Ishte një mbret,i cili conte jetë lluksoze ,dhe s’i mungonte asgjë tjetër përpos lumturisë.
Ai pyeti një njeri të urtë,se ku mund ta gjenë lumturinë? i urti i tha:duhet të gjeshë një njeri të lumtur,dhe t’ia lypish këmishën atij,që ta veshish,kështu do të behesh i lumtur edhe ti sikur ai.
Mbreti u vesh si njeri i varfër,që të mos njihej,dhe doli në kërkim të njeriut të lumtur.
Duke ecur,hasi një shtëpi lluksoze,dhe mendoi se pronarët e saj janë të lumtur,por ata nuk ishin të lumtur ngase nuk kishin femij.
Pastaj në oborr të një shtëpie gjeti ca fëmi që loznin,mbreti tha kjo famile duhet të jenë të lumtur,por ata ishin të shqetësuar ngase nuk ia dilnin me gjith ata fëmij.
Kështu që prej njërit tek tjetri,mbreti spo e gjenë njeriun e lumtur.
Dikur duke ecur hasi një bari duke kullotur delet, dhe bariu këndote me një zë të bukur dhe shum i disponuar.
Mbreti i tha:si duket ti je njeri i lumtur!Bariu duke u buzëqeshur tha :po,falë Zotit, unë jamë shum i lumtur.
Mbreti u gëzua shum që e gjeti njeriun e duhur,dhe i tha:a po ma jep këmishën tënde që ta veshi unë,do ta paguaj sa të duash?bariu tha:po,me shum qef do ta jepja falas,por nuk kam këmishë,ngase pak më parë ia dhash një të varfëri,andaj ndihem shum i lumtur dhe për atë jam duke kënduar.
Vëllezër dhe motra të nderuara,pra lumturia nuk arrihet përmes pasurisë,as lluksozit,por me të dhënë të tjerëve nga ajo që kemi e gjejmë lumturinë.
Allahu në Kur’an thotë:…dhe iu japin të tjerëve atë që kanë edhe pse vetë ndiejnë nevoj për të.
O Zot,na bën prej atyre,Allahumme amin.
Shkruar nga Hoxha Zekerija Vajrami.