Pesë gjërat që duhet t’i dimë me rastin e sprovës

0
166

Këtu janë pesë gjëra që duhet mbajtur në mend gjatë vështirësive / sprovave:

1. NUK DO TË ZGJASË PËRGJITHMONË. ‘Për gjithmonë’ është për Ahiretin, jo për për këtë botë … andaj mos ta humbim shpresën.

2. SPROVA LE TË JETË MJETI ME TË CILIN DO T’I AFROHEMI ALLAHUT. Të bëjmë sa më shumë lutje, sa më shumë dhikër, etj., sepse vështirësia që na afron tek Allahu i Madhërishëm, është begati dhe jo ndëshkim.

3. DUHET TË JAPIM SADAKË, sepse sadaka është një nga mënyrat më të shpejta për lehtësimin e vështirësive.

4. LE TË PENDOHEMI (TË BËJMË ISTIGFAR): Istigfari ka fuqi të na shpëtojë nga telashet dhe të na sjellë lehtësimin, andaj gjuha jonë le të jetë e njomë duke shqiptuar estagfirullahun.

5. Le të falim namaz: T’i përmbahemi namazit, sepse pa marrë parasysh se sa mund të jetë jeta e vështirë, namazi është lidhja jonë me të Vetmin, i Cili nga ne mund të eliminojë çdo vështirësi dhe dhimbje.

Përshtati: Miftar Ajdini

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here