Përse gomat patjetër duhet të jenë të zeza dhe me asnjë ngjyrë tjetër

0
512

Çdo shofer, udhëtar dhe këmbësor e dinë që gomat janë të zeza, mirëpo përse është ashtu?

Teknologjia ka përparuar shumë që kur është shpikur automobili dhe në prodhim janë vënë shumë ndryshime. Mirëpo një gjë ka mbetur e pandryshuar – gomat e automobilave akoma janë me ngjyrë të zezë.

Mbase ekzistojnë edhe ata të cilët do të kishin dëshiruar që gomat në veturat e tyre të ishin të kuqe apo të gjelbra, mirëpo gjasat janë të mëdha që kjo kurrë nuk do të ndodhë për shkak të një arsyeje.

Gomat e automobilave janë me ngjyrë të zezë sepse bloza është e rëndësishme dhe pjesë e paevitueshme e prodhimit të tyre, transmeton Telegrafi.

Përbërësi kryesor në goma, natyrisht, është goma (kauçuku), e cila në fillim të prodhimit është e butë dhe e ngjitshme.

Gjatë procesit të vullkanizimit në gomë shtohet bloza, e cila e shndërron në masë të fortë dhe i jep fortësinë.

Gjithashtu, bloza ia zgjat afatin e përdorimit të gomës, sepse e riorienton nxehtësinë nga pjesët e gomës të cilat nxehen posaçërisht gjatë vozitjes.

Edhe pse është e mundshme të shihni goma me skaje të bardha, është pak e sigurt që në treg së shpejti të depërtojnë gomat me ngjyra të shndritshme, sepse kjo do të thotë që shoferët patjetër duhet t’u kushtojnë edhe më shumë mund për t’i mbajtur të pastra