Këshilla mjekësore për një agjërim të shëndetshëm

0
193

Nga mëshira e Zotit të madh për njeriun, ka bërë që muaji i Ramazanit të jetë jo vetëm shkak për afrimin shpirtëror tek Allahu, dhe jo vetëm shkak për derdhjen e mëshirës së Tij mbi agjëruesit, por ka bërë që agjërimi të jetë shkak për kurimin e shumë sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit të agjëruesit, dhe kjo është një nga dobitë që përfitohen nga agjërimi.

Agjërimi i muajit të Ramazanit përmirëson shëndetin e përgjithshëm të njeriut , nëse kryhet në mënyrën e duhur dhe nëse ngrënia e syfyrit dhe e iftarit bëhen në formën e ushqyerjes shëndetshëm, duke kompesuar dhe plotësuar trupin me lëndët dhe vitaminat që ka humbur gjatë agjërimit.

Prandaj mjekët specialist ofrojnë këshilla mjekësore për shmangien e disa ushqimeve dhe rekomandimin e disa ushqimeve që duhet të konsumohen në syfyr dhe iftar.

Iftari duhet të fillohet me hurma të cilat kompesojnë dhe i sigurojnë trupit sheqernat që ka humbur gjatë ditës, duke i shtuar dietës ushqimore artikuj të ndryshëm të tilla si:

– Karbohidratet; që gjenden tek orizi, makaronat, patatet, etj.

– Mishi; mishi i kuq -duke e perdorur me kufizim, mish pule ose peshk.

– Perime të gatuara.

– Pirja e sasisë të mjaftueshme të ujit në kohë të ndara.

– Pirja e pijeve të ftohta osa të ngrohta si; çaji. Kështu trupi mund të kompesojë lëngjet e humbura gjatë ditës.

– Për sa i përket syfyrit, ai duhet të jetë vakti kryesor dhe duhet të jetë i mbushur me vitamina dhe lëndë ushqyese të domosdoshme që njeriu të kryejë agjërimin pa problem shëndetësore. Vakti i syfyrit duhet të përmbajë sheqerna dhe karbohidrade të cilat i japin trupit energji dhe e bëjnë atë që të mos ndihet i uritur. Duke shtuar gjithashtu fibra që ndihmojnë sistemin tretës.

Këto janë disa prej ushqimeve të përshtatshme për vaktin e syfyrit:

– Bukë nga gruri dhe bukë të zezë.

– Bishtajoret e sidomos thjerrëzat.

– Karbohidratet, si: orizi, niseshte gruri, patate.

– Qumështi dhe produktet e tij.

Ushqimet që nuk duhen marrë ose duhet të reduktohen gjatë agjërimit të ramazanit janë:

– Ëmbëlsirat dhe sheqernat, sidomos në iftar, për të shmangur rritjen në peshë, sëmundjet e zemrës dhe artieriet. Mjekët këshillojnë që të mos qëndrosh ulur pas iftarit por të ecësh për të lehtësuar procesin e tretjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here