Nëse je i dëshpëruar, lutju Allahut me këtë lutje

0
556

Transmetohet se Pejgamberi alejhi selam ka thënë: “Nëse dikë e zë stresi dhe dëshpërimi dhe thotë:

O Allah! Unë jam robi Yt, i biri i robit Tënd dhe i robëreshës Tënde. Udhëzimi im është në dorën Tënde, mbi mua zbatohet vendimi Yt dhe Ti je i drejtë në gjykimin Tënd. O Allah, të lutem me çdo emër Tëndin, që e ke quajtur Veten, që ia ke mësuar ndokujt prej krijesave të Tua, që e ke zbritur në librin Tënd apo që e ke mbajtur të fshehur në diturinë Tënde, bëje Kuranin pranverë të zemrës sime dhe dritë të shpirtit tim! Bëje atë largues të dëshpërimit dhe të stresit tim!”

Dikush e pyeti: “O i Dërguari i Allahut, a ta mësojmë këtë dua’?”

Profeti (s.a.v.s) u përgjigj: “Po! Ai që e dëgjon, duhet ta mësojë atë.” 1)
“Sëmundja dhe Ilaçi”
Ibn Kajjim el Xheuzije