Mrekullia numerike e sures Jusuf

0
504

Sureja Jusuf paraqet një nga mrekullitë e Kur’anit se ai, në të vërtetë, është me burim hyjnor dhe fjalë e Allahut xh.sh.

Nëse do t’i ktheheshim pak kësaj sureje, do shihnim se vendi dhe pozicioni i saj në Kur’an, numri i ajeteve, koha e shpalljes, si dhe ngjajshëm, kanë një ndërlidhje të mrekullueshme dhe interesante me numrin dymbëdhjetë.

Në fakt, numri rëndor i sures është 12. Xhuzi në cilin gjendet sureja, është xhuzi 12. Sureja flet për 12 vëllezër. Numri i ajeteve të sures është 111, të cilët tregojnë për 11 vllezërit e Jusufit a.s., që së bashku me të, përbëjnë numrin 12.

Ajo që s’mundemi me shumë siguri ta themi është koha e zbritjes së kësaj sureje, por sipas disa mendimetarëve dhe shpjeguesve të Kur’anit, thuhet se kjo është shpallur në vitin 12 të pejgamberisë së Muhammedit a.s. Kështu, p.sh. shehidi i Islamit, Sejjid Kutbi, në librin e tij “Nën hijen e Kuranit”, thotë: “Kjo sure është shpallur pas zbritjes së sures Hud, ndërmjet Vitit të pikëllimit, në të cilin vit Muhammedit a.s., i vdiqën dy mbështetësit kryesor Ebu Talibi dhe Hatixhja, dhe vitit të Takimit të parë dhe të dytë në Akabe.”

Një e dhënë tjetër interesante “numerike” te kjo sure është ajo te pjesa e ajetit ku Jusufi a.s. duke ia treguar ëndrrën babait të tij, Jakubit a.s., flet për “11 yjet” (أحد عشر كوكبا), duke aluduar me këtë në vëllezërit e tij, e që kjo pjesë, përmban pikërisht 11 shkronja, aq sa yje kishte ëndrruar edhe Jusufi a.s.

Falëndëruar qoftë përherë Allahu xh.sh. i cili na e dërgoi një libër me kaq të vërteta dhe mrekulli, si dhe udhërrëfyes për jetën tonë.