Nje mije napoleonat e floririt dhe njeriu i mire

Nje mije napoleonat e floririt dhe njeriu i mire

Ibn xharir et-Taberi tregon:

Gjatë haxhit isha në Mekë dhe pashë një burrë nga Horasani që po u thwrriste: “O haxhilerë! O banorë të Mekës! Ju që jeni të pranishëm dhe ata që nuk janë! Më ka humbur një qese me njëmijë napolona flori. Atë që do të ma kthejë Zoti e shpërbleftë me të mira, e shpëtoftë nga zjarri dhe u tregoftw bujar me të Ditën e Llogarisë”.

Një i moshuar nga Meka u afrua dhe i tha: “Qyteti ynë është në gjendje të vështirë dhe ditët e haxhit janë të pakta, sezoni i tij është i caktuar dhe dyert e fitimit janë të mbyllura. Këto para mund të bien në duart e një besimtari të varfër e në moshë. Ndoshta ai mund të t’i japë ty, nëse e shpërblen me një pjesë të parave, të cilat do të jenë hallall për të”.

Burri nga Horasani iu përgjigj:

– Sa kërkon ai?

– Ai do një të dhjetën e napolonave, – u përgjigj plaku.

– Jo, nuk do ti jap para, por këtë çështje do ta çoj deri në Ditën e Gjykimit dhe do t’i ankohem Allahut. Allahu na mjafton ne dhe vetëm Atij duhet t’i besojmë.

E kuptova se ky i moshuar e kishte marrë qesen me flori dhe kërkonte një pjesë të tyre. Kështu që e ndoqa derisa arriti në shtëpi. Supozimet e mia u konfirmuan. Dëgjova që thirri të shoqen:

– O Lubabeh!

– Si urdhëron, Ebu Ghajth.

– Gjeta të zotin e dinarëve, që po i kërkonte paratë dhe ai nuk do t’i japë shpërblim atij që i ka gjetur ato. I thashë të na jepte 100 napolona por ai refuzoi dhe tha se do ta paraqiste këtë çështje tek Allahu. Çfarë të bëj? Duhet ta kthej patjetër sepse i frikësohem Zotit dhe kam frikë se më shumëfishohet mëkati.

– O burrë! Kemi pesë vjet që jetojmë në varfëri, ti ke katër vajza, dy motra, nënën time dhe mua mbi shpinë dhe ti je i nënti. Mbaji paratë dhe na ushqe, sepse jemi të uritur dhe na bli rroba sepse ti e di gjendjen tonë. Ndoshta më vonë Allahu do të pasurojw dhe mund t’ia kthesh paratë. Por pasi t’i kesh ushqyer fëmijët e tu. Ose Allahu do të ta paguajë borxhin ditën kur mbretëria do t’i përkasë Mbretit (Allahut), – i tha ajo.

– Ti po më thua që unë të konsumoj haramin tani që jam 86 vjeç dhe të digjem në zjarr pasi kam duruar varfërinë për kaq kohë dhe të zemëroj Allahun tani që jam pranë vdekjes? Jo, për Zotin nuk do ta bëj këtë!

U habita nga fjalët që dëgjova. Më vonë dëgjova përsëri atë që kërkonte qesen me para të thoshte:

– O pelegrinë, banorë të Mekës, kushdo që e gjen qesen me dinarë, le të ma kthejë sepse Zoti do të ta shpërblejë!

I moshuari iu afrua dhe i tha:

– Dje të këshillova së toka jonë nuk po jep prodhim, prandaj shpërbleje atë që ka gjetur paratë që të mos joshet dhe të shkelë ligjet e Allahut. Të thashë t’i jepje personit që i ka gjetur 100 napolona, por ti refuzove. Nëse paratë bien në duart e një personi që i frikësohet Allahut të Plotfuqishëm, a do t’i japësh të paktën dhjetë napolona, në vend të 100 napolonave?

– Jo, unë do të ankohem tek Allahu, ditën që do të takohem me të, Allahu na mjafton dhe vetëm tek Ai mbështetemi, – u përgjigj i zoti i napolonave.

Njerëzit u larguan. Njw ditw më vonë, burri nga Horasani bëri të njëjtën thirrje. I moshuari i tha përsëri:

– Të thashë pardje ta shpërblesh atë që do të gjejë florinjtw por refuzove. Pastaj të këshillova t’i japësh dhjetë napolona, përsëri refuzove. A pranon t’i japësh vetëm një napolon që ai me gjysmën e tij të blejë disa gjëra që i nevojiten dhe me gjysmën tjetër të blejë qumësht deleje që të ushqejë pjesëtarët e familjes së tij?

– Jo, por për këtë do të ankohem tek Allahu ditën kur do ta takoj Atë, Allahu na mjafton ne dhe vetëm tek Ai mbështetemi.

– Eja e merri paratë e tua që të më zërë gjumi natën, sepse që kur gjeta paratë kam qenë në gjendje shumë të keqe, – i tha i moshuari me inat.

Kështu ata u nisën drejt shtëpisë së të moshuarit dhe unë i ndoqa. I moshuari hyri në shtëpi, hapi një gropë, nxori florinjtw dhe tha: “Merri napolonat dhe lutu që Allahu të më falë dhe të më japë prej mirësive të Tij”. I zoti i mori paratë dhe nisi të ikte, por kur arriti tek dera tha: “O xhaxha, babai im ka vdekur, Allahu e mëshiroftë, dhe më ka lënë tre mijë napolona flroi. Para se tw vdesw më tha: “Një të tretën e kësaj pasurie jepja një njeriu që e meriton”. Kështu që i futa në këtë qese që t’ia jepja atij që i meritonte. Për Zotin deri tani nuk kam takuar ndonjë tjetër që i meriton më shumë sesa ti. Kështu që merri dhe Zoti të shpërbleftë për besimin që pate dhe që e durove varfërinë!”

I moshuari qau dhe iu lut Allahut: “Zoti e bekoftë të zotin e parave në varr dhe Allahu e bekoftë djalin e tij!”

U nisa pas burrit nga Horasani, por i moshuari më ndoqi dhe më mori në shtëpinë e tij. Ai më tha: “Kam parë që më ke ndjekur që ditën e parë dhe ti je në dijeni të gjitha atyre që kanë ndodhur. Profeti (a.s.) ka thënë: “Nëse Allahu të furnizon, pa e lutur dhe pa pyetur, atëherë pranoje atë dhe mos e refuzo”. Pra, kjo është dhurata e Allahut për të gjithë të pranishmit”.

I moshuari thirri vajzat, motrat gruan dhe të ëmën e saj dhe na tha të ulemi. Ne ishim dhjetë veta. Ai hapi çantën dhe tha: “Hapni rrobat në prehrin tuaj”. Kështu bëra por vajzat nuk kishin rroba të përshtatshme që ta bënin këtë, kështu që zgjatën duart. I moshuari na shpërndau të gjithëve verdhushkat dhe secili mori 100 napolona. U gëzova më shumë për furnizimin që ata morën, sesa për paratë që i mora vetë.

Kur po ikja i moshuari më tha: “O djalosh, ti je i bekuar. Merri këto para se janë hallall. Ta dish se unë ngrihesha për të falur namazin e mëngjesit me këtë këmishë të lagur. Pasi mbaroja e hiqja dhe jua jepja vajzave që të faleshin një nga një. Pastaj shkoja në punë mes namazit të drekës dhe të ikindisë dhe pastaj kthehesha në fund të ditës me ato që më furnizonte Allahu, me hurma dhe bukë të thatë. Mandej hiqja rrobat e mia dhe i vishnin vajzat për të falur namazet. E njëjta gjë ndodhte dhe në namazin e akshamit dhe të darkës. Asnjëherë nuk prisnim të merrnim kaq shumë para. Allahu na ndihmoftë që t’i përdorim për mirë dhe Zoti e bekoftë pronarin e tyre dhe e shumëfishoftë shpërblimin për të!”

Kështu i thashë mirupafshim. Paratë i përdora pwr tw nxwnw dije dhe pas 16 vjetësh u ktheva në Mekë dhe pyeta për të moshuarin. Ai kishte vdekur disa muaj pas kësaj ndodhie që tregova. Dhe gruaja, nëna e saj dhe dy motrat e tij kishin vdekur. Gjallë ishin vetëm vajzat e tij të cilat ishim martuar me mbretër dhe princër. Sa herë shkoja t’i takoja më trajtonin me mirësjellje, derisa ndërruan jetë. Zoti i mëshiroftë!

“Kështu këshillohet ai që i beson Allahut dhe ditës së fundit, e kush u përmbahet dispozitave të All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare. Kush i mbështetet Allahut, Ai i mjafton atij, Allahu realizon dëshirën e vet dhe Allahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin). (Talak 65: 2-3)