Pyetje: A është avreti mes kërthizës dhe gjurit apo nga ndër-gjuri deri te mbi-kërthiza?

0
330

Pyetje: A është avreti mes kërthizës dhe gjurit apo nga ndër-gjuri deri te mbi-kërthiza?

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Muhamedin, birin e Abdullahut dhe mbi gjithë ata që e pasojnë.

Avreti (vendet e turpshme) të mashkullit është mes kërthizës dhe gjurit, kurse kërthiza dhe dhe gjuri nuk janë avret.

Shejh Ibën Uthejmini, ka thënë: “Në këtë çështje ka disa mendime:

– gjuri është avret dhe është detyrim të mbulohet.

– gjuri dhe kërthiza janë avret dhe është detyrim të mbulohen.

– gjuri dhe kërthiza nuk janë pjesë e avretit dhe nuk është detyrim të mbulohen, dhe sipas kësaj, shprehja e saktë do të ishte: “avreti është mes kërthizës dhe gjurit”.[1]

Gjithashtu ka thënë: “Sa i përket avretit të mashkullit, themi se është mes kërthizës dhe gjurit”.[2]

Imam Neveviu ka thënë: “Lidhur me avretin e mashkullit ka pesë qëndrime, por e vërteta e argumentuar me tekste është se ai është mes kërthizës dhe gjurit, ndërsa vet kërthiza dhe gjuri nuk janë pjesë e avretit…

argument është hadithi nga Ebu Derda, radijallahu anhu, i cili ka thënë: “Isha ulur tek i Dërguari, alejhi salatu ue selam, dhe ndërkohë erdhi Ebu Bekri, radijallahu anhu, i cili kish kapur rrobën e tij me dorë derisa e kish zbuluar gjurin… (por i Dërguari nuk e qortoi)” (Buhariu);

po ashtu nga Ebu Musa përcillet se I Dërguari, alejhi salatu ue selam, ishte ulur në një vend ku kishte ujë dhe kishte të zbuluar gjurin apo të dy gjunjtë e kur erdhi Osmani, ai i mbuloi”.[3]

Shejh Ibën Uthejmini ka thënë: “Nuk i lejohet të riut të luajë p.sh. futboll duke pasur të veshura veshje të shkurta që nuk mbërrijnë te gjuri ose nuk mbërrijnë te kërthiza, pjesa mes kërthizës dhe gjurit doemos duhet të jetë e mbluluar sa i përket meshkujve…”.[4]

Pra, lejohet të shkosh në det me veshje që mbulojnë pjesën mes kërthizës dhe gjurit, por nëse zbulohet ndonjë pjesë nga kofsha apo nga ndërkërthiza, atëherë nuk lejohet.

Gjithashtu, nëse është një vend ku ka të përzier burra e gra nuk lejohet, sepse nuk lejohet qëndrimi në një vend ku ka harame dhe njeriu nuk ka mundësi t’i largojë ato harame apo t’i qortojë.

Allahu e di më së miri!

[1] Sherhul Mumti 2/160

[2] Sherhul Mumti 5/273

[3] Sherhul Muhedheb 3/174-175

[4] Likaul Babil Meftuh nr. 73

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here