duke bërë këtë, ata mundohen t`ua mbushin mendjen njerëzve se El Hafidh El-Abdiri bën pjesë nga dijetarët e mëdhenj siç ka qenë El Hafidh ibn Haxher apo hafidh Imam Neuauiu (Allahu i mëshiroftë), porse në realitet kjo është një metode gjarpëruese për t`ia rritur vlerën shejkhut të tyre dhe librit të tij « Ed-delilul Kauim »…

Ku gjendet ky sekt i humbur ?

Shumica e tyre gjenden në Liban (aty ku gjenden edhe mësuesit e tyre). Atje, posedojnë një numër të madh shkollash e mund të themi lirshëm se ky numër është me i madh se shkollat publike, makinat të cilat përdoren për mbledhjen e nxënësve mbushin qytetet, ata paguajnë me rrogë të lartë cilindo që bashkëpunon me ta. Po ashtu, ata kanë edhe radio me anë të së cilës ftojnë në sektin e tyre. Pasuesit e El Ah`bashit janë të shpërndarë nga pak në çdo vend në kontinentin europian dhe në atë amerikan.
Pikë sëpari ata janë shkaku i shumë problemeve e trazirave në Kanada, Australi, Suedi, Danimark etj.
Këtyre problemeve nuk iu shpëtoi as Libani kur shejkhu i tyre dha fetua që të devijohej drejtimi i Kibles nga jugu në veri, që i bie krejt në krah të kundërt me Kiblen, pasi Libani gjendet në Veri të Mekkes pra për banorët e këtij vendi Mekka i bie në drejtim të Jugut. Allahu na ruajtë nga humbja e tyre.

Më poshtë po publikojmë qëndrat dhe shoqatat e Ah`bashëve që gjenden në mbarë botën :

USA

Pennsylvania
The Association of Islamic Charitable Projects 4431 Walnut Street, Philadelphia, PA 19104 (215) 387-8888 (Office)

California
The Association of Islamic Charitable Projects 1136 N. Brookhurst Street, Anaheim, CA 92801  (714) 999-2800 (Office)

Massachusetts
41 Marble Street, Revere, MA 02151   (781) 284-6540 Fax: (978) 663-7075

Michigan
5715 N Inkster Road, Garden City, MI 48135 (734) 524-9940 Fax: (734) 524-9941

Florida
2820 Griffin Rd, Fort Lauderdale, FL 33312  (954) 986-1373

Tennessee
4609 Tchulahoma Rd, Memphis, TN 38118

Texas
The Association of Islamic Charitable Projects 5645 Hillcroft Street, Suitë #305-306, Houston, TX 77036

Kanada

Alberta
Calgary

British Columbia
Sixth Street, New Westminster, BC V3L2Y7

Ontario
847 St. Laurent Blvd., Ottawa, Ontario K1K 4Y2

Quebec
The Association of Islamic Charitable Projects  6691 Park Avenue, Montreal, Quebec, H4V4J1

Zvicër

Centre Islamique de Lausanne
10 place de la Gare,

CH-1003 Lausanne, Suisse

Islamisches Zentrum Zürich
Militerstr. 52/Eisgasse 6,

8004 Zürich

Centre Islamique de Neuchatel
Rue de Guillaume-Farel 24,

2000 Neuchatël-Serrier

A.S.S.P. Rue des Savoies, 15 1205 Genève

Gjermani

I.V.W.P.e.V
Skalitzer Str. 33

10999 Berlin

Francë

Association des Projets de Bienfaisance Islamiques en France
52, boulevard Ornano 75 018 Paris

Centre Ahli sSounnah 17
rue Jean Robert 75018 Paris

Centre Ahli sSounnah 2
rue Cavé 75018 Paris

Centre Ahli sSounnah 51
bld Ornano 75018 Paris

Centre Ahli sSounnah 157
rue du Faubourg poissonnière 75009 Paris

Centre Ahli sSounnah 3
rue Henri Barbusse 94340 Joinville le Pont

Centre Ahli sSounnah 2
bis Fodéré prolongée 06300 Nice

Centre Ahli sSounnah Mosquée At-Tawbah 24
rue Bernard Délicieux 34000 Montpellier

Centre Ahli sSounnah 2
rue Hubert fisbacq 52100 St-Dizier

Centre Ahli sSounnah 21
rue Badouillère 42000 St-Etienne

Centre Ahli sSounnah 18
rue du docteur Francis Joly 35000 Rennes France

Centre Ahli sSounnah 26
avenue de Toulouse 11100 Narbonnë France

Centre Ahli sSounnah 56
galerie Richard Wagner 30900 NîmeFrance 14

Australia

I. C. P. Australia
2a Winspear Ave, Bankstown,

Sydney, NSW, Australia

Rusi

Украина, 04071, г. Киев, ул. Лукьяновская, 46

Përshkrim i antarëve të këtij sekti

Shumica e tyre gjenden në Liban (aty ku gjenden edhe mësuesit e tyre). Atje, ata posedojnë një numër të madh shkollash e mund të themi lirshëm se ky numër është më i madh se shkollat publike, makinat të cilat përdoren për mbledhjen e nxënësve mbushin qytetet, ata paguajnë me rrogë të lartë cilindo që bashkëpunon me ta. Po ashtu, ata kanë edhe radio me anë të së cilëss ftojnë në sektin e tyre. Pasuesit e El Ah`bashit janë të shpërndarë nga pak në çdo vend në kontinentin europian dhe në atë amerikan. Pikë sëpari ata janë shkaku i shumë problemeve e trazirave në Kanada, Australi, Suedi, Danimark etj.
Këtyre problemeve nuk iu shpëtoi as Libani kur shejkhu i tyre dha fetua që të devijohej drejtimi i Kibles nga jugu në veri, që i bie krejt në krah të kundërt me Kiblen, pasi Libani gjendet në Veri të Mekkes pra për banoret e këtij vendi Mekka i bie në drejtim të Jugut.. Allahu na ruajtë nga humbja e tyre.

Për më tepër, ata dënojnë çfarëdo lloj mësimi fetar që është në kundërshtim me doktrinën e tyre. Kjo udhë e errët ngrihet mbi një dinakëri, e cila ka për qëllim largimin e çdo kontakti human, nga frika se mos shembet,humbet besimi i tyre i prishur.
Porse ata e kanë harruar fjalën e të Lartmadhëruarit:
Ata duan ta shuajnë Dritën e Allahut (Islamin, Kur’anin, Muhammedin) me gojët e tyre. Por Allahu do ta përmbushë Dritën e Tij edhe pse jobesimtarët e urrejnë (atë). 7

Diçka tjetër, që konfirmon atë që thamë më lart, është se ata i ndalojnë antarët e tyre që të frekuentojnë xhami të cilat janë nën zoterimin e të tjerëve. Pasi sipas tyre në këto xhami drejtimi i Kabes është i gabuar.
Ah’bashët janë specialistë në manipulim, pasi vetë doktrina e tyre është e destinuar që të bind në lajthitje të pafajshmit. Ata hedhin dyshime të lloj llojshme për të hutuar të rinjtë që sapo kanë hyr në fe.

 

 Shembuj lajthitjesh që janë të lejuara në këtë sekt

  • Ata e thërrasin ezanin me Bidat, duke shtuar përshendetje mbi Profetin (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) në fund të ezanit.
  • Ata mundohen me mish e shpirt që të devijojnë direksionin e kibles në çdo xhami, përveç xhamisë së tyre. Ata janë orgjina e shumë trazirave në USA, ata kanë arritur deri në atë pikë sa e kanë ndryshuar drejtimin e kibles në 180º, e si përfundim falen në drejtim krejt të kundërt me Kaben pasi për ta, toka është gjysëm rrethi.

Në Liban, ata presin derisa njerëzit të shkojnë te falen në xhami e më pas këta krijojnë xhematin e tyre dhe e falin namazin. Ata arrijnë që të rrahin edhe imamët, ngrihen kundër tyre, gjithashtu japin mësime nepër xhamia pa asnjë autorizim vetëm e vetëm që të shpërndajnë helmin e tyre.

  • Ata nuk prezantojnë në namazet me xhemat në xhami. Ata i`a lejojnë vetes dredhinë, për shembull: për tu justifikuar në mosmarrjen pjesë në namazin me xhemat, hanë qep ose hudhëra!!! pasi Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka ndaluar hyrjen në xhami çdokujt i cili ka ngrënë qep ose hudhër.
  • Prijësit e tyre,  ju lejojnë kumarin dhe lojrat e fatit, me qëllim zotërimin e pasurisë së jobesimtarëve.
  • Ata ua lejojnë kamatën bankare
  • Ata ua lejojnë vjedhjen e produkteve agrikultore dhe kafshët e jomuslimanëve.
  • Ata lejojnë shikimin e trupit të një gruaje të huaj në pasqyrë ose në ekran edhe pse kjo gjë ngjall epsh dhe është e ndaluar.
  • Akoma më keq, ata lejojnë mbajtjen e kryqit në vendet europiane.
  • Ata u lejojnë femrave të tyre veshjen e pantallonave Jeans të ngushta, makjazhin, parfumosjen kur ajo del jashtë, dhënien dorës burrave. Ai lejon gjithashtu përzierjen e gjinive, për atë gruaja mund të dali jashtë e parfumosur dhe pa hixhab edhe pse burri i saj nuk është i kenaqur.
  • El Ah`bashi ka dhënë shumë fetua të çuditshme ku lejon ndryshimin e ligjeve fetare, ai  lejon shit-blerjen e fëmiut të lirë, lejon mosdhënien e zekatit për lekët në letër dhe ato të hekurit pasi sipas tij zekati jipet vetëm për arin dhe argjendin. Poashtu, ai lejon faljen me rroba që kanë papasterti.

Të dashur vellezër e motra, këto janë vetëm disa nga shembujt e injorancës, çoroditjes dhe e humbjes së tyre, pasi përmendja e gabimeve të tyre kërkon vëllime të tëra.
Ju këshilloj që të bëni kujdes ju dhe të afërmit tuaj, pasi shënjestra e preferuar për këta të çoroditur janë të rinjtë që sapo kanë hyrë në fe, gjithashtu duke mos harruar ata që nuk e flasin mirë gjuhen arabe e që nuk i dinë bazat fetare. Ju bëjme thirrje, që mos ti përkrahni ata në punën e tyre helmuese, e kjo për një qëllim të vetëm «që të mos kenë mundësi të mashtrojnë të rinj të tjerë ». Para së gjithash largojuni debatëve të kota me ta dhe dëbojini ata nga mjedisi juaj para se të jetë shumë vonë.

Devijimi i tyre

  1. Ah’bashët dhe besimi i tyre
  2. Ah’bashët dhe nënçmimi që i bëjnë dijetarëve
  3. Ah’bashët dhe sufizmi
  4. Fetua të dijëtarëve bashkohorë rreth tyre
  5. Konkluzion

Ah`bashët dhe besimi i tyre

  • Ah`bashët pretendojnë se ndjekin shkollën e imam Shafiut në fikh (jurispundence) gjithashtu edhe në akide (besim), porse në realitet janë larg nga kjo si lindja me perëndimin, ata i kanë deformuar Emrat dhe Cilësitë e Allahut duke mos u mbështetur në asnjë argument mu ashtu siç kanë vepruar mutezilit dhe xhehmit.
  • Në akide ata janë Murxhia dhe Xhehmi të cilët thonë se veprat nuk janë pjesë e Imanit. Pra, për ta njeriu qëndron besimtar edhe pse ai e mohon obigueshmërinë e  namazit dhe shtyllat e tjera të Islamit8. El Ah`bashi thotë: « Ai i cili nuk pajtohet me ligjin e Allahut në jetën e tij dhe nuk praktikon asnjë akt obligativ (namazin, agjerimin, zekatin, haxhin) dhe nuk lë vullnetarisht atë që është e ndaluar dhe ka shprehur një herë në jetën e tij (La ilahe ila-llah), ky është musliman besimtar, porse themi që është besimtar gjynahqar.»9
  • El Ah`bashi pretendon se Kurani buron nga Xhibrili e jo nga Allahu. Pra, për të Kurani nuk është Fjala e Allahut gjithashtu për të Kurani është i krijuar, e këtë e ka cekur në librin e tij « idh`harul akidetis sunnije » faqe : 591.

Dihet shumë mirë se Kurani, Sunneti dhe ixhmaja e muslimanëve  saktëson se Allahu flet kur Ai dëshiron dhe në çfarë mënyre të dëshiroj Madhëria e Tij. Allahu thotë :
Dhe në qoftë se ndonjë prej mushrikëve (idhujtarëve) kërkon mbrojtjen tënde, atëherë siguroi atij strehim, me qëllim që ai të dëgjojë Fjalën e Allahut (Kur’anin)… 10

…dhe Musait Allahu i foli drejtpërdrejtë me fjalë. 11

ُ
Dhe Fjala e Zotit tënd është plotësuar me vërtetësi dhe drejtësi. Askush nuk mund t’i ndryshojë Fjalët e Tij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, i Gjithëdituri. 12

 

…edhe një grup prej tyre (udhëheqësit fetar jehudi) e dëgjonin Fjalën e Allahut (Teuratin), 13

” Ata duan të ndryshojnë Fjalët e Allahut. Thuaju: “Ju nuk do të na vini neve nga pas. Kështu ka thënë Allahu që më parë.”14

Këto pra, janë argumente të qarta të cilat vërtetojnë se Kur`ani është Fjala e Allahut.
E si mundet dikush me mendje dhe zemër të shëndoshë ti mohojë këto argumentë !!!

  • Ah’bashët në çështjen e kaderit janë Xhebrijeh, të cilët pretendojnë se Allahu është ai i cili ndihmon jobesimtarin në mosbesimin e tij, e në qoftëse nuk do të ishte Allahu jobesimtari nuk do të kishte mundësi të mosbesonte. 15
  • Ah’bashët i nxisin njerëzit që të shkojnë nepër varre e t`ju kërkojnë atyre ndihmë, pasi sipas tyre të vdekurit dalin nga varret e tyre për të ndihmuar atë që iu kërkon ndihmë e më pas rikthehen përsëri. Gjithashtu ata lejojnë kërkimin mbrojtje nga dikush tjetër përvec Allahut dhe i inkuarojnë njerëzit që të kërkojnë mirësinë me anë të gureve16. Për ta, po ashtu është e lejuar që dikush të thotë : « Kërkoj mbrojtë nga i dërguari i Allahut kundër Zjarrit ».
  • Ah’bashët lejojnë kërkimin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga të vdekurit dhe ia dedikojnë lutjet të tjerëve përveç Allahut të Lartëmadhëruar.

Ndërsa kjo është shirk i madh sipas Kuranit, Sunnetit dhe ixhmas së muslimanëve. Ky shirk ishte zakon i mushrikëve të parë.
Për këtë i Përsosuri thotë rreth tyre :

Dhe adhurojnë në vend të Allahut gjëra që as i dëmtojnë dhe as nuk u sjellin dobi, dhe thonë: “Këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu.” Thuaju: “A mos e njoftoni Allahun për çfarë Ai nuk di se çfarë ka në qiej dhe në tokë?” I pastër dhe i Lartë është Ai përmbi gjithçka që ata ia mveshin dhe ia bashkojnë Atij si shokë e të barabartë (me Të)!. 17

Adhuro pra Allahun (Një e të Vetëm) duke plotësuar detyrat e Fesë së Tij me çiltërsi e përkushtim vetëm për Hir të Tij. Medoemos se feja e vërtetë (adhurimi, përkushtimi e nënshtrimi) është vetëm për Allahun. Dhe ata që zgjedhin për mbrojtës e ndihmues të tjerë në vend të Tij (thonë): “Në i adhurojmë vetëm që ata të na afrojnë tek Allahu.” Padyshim që Allahu do të gjykojë mes tyre në lidhje me atë për çfarë ata ndryshuan. Sigurisht që Allahu nuk e udhëzon atë që është gënjeshtar, mohues. 18

Thuaju: “Kush ju shpëton juve nga errësira e tokës dhe e detit, kur ju (nga frika) i drejtoheni Atij me përulje dhe në fshehtësi (në veten tuaj) thoni: ‘Sikur të na shpëtonte Ai (Allahu) nga ky rrezik, në do të ishim me të vërtetë falënderues’.”
Thuaj: “Allahu ju shpëton juve prej saj dhe prej gjithë fatkeqësive të tjera, megjithatë ju prapë adhuroni të tjerë në vend të Allahut.” 19

Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun, kështu që mos lutni asnjë tjetër bashkë me Allahun. 20

I tillë është Allahu, Zoti juaj. I Tij është mbizotërimi. E ata të cilët ju i lutni e i thërrisni në vend të Tij, nuk kanë asnjë grimcë fuqie.

 

Nëse ju luteni dhe u thërrisni atyre, ata nuk e dëgjojnë thirrjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin atë, ata nuk mund t’ju përgjigjen juve dhe Ditën e Llogarisë ata do të mohojnë adhurimin tuaj ndaj tyre. Dhe askush nuk mund të të njoftojë ty (O Muhammed) si Ai, i Cili është i Mirënjohuri, i Gjithëdituri i çdo gjëje. 21

Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: « Duaja është adhurim».
Ajetet dhe hadithet rreth kësaj teme janë të shumta. Ato nxjerrin në pah, se mushrikët e dinin që Allahu është Krijuesi, Drejtuesi i gjithësisë, Dhuruesi i jetës dhe vdekjes.
Porse në të njëjtën kohë adhuronin zotrat e tyre me qëllim që ata të ndermjetësonin tek Allahu dhe ti afronin pranë Tij. Allahu i deklaroi ata si jobesimtar për këtë dhe i gjykoi si mushrik, dhe e urdhëroi profetin e Tij ti luftojë ata derisa adhurimin ta bëjnë vetëm për Allahun Një të Vetëm :

Dhe luftoji ata derisa të mos ketë më Fitneh (mosbesim, politeizëm) dhe feja e adhurimit të jetë plotësisht vetëm për Allahun. Por nëse ata ndalohen (nga adhurimi i të tjerëve në vend të Allahut), atëherë padyshim që Allahu është Gjithëvëzhgues për çdo gjë që ata bëjnë.22

  • Ah’bashët i bëjnë të saktë hadithet e dobëta, me qëllim që të mbrojnë idetë e tyre, nga ana tjetër, hadithet e sakta i bëjnë të dobëta pasi këto të fundit nuk janë në pajtim me idetë e tyre. Kjo është parë më së miri në librin e tyre «El-Meuludun Nebij».
  • El Habeshi beson se Allahu nuk e ka krijuar këtë botë për ndonjë «urtësi»(arsye të shëndoshë), as që i ka dërguar Profetët për ndonjë urtësi dhe sipas tij ai i cili lidh një vepër të Allahut me urtësinë është Mushrik (idhujtar).
  • El Habeshi i bën jobesimtarë shumë dijetar, siç është: Shejkhul Islam ibn Tejmija (Allahu e mëshiroftë) dhe nuk është mjaftuar me kaq, porse ai e ka bërë këtë gjë si  një nga obligimet që duhet të njohi çdo musliman. Ai ka shkruajtur një libër të tërë mbi këtë Imam Ripërtëritës.

Në këtë libër ai e trajton si të humbur, si mashtrues, e thotë për të gjera të cilat ai nuk i ka thënë, ai shpif mbi të. E me gjithë guxim ai lajmëron nga shkrimet dhe librat e shejkhul Islam.
Imam Ed-Dhehebi (Allahu e mëshiroftë) për të është shumë i keq, gjithashtu edhe Sheikh Muhammed ibn Abduluehab (Allahu e mëshiroftë) të cilin e konsideron si krimilnel, vrasës dhe së fundi si kafir. Me të njëjtat epitete emërton edhe Shejkh Albanin (Allahu e mëshiroftë). 23
Përkundrazi Ibn Arabi që thérriste në besimin e « Uahdetul Uxhud (njëshmëria e ekzistencës) » e në gjëra të tjera të prishura, për të cilin kanë këshilluar dijetarët e mëdhenj rreth kufrit të tij, ai (Ibn Arabi) tek El Habashi gëzon një pozitë të lartë, saqë e konsideron si Shejkhul Islam.
Pra, El-Habashi, harabelin na e bën shqiponjë.

  • Ata shpifin mbi disa shokë të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem). El Habashi shan një numër të madh Sahabësh, kryeshisht Muauijen, nënën e besimtarëve Aishen, Khalid ibn Uelid e të tjerë (radiallahu anhum). Ai thotë, të gjithë ata që u ngriten kundër Aliut Allahu e mëshiroftë kanë vdekur me një vdekje Xhahilije, dhe e gjithë kjo për të kënaqur shijat 24

Ata e konsiderojnë Muauijen si të çoroditur. Në këtë pikpamje ju kanë përngjasuar Rafidhive25. Ndërsa ajo që ne (Ehli Sunneti) besojmë, është që ti ruajmë gjuhët rreth fitneve që kanë ndodhur  në kohën e sahabëve.
Allahu ka thënë :
Ju jeni njerëzit më të mirë të të gjitha kohërave të njerëzimit: Ju urdhëroni Ma’rufin (të njohurën, Islamin dhe gjithë çfarë përmban ai) dhe ndaloni Munkerin (mosbesimin, mohimin, besimin në shumë perëndi etj dhe gjithë atë çfarë ndalon Islami), dhe vërtet ju besoni në Allahun. 26

I Lartëmadhëruari ka thënë :
Dhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që besuan para nesh në dhe mos na fut në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë! Vërtet që Ti je shumë Dashamirës, Mëshirëplotë.”27

Është transmetuar në një hadith të saktë se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thënë: « Mos i shani shokët e mi. Betohem në Atë në Dorë e të Cilit është shpirti im, nëse ndonjeri prej do të shpenzojë sa kodra e Uhudit nuk do ta arrijë shpenzimin e tyre, qoftë edhe një grusht apo dy grushta ». 28

Në një hadith tjetër thotë (salall-llahu alejhi ue la alihi ue sel-lem):
« Njerëzit më të mirë janë bashkohësit e mi ». 29

Imam Ebu Xhafar Et-Tabari (Allahu e mëshirofte) thotë në shpjegimin e Akides së Ehli sunne uel Xhema`a : « Ne, i duam shokët e të dërguarit të Allahut porse nuk e ekzagjerojme dashurinë mbi ta. Në nuk e hedhim poshtë asnjërin prejt tyre, përkundrazi në e urrejme atë i cili i urren dhe i mallkon ata dhe themi për ta veçtë mira. Ti duam është pjesë e fese sone, besimit tonë dhe është dashamirësi. Urrejtja ndaj tyre është mosbesim, hipokrizi e tirani ».

Imam El Khal-lal ka transmetuar në librin e tij Es-Sunna (2/557-558) nga Ebi Bekr El Marrudij të ketë thënë : E kam pyetur Imam Ebu Abdullahin (Ahmed ibn Hanbel) mbi atë i cili shan Ebu Bekrin, Umerin dhe Aishen. Ai mu përgjigj: Nuk e shoh pjestarë të islamit.

 

 

Besimi në Allahun

Baza e besimit të Ah’bashëve përmblidhet në atë që e quajmë « uahdatul uuxhud ». Shpjegim : « Uahdatou el Uuxhud » ka kuptimin se nuk ka shképutje midis Krijuesit dhe krijesave. Ky besim e ka origjinën nga idetë Hindu sipas së cilës Brahman është çdokund.

E ishte Imam Ahmedi (164-241hixhri 778-855) i cili mbrojti besimin e të parëve tanë të mirë (Sahabëve) nga kjo vërshimë. Ky besim filloi të shpërndahej nga  viti i 3-të hixhri deri në ditët tona. Të mëdhenjtë (në thonjëza) e këtij besimi janë : El Hal-laxh, Ibn Arabi, Ibn Sab’in, Telemkeni, Abdulkerim El Jili, Abdulgani En Nablussi dhe shumë nga sufistat e hershëm dhe ato të kohës sonë.

Besimi në profetin Muhammed

Si të gjithë sufit, ata pretendojnë se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) nuk ka arritur gradën shpirtërore të shujukhve të tyre.
Ebu Jezid El Bustami pretendon se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem)  nuk kishte marrë parasysh diturinë e njerëzve të tesu-uifit (sufistave). Ky pretendonte gjithashtu se këta të fundit (shujukhët) kanë kapërcyer një det  të cilin profetët se bashku me Profetin tonë (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) nuk arritën ta kapërcenin. Ata besojnë se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) është kupola e universit dhe se qiejt, toka e çdo gjë që ekziston janë krijuar per Të (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), dhe ai (profeti) është mbi arshin e Allahut. Ky, është besimi i njerëzve të bidatit si puna e  Ibn Arabiut dhe e të gjithë atyre që vijnë pas tij.

Besimi në njerëzit “pretenduesit” e shenjtë

Ata mendojnë se Ueliu është me i mirë se Profeti. E pasuesit e tyre mendojnë se i shenjti është i njejtë me Allahun në cilësitë e tij. Ai (i shenjti) për ta (pasuesit) ka fuqi të krijoj, të japi jetë e ta marr atë. Ai vendos për gjithçka në univers. Ah’bashët ashtu si sufitë kanë një hirarshi në shenjtëri: Në majë fare gjejmë «El Geuthe» i cili drejton gjithçka në botë. Ai është shefi suprem. Me pas vijnë 4 «El Akhtab» të cilët komandojnë katër polet (veri, jug, lindje, përendim) nën urdhërin e «El Geuthe». Nën mbykqyrjen e «El Akhtab», gjejmë zëvendesuesit «El Ab`del», ata janë 7 të cilët janë të ngarkuar për admnistrimin e 7-të kontinenteve. E në fund «El Enuxheba» njerëzit e shenjtë të cilët administrojnë qytetet.

Gjithashtu, ky këshill shenjtorësh internacional që ˝udhëheqin botën˝, çdo natë mbajnë një mbledhje në shpellën hira për të diskutuar mbi kaderin e çdokujt, duke zëvendësuar atë që i takon vetëm Allahut, Mbretit të botrave e Zotit të universit.
Bota e këtyre të shenjtëve nuk është tjetër veçse një botë imagjinare dhe e shpikur që nuk ka baza as në Kur`an e as në Sunnet. Nocioni shenjtëri në islam është i bazuar, në besim të thellë,  e në vepra të mira, adhurim të plotë ndaj Allahut ashtu siç na ka mësuar i Dërguari i Allahut (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem).
Shenjtori nuk posedon asgjë në administrim, atëhere çfarë mund të themi për të tjerët ?

Allahu thotë në Kur`an duke iu drejtuar të dërguarit të tij :
Thuaj: “Nuk është në fuqinë time t’ju sjell dëm ose t’ju udhëzoj në Rrugën e Drejtë.30

Besimi në Xhennet dhe Xhehennem

Ata janë të bindur e të sigurtë se ai i cili kërkon Xhennetin është me gabime dhe i mangët.
Pra nuk është e lejuar për të shenjtët që të mundohen në kërkimin e Xhennetit, pasi kërkimi i tij do të ishte i pavend. Përsa i përket xhehennemit, largimi prej tij me anë të praktimit të fesë nuk është vepër e një sufiu të përkryer, pasi frika nga Zjarri është për robërit e Allahut, e ata e konsiderojnë veten shumë e shumë me lart dhe nuk nevoje të frikesohen nga zjarri.
Ebu Jezid el Bustami shprehet me fjalët e tij irrituese «Nëse pështyj mbi Zjarr e fik atë».

Ah’bashët dhe sufizmi

Ah’bashët pretendojnë se ajo të cilën ata ndjekin e ka burimin në Kur`an dhe Sunnet, e kur i pyesim mbi praktikën e tyre, ata përgjigjen se pyetësit nuk kanë kuptuar asgjë nga sufizmi31, e sipas tyre edhe Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ishtë sufi.
O të mjerët ju!!!, përkundrazi, Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) derisa ishte gjallë e luftoi idhujtarinë, e para se të vdiste na ndaloi rreptësisht që ta marrim varrin e tij si vend të shenjtë apo si xhami. Në realitet sufizmi është një oqean i qelbur i cili e ka prejardhjen nga besimet e hershme idhujtare, nga doktrinat indiane, perse e ato greke.
Islami është një fe e monoteizmit, ndërsa ah`bashët janë njësoj si sufitë, të cilët pretendojnë se rrugët të cilat të shpien tek Allahu janë të shumta. Për këtë arsye çdo shejkh ka rrugën e tij, mënyren e tij të edukimit, i cili cakton adhurime specifike të cilat janë vetëm për ithtarët e tij.
Në këtë çrregullim, umeti islam gjendet përpara me mijërave rrugëve, ndërsa, rruga që të çon drejt Allahut është ajo që ka ndjekur Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) e që është e qartë si hëna e plotë.

Ata pretendojnë se janë të dashurit e Allahut, po në të vertetë të dashurit e Allahut janë ata që ndjekin udhëzimet e Tij dhe rrugën e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) dhe duke i kuptuar këto te dyja ashtu siç i kuptuan të parët tanë të mirë (Selefus Salih).
Ata nuk mjaftohen me humbjen e tyre, porse i humbasin edhe të tjerët duke trilluar gënjeshtra.
Akidja e vërtetë, është ilaçi i vetëm

Me të vertetë gjynahu me i madh i cili nuk meriton të falet nga Krijuesi jonë është shirku, në të cilin Ah’bashët na thërrasin me anë të kërkimit nga të vdekurit.

A nuk thotë Allahu në kuran duke iu drejtuar të dërguarit të Tij:
Thuaj: “Nuk është në fuqinë time t’ju sjell dëm ose t’ju bie në Rrugën e Drejtë.” 32

Ata kërkojnë afrim tek Allahu nepërmjet të vdekurve, ndërsa Allahu na ka thënë:
Dhe Zoti juaj thotë: “M’u lutni Mua, Unë do t’ju përgjigjem. 33

Ai nuk na ka thënë (më lutni Mua nëpërmejt të vdekurëve). Lidhja midis krijesës dhe Krijuesit në islam nuk kërkon asnjëlloj ndërmjetësuesi, është një lidhje direkte dhe e plotë, e si provë kemi atë që besimtari reciton 17 herë (minimumi) gjatë namazeve të tij:
Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë (kudo, në çdo kohë dhe për çdo gjë).

I vdekuri, sado i devotshëm të këtë qenë në këtë botë, nuk ka mundësi ti ndihmoj vetes se tij e jo më, tju ndihmoj të tjerëve. Ai përkundrazi ka nevojë për të gjallet, që ata të bëjnë dua për të siç është transmetuar në hadith.

O ti Muslimani që adhuron Zotin tënd, të Cilit i bie në sexhde duke thënë  “I Lartësuar është Zoti im, i Lartësuar.
Ae di ti domethënien e I Lartësuar ???

Allahu qëndron mbi Arsh (ashtu siç i takon Madhështisë së Tij) që na le të nënkuptojmë se Ai është mbi qiej. Kjo eshtë një pikë të cilën Ah’bashët mundohen ta deformojnë dhe të mos pranojnë se Allahu qëndron mbi qiej. E si pasojë ata mohojnë një nga Cilësitë më kryesore të Allahut El’ALIJ : I Lartësuari.

Padyshim se Allahu qëndron mbi qiej, Ai na ka informuar në librin e Tij:
Apo ndjeheni të sigurt se Ai i Cili është mbi qiell (Allahu), nuk do ta bëjë tokën të fundoset bashkë me ju dhe veç kur ta shihni të dridhet (si në tërmet)? 34

Allahu na ka lajmëruar se gjërat ngrihen tek Ai :
Melaiket dhe Ruhu (meleku Xhibril) ngjiten tek Ai në një Ditë, përmasat e së cilës janë sa pesëdhjetë mijë vjet. 35

AI gjithashtu thotë :
(Përkujto) Kur Allahu tha: “O Isa! Unë do të të marr ty dhe do të të ngre lart pranë Meje 36

A ka argument në Sunnet ?
Profeti ka thenë : Kur Allahu i krijoi krijesat, Ai shkruajti në një liber, i cili eshtë me Të mbi Arsh: Meshira Ime e ka tejkaluar Hidherimin Tim.37

Bukhariu transmeton në librin e tij se Zeineb bint Jahsh i thoshtë profetit : Ai i cili me martoi me ty, eshtë Meshiruesi mbi arshin e Tij.
Ibn Khuzejme (All-llahu e mëshiroftë) në librin e tij të Teuhidit gjithashtu edhe Tabarani (All-llahu e mëshiroftë) në El Mu`xhem el Kabir dhe Bejhaki (Me`xhma`a 1/86) transmetojnë një hadith të gjatë nga Ibn Mesudi (radiall-llahu anhu) se Profeti (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) ka thenë: …dhe All-llahu eshtë mbi arsh.

A na lejohet të pyesim ku eshtë All-llahu ?
Po, lejohet të bëhet kjo pyete, argument per ketë kemi hadithin siç vijon:
Muauije ibn el Hakem solli tek Profeti një robëreshë të cilën dëshirontë ta lironte.

Profeti e pyetë robëreshën : Ku eshtë Allahu ?
Robëresha  iu pergjigj : Mbi qiell
Profeti e pyeti : Kush jam unë ?
Ajo u përgjigj : Ti je i dërguari i Allahut.
Mëpas profeti tha : Liroje, sepse kjo eshtë besimtare 38

Kur përmendim Allahun a na lejohet të drejtom gishtin në drejtim të qiellit ?
Kjo ishtë ajo të cilën e veproi profeti alejhi selam në haxhin e lamtumirës.
Pjesa më e madhe e sahabëve ishin prezent (afërshisht 100 000 haxhilerë).

Në mesin e kësaj hytbëje profeti tha : Ae transmetova mesazhin ?
Sahabet u përgjigjen : Po
Ae transmetova mesazhin ?
Ata u përgjigjen :Po
Ae transmetova mesazhin ?
Ata u përgjigjen :Po
Çdo herë që thoshtë : O Allah!!!Ji dëshmitar. Dhe drejtontë gishtin nga qielli.39

Dy duart e Tij :
Allahu i tha Iblisit :

(Allahu) Tha: “O Iblis! Ç’të ndaloi ty që mos t’i biesh në sexhde atij të cilin Unë e krijova me Dy Duart e Mia? 40

Sytë :
Allahu i tha Musës :
Dhe Unë të brumosa ty me dashuri prej Meje, me qëllim që ti të rritesh nën Syrin Tim 41

Këmba :
Profeti ka thenë : Të dënuarit nuk do të pushojnë se hedhuri në zjarr  dhe zjarri thotë : A ka më ? gjersa i Gjithëfuqishmi të vendosi kembën e Tij. 42

Allahu zemërohet :
Dhe kushdo që vret besimtarin qëllimisht, shpërblimi i tij është Xhehenemi për të banuar atje. Dhe Zemërimi e Mallkimi i Allahut është mbi të, dhe për të është përgatitur ndëshkim i madh. 43
Allahu qesh :

Profeti ka thenë : Allahu qesh (jadhak) me dy njerez që njeri prej tyre vret tjetrin porse që të dy do të hyn në xhennet. (Pasi ai i cili vrau nuk ishtë musliman, porse u bë më vonë) 44

Allahu zbret në qiellin me të ulët :

Profeti ka thenë :  Zoti ynë zbret (Jenzil) në qiellin e dunjasë në pjesën e fundit të çdo natë, e thotë : « Kush me lutet, që ti pergjigjem ». 45

Disa nga sektet e humbura (siç janë ah’bashët) kanë mohuar disa Emra dhe Cilësi të Allahut. Ata kanë mohuar faktin se Allahu zemërohet, e Allahu i Gjithëdijshmi thotë në kuran :
Dhe kushdo që vret besimtarin qëllimisht, shpërblimi i tij është Xhehenemi për të banuar atje. Dhe Zemërimi e Mallkimi i Allahut është mbi të, dhe për të është përgatitur ndëshkim i madh. 45

Këto sekte thanë se Allahu nuk gëzohet, e në hadith thuhet : Allahu gëzohet me pendimin e robit të tij, kur ai kthehet tek Ai. 46
Allahu na forcoftë zemrat tona nga devijimi.

A duhet të përngjasohet Allahu me krijsat e Tij ?

Eshtë e sigurtë pas asnjë pike dyshimi se Allahu nuk i përgjan krijesave të Tij, pra nuk duhet të bëhen përngjasime, dhe as të thuhet Si eshtë Ai ?

Allahu thotë :
Asgjë nuk i përngjet Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.Esh Shura 11

Dhe s’ka asnjë të barabartë ose të krahasueshëm me Të (Një, i Vetëm, i Pashok).” El Ihlas 4

Atëherë pra, mos i vini shokë Allahut El Bekare 22

Ah’bashët dhe  nënçmimi që i bëjnë ata dijetarëve

Ebu Derda tha: Kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut (salallahu alejhi ue selam) duke thënë: “Ai i cili përshkon një rrugët në kerkim të dijes, All–llahu do ta drejtoje atë një rrugët nga rrugëtt e Xhennetit, dhe melaiket do ta mirëpresin kerkuesin e dijes dhe të gjithë ata që gjenden në qiej dhe toke, bile edhe peshku në thellesitë e ujerave kërkon falje për dijetarin. Dhe epërsia e dijetarit (alimit) ndaj adhuruesit është si ajo e henës se plotë natën ndaj yjeve të tjerë dhe me të vertetë dijetarët (ulematë janë trashegimtaret e Profeteve, të cilëst nuk lenë pas as dinar as dirhem, por ata lenë pas vetëm dijen si trashegimi të tyren. Kështu që cilido që e përfiton atë ka përfituar një pasuri të stermadhe.”47

Me anë të dritës së këtij hadithi duam të zhdukim errësirën e shpërndarë në traktin 49Këshille muslimaneve”  27 korrik 1997.
Duhet ta dinë mirë ata se mishi i dijetarëve është i helmuar.Profeti alejhi selam na ka treguar se të gjithë ata që gjenden në qiej dhe toke, bile edhe peshku në thellesitë e ujerave kërkon falje për dijetarin.
Ai  gjithashtu ka thënë dijetarët (ulematë janë trashëgimtarët e Profetëve, e kjo na le të kuptojmë se përgojimi dhe sharja e dijetarëve është mëkat i tmerrshem, që bie mbi supet e atyre që e veprojnë atë. Ky rregull mbi përgojimin është për çdo musliman, qoftë ai dijetar apo jo. Autorët e këtyre shkrimeve duhet të mendojnë mirë përpara se ti shajnë trashëgimtarët e Profeteve, dhe të mendojnë ditën e gjykimit ku do të japin llogari mbi,fjalët,gjestet dhe veprat e tyre.Mos  ta harrojnë përgjegjesinë  që kanë para Allahut për shkrimet e tyre .

Profeti na ka palajmëruar në hadithe të shumta duke na thenë :

Kush i thotë dikujt tjetër “O kafir!”, ose i thotë: “Armik i Allahut!”, duke qenë se nuk është ashtu siç thotë, atëherë ajo bie mbi vetë atë.

Mallkimi i besimtarit është si vrasja e tij e kush e akuzon për kufër një besimtar është si ta ketë vrarë atë.”50

Sharja e muslimanit është shthurje (fisk) ndërsa luftimi i tij është kufër.” 51

“Nëse një përson i thotë vëllait të tij: O kafir, veçse ajo gjë ka rënë mes atyre të dyve. Ose është siç tha, ose ajo i kthehet përsipër atij.52

Në këtë trakt janë përmendur fjalë të rënda, që asnjë njeri i rrugëve nuk do të përdorte fjalë të tilla. Fjalë të cilat tregojnë qartë edukatën dhe moralin e tyre.  Si mund ti akuzojnë dijetarët e këtij umeti si Kufar, ata të cilët na e kanë transmetuar këtë fe, ata janë udhëzimi dhe drita jonë.
Më poshtë lexojmë (gjithashtu ata {Vehabitë}) e shpallin jobesimtarë atë i cili thotë La ilahe ila-llah muhammedun resulullah, porse që nuk është nga fara e tyre. O Ah’bashë dijeni dhe mësojeni mirë se termi farë përdoret në biologji e jo në teologie dhe as në shkrime të tjera fetare.53

Përsëri në të njëtin trakt thuhet : (Ndër krimet me të rënda që ka shkaktuar ai(Muhammed ibn Abduluehab), dhe pasuesit e tij ishte vrasja e njerëzve kur ata po hynin në Taif, një krim në masë që nuk u kursye as i madhi as i vogli. Ata filluan të thernin foshnjën në gjirin e nënës, njeriun në xhami duke bërë ruku e sexhde. Ata gjithashtu shfarosen musliment e këtij qyteti, ata grabitën pasuri dhe para, ata hodhën përtokë kopje të Kuranit, kopje të El buhari dhe Muslimit dhe libra të tjerë të fikhut e hadithit nëpër rrugë e më pas filluan të shkelin mbi to.
Këto pra të dashur vellezër dhe motra janë thënie të cilat nuk kanë asnjë bazë historike,  vetëm e vetëm që të hedhin baltë mbi personalitetin dhe davetin e këtij Imami Ripërtërites.

Kush është Muhammed Ibn Abdeluehab ?

Ai është dijetari,luftëtari i durueshëm, thirrësin në Allahun me dituri, ripërtëritësi i fesë së Allahut në shekullin   e 12 hixhri Muhammed ibnu Abduluehhab ibnu Sulejman Et-Temmimi. Ka lindur në vitin 1115 hixhri në Ujejna që përfshihet nga krahinat e Nexhdit në Arabin Saudite. E mësoi Kuranin përmendësh para se të mbushtë dhjetë vjeç.Babai i tij Abduluehabi ishtë fakih dhe gjykatës, ndërsa gjyshi i tij Sulejmani ishtë muftiu i vendeve të Nexhdit dhe kryetari i dijetarëve të asaja zone. Mori mësime prej babait në fikh, tefsir dhe hadith.
Ka udhëtuar në disa vende për të marrë dije prej dijetarëve si në Mekke,Medine,Ahsa dhe Basra. Koha në të cilën jetontë ka qenë e mbushur me injorance, shfaqje të formave të ndryshme të shirkut dhe largim prej traditës së të parëve. Ai pa në aktualitetin e kohës në të cilën jetontë dhe gjeti një dallim të madh midis këtij aktualiteti dhe midis asaj që tregon Kurani dhe Sunneti dhe asaj në të cilën kanë qenë imamët e selefëve të mirë në besim dhe menhexh.
Masa e popullit ishtë e zhytur në bidate, përralla e legjenda, forma të shirkut dhe lutje të të vdekurve pa u ngritur ndonjë nga dijetarët , sipas asaj që dimë, për përmirësimin e këtij realiteti të dhimbshëm. Duke parë këtë shejhu Muahmme, Allahu e mëshiroftë, nuk mundi të heshtë ndaj ndryshimit të këtyre punëve, thirrjes në përmirësim, kthimit në Librin e Allahut dhe sunnetin e të Dërguarit të Tij dhe pastrimit të akides Islame.Vendosi të punontë për da’uan(thirrjen) në rrugë të Zotit të tij me urtësi dhe këshillë të mirë. E filloin da’uan në Hurejmela, pour u nxorr prej saj. Shkoi në Ujejna, por dhe në të nuk mundi të qëndrojë. Shkoi në Dirije në të cilën gjeti pranim dhe mirëseardhe prej emirit të saj Muhammed ibnu Su’ud. Allahu kishtë shkruar për të triumfin dhe për da’uan e tij vazhdimësinë dhe përhapjen si rezultat i xhihadit të dy imamëve : Muhammed Ibnu Abduluehhabit dhe Muhammed ibnu Su’udit. Njëri me fjalë e me argumentë e tjetri me shpatë. E kështu kur bashkohët Libri i Allahut me shpatën e xhihadit e vërteta triumfon dhe e kota varroset. Nuk kaloi shumë kohë dhe njerëzit e vendet u afruan të thirrja e të vërtetës, bsimi i teuhidit u vu në udhë të drejtë, mirësia e tij kaloi në vendet e largëta dhe brazat e ardhshëm, mirësi e cila ripërtërihet.

Fetua të dijëtarëve bashkohorë rreth tyre

Fetua e Lexhnes

  1. Xhemati Ah`bash është një grup i humbur dhe i dalur nga xhemati (Eh`lus Sunneti Uel Xhema`a) i muslimanëve, gjithashtu Ah’bashët duhet t`i kthehen së vërtetës në të cilën ishin Sahabët dhe pasardhësit e tyre, e vertetë e cila përfshin çdo aspket të fesë, prej besimit deri në praktik. Kjo është më e mirë për ta.
  2. Nuk është e lejuar që të pranohen fetauat e lëshuara prej tyre, pasi ato i bëjnë disa gjëra hallall me fjalë (që vijnë nga mëndjet e tyre) të pavërteta dhe nuk mjaftohen me kaq, porse ka raste, ku i kundërshtojnë argumentet nga Kur`ani dhe nga Sunneti dhe kjo na mjafton si argument, që të mos i marrim fetauat e lëshuara prej tyre.
  3. Mos t`ju zihet besë thenieve të tyre përsa u përket haditheve, thënie të cilat kanë të bëjnë me zinxhirin e transmetimit ose me tekstin e hadithit.
  1. Muslimanët kudo që janë duhet ti hapin sytë mirë dhe janë të obliguar ti paralajmerojnë të tjerët nga ky grupacion i humbur, e kjo për të mos renë në grackat e tyre, sidoqoftë emri dhe slogani nën të cilin janë fshehur. Ata duhet të jenë të butë me njerëzit të cilët janë mashtruar nga ky grup, duke ua shfaqur atyre gabimet në besimin dhe mendimet e tyre. Komisioni e lut Allahun e Lartëmadhëruar, me Emrat e Tij me të bukur dhe me Cilësit e Tij me të bukura që ti ruaj muslimanët nga trubullirat e fshehta dhe të dukshme dhe e lusim Allahun që ti udhezojë të humburit nga mesi i tyre, ti kthej kundër tyre (këtij grupi të humbur) dredhitë dhelparake dhe ti ruaj muslimanët nga virusi i tyre.

Me All-llahun qëndron suksesi dhe All-llahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi Profetin tonë Muhammed
(salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), mbi familjen dhe shoqëruesit e tij. 54

Fetua e shejkh Bin-Bazit :

Shejkh Bin-Bazi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë : Sigurisht që sekti i Ah’bashëve është një grup i humbur dhe koka e tyre i ashtequajturi Abdullah el Habeshi njihet për devijimin dhe humbjen e tij.  Pra është obligim që të shkëputet çdo lidhje me ta, të hidhet poshtë besimi i tyre i gabuar, të paralajmërohet kundër tyre, të shmangemi nga degjimi i tyre dhe të hidhet poshtë ajo që thonë55

Kokluzion

Ah’bashët janë një sekt i humbur, që në pamje të parë hiqen si pasues të sunnetit porse në realitet mundohen ta shkatërrojnë atë me rrënjë. Ky sekt i humbur ka përfituar nga problemet ekonomike nga luftrat civile gjithashtu nga varfëria e  injoraca dhe kanë shpërndarë helmin e tyre, atë helm që mendonim se e kishim varrosur përgjithmonë. Dijetarët e mëdhenj të kësaj kohë e kanë kundershtuar këtë sekt, i kanë përgenjeshtuar idetë e tyre, dhe e kanë lajmëruar Umetin nga rreziku i tyre. Vëllezër dhe motra duhet të jemi syhapur dhe mos tiu zëmë besë këtyre mashtrueseve. Profeti na ka informuar se « Nga fundi i botës, do të shfaqen mashtures dhe gënjeshtare të cilët do të vijnë tek ju me thënie që nuk i keni dëgjuar asnjëherë as ju as paraardhësit tuaj. Mos iu zini besë, dhe jini syhapur në mënyre që të mos ju humbasin ».
Ai gjithashtu ka thënë « Ajo që më frikëson më së  shumti për umetin tim, janë Imamët që të devijojnë».Këta mashtrues i mohojnë katëgorisht cilësitë e Allahut të përmendura në Kuran dhe Sunnet, e përpiqen që të deformojnë kuptimin e tyre duke i intrepetuar sipas epsheve të tyre, e të gjitha këto në kundërshtim me fjalët e dijetarëve, me tefsirin e me sunnetitn.
Ata mohojnë e nuk besojnë që Allahu është mbi qiej mbi Arshin e tij madhështor, e për A’hbashët të gjitha ata që kanë këtë besim dhe e shprehin atë, për ta ky njeri është Kafir.

Ata nuk marrin parasysh se kjo cilësi është përmdur 7 herë në Kuran, e 50 hadithe të sakta (pjesa më  e madhe e tyre gjendet në sahihun e Buharit dhe Muslimit), në fjalët e dhjetra sahabëve, dhe në shkrimet e Imamëve të Islamit, si: Imam Ebu Hanifja, Imam Malik, Imam Ahmedi, Imam Bukhari, Imam Muslimi, Imam Ebu Daudi e plot të tjerë.

Me e keqja është se, ata pohojnë se Kurani nuk është Fjala e Allahut !!!, porse është ide e Xhibrilit apo e profetit.

Për ti kënaqur vellezerit e tyre Shia, Ah`bashët shkojnë deri aty sa shajnë disa sahab, si Muauijen dhe shokët e tij të luftës. Nuk duhet të habitemi kur ti degjojme ata duke mallkuar e duke i bërë si Kufar, dijetarët e këtij umeti, si Shejkhul Islam Ibn Tejmijjen, Hafdh ibn Kethirin, Imam Dhehebiun, Shejkh Muhammed AbdulUehhabin apo ata bashkohore si shejkh Bin Bazin, shejkh Albanin, shejkh Uthejminin (Allahu i mëshirofte) dhe plot të tjerë.

E lusim Allahun që të na ruajë nga e keqja e tyre, dhe të na i forcoj zemrat tona në të vertetën.

Me All-llahun qëndron suksesi dhe All-llahu dërgoftë bekime dhe përshëndetje mbi Profetin tonë Muhammed (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), mbi familjen dhe shoqëruesit e tij.


1.Ali Imran: 3:102

2. Nisa: 4:1

3.Ahzab: 70-71

4.Sekti sufi tixhanija është themeluar nga Abu el-Abas Ahmed ibn Muhammed el-Mokhtar ibn Selim et- Tixhani, i lindur në një fshat të quajtur Ain Madhi në jug të Algjerisë. Ai e themeloi tarikatin e tij në vitin 1196 në Fes dhe prej këtu u shpërnda në Marok, Senegal, Nigeri, Afrikën e veriut, Egjypt, Sudan dhe në disa regjione të tjera të Afrikës. Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetua ka paralajmërur nga bidatet dhe shirqet që gjinden tek ky sekt, ai person i cili pranon dhe miraton besimin e këtij sekti bëhet Kafir.
Më poshtë po përmendim disa paragrafe nga Fetuat. Besimi i sektit Taxhinija është besim (i përbërë)  nga Kufri dhe humbja, namazi mbas një imami i cili është  pjësë e këtij sekti, nuk është i pranuar ».Volumi7 faqja362.
Tarikati Tixhanija është i gabuar dhe nuk është në përputhje me udhëzimin dhe sunnetin e Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem), pasi ky tarikat është i përbërë nga Bidate që janë Shirk që e nxjerrin nga Islami personin i cili beson ose vepron me to, Allahu na ruajt nga kjo » . Volumi 2 faqja 318

5. Vend në Armu

6. Imam Bukhari në librin e tij Ef’alul l’bad, faqë: 125  thotë: Është e njëjta gjë për mua, nëse e fal namazin mbas një Xhehmi ose një Rafidhi apo nëse e fal atë mbas çifutëve dhe të krishterëve, mos u jepni atyre selam, mos i vizitoni ata, mos u martoni me ta, mos dëshmoni për ta, mos e hani mishin e tyre.

7. Saff: 8

8. shiko në «ed-delilul kauim p. 7.

9. shiko librin e tij «ed-delilul kauim faqja. 9 e 10.

10. Teube: 6

11. Nisa: 164

12. En`Am: 115

13. Bekare: 75

14. Fet’h: 15

15. Shiko « En-Nehjus Selim » faqe : 71

16. ed delilul kauim » faqja 16

17. Junus: 18

18. Zumer: 2-3

19. En`Am: 63-64

20. Xhin: 18

21. Fatir: 13-14

22. Enfal: 39

23. shiko « Menarul Huda » n°3 faqja : 234

24. shiko librin« idhharul akidetis sunijeh » faqja: 182.

25. Rafidhitë e kanë prejardhjen nga Abdullah Ibn Sebe, i cili ishte një çifut nga Jemeni dhe shtirej sikur kishte pranuar Islamin. Më pas filloi të shtirej sikur ishte nga ndihmuesit e Aliut derisa arriti të krijonte një grup të tijin me emrin “Sebeijeh”. Ata thoshin se Aliu është Zot dhe një ditë erdhën tek ai duke thënë: Ti je Ai? Aliu tha: E kush është Ai? Ata thanë: Ti je Allahu. Kur i dëgjoi këto fjalë, Aliu urdhëroi një person me emrin Kanbera të bënte disa gropa dhe ti mbushte me zjarr. Pastaj iu drejtua atyre dhe u tha: Ai që nuk i kthen mbrapsht fjalët e tij do ta djeg. E kështu ai dogji shumë prej tyre, por shumë të tjerë u arratisën.

Rafidhitë shumicën e shokëve të Profetit (salall-llahu alejhi ue ala alihi ue sel-lem) i konsiderojnë si pabesimtarë, përveç një pakice të vogël prej tyre.
Imam esh-Shafi’i  ka thënë : Nuk kam parë në mesin e heretikëve njerëz më të famshëm për gënjeshtra se  Shi’at Rafidhi.
Ndërsa Imam Ebu Hanife thotë për ta : Kushdo që dyshon se a janë ata pabesimtarë, ai vetë ka bërë kufër.

26.Ali Imran: 110

27. Hashr: 10

28. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

29.Transmeton Buhariu: 2509

30. Xhin: 21

31. Shejkhul Islam Ibn Tejmije, Allahu pastë mëshirë ndaj tij ka thënë në Mexhmuatul Fetaua:”Përsa i përket termit Sufije [Sufizëm], kjo s’ka qenë e njohur gjatë tre gjeneratave të para të Islamit. Dhe, të folurit rreth kësaj u bë e njohur vetëm pas tre gjeneratave të para. Disa imamë dhe dijetarë folën rreth kësaj më pas, siç ishte imam Ahmed ibn Hanbel, Ebu Sulejman Ed-Darani dhe të tjerë. Po ashtu është transmetuar nga Sufjan Eth-Theuri të ketë folur rreth kësaj. Disa nga ata po ashtu e përmendën këtë në autoritetin e Hasan El-Basrit. Ata dalluan në pikëpamjet e tyre mbi domethënien se çka ja atribuon vetens një Sufi, meqë fjala ‘Sufi’ është një emër që tregon një atribuim, siç është el-Kurshi, el-Medini dhe kështu me radhë. Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, rahimehullah, përmend se Sufizmi u shfaq për herë të parë në Basra të Irakut, ku disa njerëz  i tejkaluan kufijtë në adhurim dhe në shmangien nga jeta e kësaj botë, në një shkallë që nuk është parë në vende të tjera. (El-Fetaua 11/6)

32. Xhin: 21

33. Gafir: 16

34. Mulk: 16

35. Mearixh: 4

36. Ali Imran: 55

37. Transemeton Muslimi (Kitabu Teuhid, hadithi 14).

38. Transmeton Muslimi  537

39. Transmeton Muslimi 1218.

40. Sad: 7

41. Ta-Ha: 39

42. Transmeton: Bukhariu dhe Muslimi.

43. Nisa: 93

44. Transmeton: Bukhariu dhe Muslimi.

45. Transmeton: Bukhariu dhe Muslimi.

46. Nisa: 93

47.Transemeton: Bukhariu dhe Muslimi.

48. Sahih, transmeton: Ahmedi, Ebu Daud, Ibn Maxheh..

49. Trakt i shpërndarë nga Ah’bashët.

50. Transmeton Buhariu.

51. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

52. Transmeton Buhariu dhe Muslimi.

53. Dict° Ency. Universelle

54. Fragment nga fetua e Lexhnes 12/323

55. Fetua n°1/2392 e lëshuar më:  30/10/1406H (1986)

 

 

 

Mblodhi & Përktheu:
Firdeus Çorja

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here