Problemet bashkshortore – Një rast i një çifti që më mërziti…

0
191

Një rast i një çifti që më mërziti

Javën e kaluar pata një rast mjaft të dhimbshëm që me të vërtetë të mërzitë. Një rast nga një çift sapo i martuar.( I pata bërë niqah pak më herët)

Rasti përfundoj tek më e keqja…tek ndarja, tek shkurorzimi.Më e dhimbshmja ishte fakti se nusja kishte mbetë shtatzane menjëherë në fillim.

Tash është në pyetje a do ta aborton a jo, pasiqë është në fazën para 40 ditë, ku embrioni gjindet në fazën e quajtur “nutfeh”, vètëm për këtë shkak vjen në pyetje kjo gjë ngase pastaj kur kalon në fazën e quajtur “alaka” ka unanim tek dijetarët për ndalesën e këtij intervenimi, në fjalë ‘aborti’.Prap se prap shum gjendje e vështirë, sidomos për at motrën, subhan Allah.

Erdhën të nervozuar me probleme, ajo motra ishte duke qajtur. Ai vllau kërkonte që të kryhet sa më shpejt me shkurorzim. Kërkova të ulen.

Fillimisht e ndëgjova at motrën, gjith gjendjen si e sheh ajo nga perspektiva e saj. Pastaj at vllaun. Realizova se normal gabimet kishin ndodhur nga dy anët, porse problemin më të madh e vërejta se ishte në ‘mospjekurinë’ e tyre, ishin të rinj dhe pa pêrvojë nê zhvillimin e jetës bashkshortore. Posaqërisht nga ana e atij vllaut pash se kishte defekt në udhëheqjen dhe menaxhimin e jetës bashkshortore në shtëpi, në menaxhimin e gruas.Konsideroj se ky ishte problemi më i madh, Allahu e din më mirë.

Defekti besoj ishte poashtu në mosnjohjen e psikologjisë së një femre që ndikon pastaj në moskuptimin e arsyeve ‘pse’ sillet ajo në at formë ‘jotëhijshme’

Me i analizu hollësisht nuk ishin gjëra edhe aq të mëdhaja por ishin bërë të tilla. Kur nuk mundohesh të kuptosh gjendjen e tjetrit ndodhë kjo.

Një fenomen esencial në jetën bashkshortore mungonte sipas mendimit tim, që gabimet e njëri tjetrit të tejkalohen dhe të zvogëlohen apo siq thotë populli ” mos me ia zon për t’madhe”.Gabimet mos të matën me peshore të diamantit. Posaqërisht nga burri duhet të merret afër zemre ky fenomen.

Nëse kjo nuk është evidente në jetën bashkshortore do të ballafaqohet me vështirësi dhe probleme edhe më të mëdhaja pastaj.

Duhet të kuptoj çdo vlla (dhe ky vllau) se ai po martohet me një ‘femër’. Femra dallon plotësisht nga burri posaqërisht në aspektin emocional. Ajo është shum e ndijshme dhe vepron më shum mbi baza të emocioneve e jo mbi bazën racionale, kjo ndryshon tek burri. Duhet të kihet parasysh kjo dhe mos të merren shum ‘serioz’ fjalët e saj jo të menduara mirë, lëshimet e saj, sidomos ndonjëher kur është e hidhëruar, apo kur êshtë shtatzane apo me menstruacione, dhe kërkon ndarjen. Shkurorzimi është në dorën e burrit në rend të parë e kjo është një urtësi e madhe nga Allahu, elhamdulilah. Me pas qenë në dorën e gruas kjo gjë, sa e sa çifte të lumtura sot nuk do të ishin, sa e sa do të ndaheshin për çdo ditë. Është shum e vërtetë se largpamësia dhe matja e pasojave të gjërave është një zanat që burrat më mirë ia kan ‘haber’, është fakt heshtës.

Të kthehemi tek rasti në fjalë.

Kërkova nga të dyt t’i cekin gjërat e mira që i shohin tek tjetri dhe pash se ndikoi tek burri, u emocionua. Pastaj i kërkova nga ata t’i përmendin gjërat të cilat do të dëshironin që tjetri t’i përmirëson në të ardhmën.

I shënuam. Kërkova poashtu që t’i kërkojnë falje njëri tjetrit për gjërat e kaluara dhe të fillojnë një fillim të ri me ndarje nga njëri tjetri për një javë, që edhe pak të qetësohen nga problemet dhe ajo që parapriu nga stresi. I këshillova në këtë fazë të lexojnë librin “kënaqu me jetën tënde” dhe të mundohen t’a implementojnë në praktikë pastaj. Jam i sigurt se do të përmirësohej gjendja ngadal.

Porse burri kishte humb shpresat se ajo mund të “përmirësohet” sipas tij dhe kërkoi shkurorzim. Ajo motra ishte e gatshme të provonte për hirë të Allahut.
Por kështu ndodhi, me imponim nuk shkon asgjë. Shum m’u dhimtë posaqërisht ajo motra, subhan Allah!

O vllazni dhe motra beqarë/beqare, dhe ju ju që sapo jeni bërë niqah. (Nuk ështê për qëllim dasma)

Për hirë të Allahut, pritni pak në fillim me ‘aktin intim’, mos e konzumoni menjëherë në fillim martesën. Është qartë se nuk është e ndaluar por në të ka dobi dhe Islami n’a udhëzon në at që sjell dobi dhe parandalon dëmin. Mësone pak ‘tabijatin’ e tjetrit. Shikoni si po përshtaten karakteret, si po funksionon relacioni i juaj.

Ndarja pa pasur kontakt intim është më e lehtë dhe me pasoja më të vogla se sa kur ndodhë kundërta. ‘Nuk është lehtë’ mundesh me drejtë të më përgjigjesh, por dobia është e madhe. Dilni, bisedoni, shkëmbeni mesazhe etj. porse kujdesë një kohë nga ‘akti…’!

Një rast i mërzitshëm, mendoj se kan me u pendu të dyt, posaqërisht ai vllau, por vonë.

Ata, ne dhe të gjith duhet të kuptojmë një realitet se ‘jetë baskshortore pa probleme, pa sprova, pa sfida’ në këtë botë nuk ka.

Shpresoj që Allahu t’ia përmirëson gjendjen të dyve dhe t’i furnizon me bashkshortër me të cilët janë të lumtur.

Lus Allahun që edhe ne të gjithë të marrim mësim nga kësi raste.

Dikush paska thënë se un po shkrujsha pak si shum lidhur me këtë tematik, ‘me këshilla bashkshortore’ , sidomos si duket në raport me këshillat drejtuar burrave ‘si të sillen me gratë e tyre’. Por ky rast edhe m’a forcoj bindjen se duhet bile edhe më shum të angazhohem un dhe hoxhallarët në përgjithësi në këtë aspekt. Shoh se duhet të mbahen kurse dhe seminare intenzive nga hoxhallarët të mbështetura nga bshkësitë islame,ngjajshëm me asi si janë prezent në Malajzi ku secili çift i cili dëshiron të martohet, detyrohet të kryej një kurs dyjavorë (siç e di) në këtë lëmi. Të mësoj rregullat e martesës, drejtat e burrit ndaj gruas , drejtat e gruas ndaj burrit, mënyra e zgjidhjes së problemeve, menaxhimi i jetës bashkshortore etj.

Jam i sigurt se kësi lloj vetëdijsimi do të përmirësoj jetën bashkshortore dhe do të ndikoj në zvogëlimin e rasteve të shkurorzimit.

Për fund, Allahu n’a përmirësoftë të gjithëve dhe n’a udhëzoftë në sunnetin pejgamberik.

Tërë falëndërimi i takon Allahut!

Ardian Elezi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here