Ilaçi shërues që duheni t’a përdorni për shërimin e plotë (100% )...

Ilaçi shërues që duheni t’a përdorni për shërimin e plotë (100% ) të hipokrizisë (Nifakut)?

 

Ilaçi shërues që duheni t’a përdorni për shërimin e plotë (100% ) të hipokrizisë (Nifakut)?

1⃣? Ibadetet e fshehta

✏ Ngase munafikat e adhurojnë Allahun vetëm atëherë kur jan në prezencë të njerëzve dhe kur shihen prej tyre. Ata kështu i bëjnë adhurimet vetëm sa për sy e faqe. Ibadeti i fshehtë është demantues dhe shkatërrues i plotë kësaj cilësie te ultë ngase ndodh vetëm nën mbikqyrjen e Allahut dhe nën dijeninë e robit dhe Allahut. Kësaj i thonë pra sinqeritet dhe kjo është e kundërta e nifakut.

2⃣ ?Përmendja e shumtë e Allahut:

✏ Ibn Kajjimi rahimehullah thot:” Përmendja e shumtë e Allahut është mbrojtje e sigurt nga hipokrizia (nifaku) ngase hipokritët e përmendin vetëm pak Allahun (azze we xhel-l).
Allahu thot në kur’an:

“… Dhe nuk e përmendin Allahun vetëm se pak” (4:142)
Kaab ibn Malik radij Allahu anhu thot:” Ai që e përmend Allahun shum është i ruajtur nga nifaku…”

Argumet pra për këto dy veprime është fjala e Allahut:

إِنَّ الْمُنَافِقِينَ يُخَادِعُونَ اللَّهَ وَهُوَ خَادِعُهُمْ وَإِذَا قَامُوا إِلَى الصَّلَاةِ قَامُوا كُسَالَىٰ يُرَاءُونَ النَّاسَ وَلَا يَذْكُرُونَ اللَّهَ إِلَّا قَلِيلًا

Me të vërtetë, hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por Ai i mashtron ata (i dënon). Kur ata ngritën për namaz, ngriten pritueshëm (me dembeli), duke u paraqitur karshi botës (që janë besimtarë, sa për sy e faqe), e Allahun nuk e përmendin vetëm se pak herë. (4:142)

? Ngase në ajet gjejmë se ata i shfaqin veprat para njerëzve sa pë sy e faqe kështuqe ibadeti i fshehtë e demanton këtë dhe poashtu gjejmë se ata nuk e përmendin Allahun përveçse pak. Kuptimin e kundërt pra që e nxjerrim prej kësaj është se përmendja e shumtë e Allahut e çrrënjosë nifakun.

3⃣ ?Falja e namazit me xhemat (duke arritur tekbirin fillestarë)

✏ Ai që rregullisht kujdeset për namazin e tij duke arritur tekbirin e parë me Imam (për burrat) është i ruajtur nga nifaku. Dëshmi për këtë e kemi hadithin të cilin e transmeton Enesi radij Allahu anhu se i Dërguari sal- Allahu alejhi we sel-lem ka thënë:

” Kush falët dyzet (40) ditë me xhemat duke arritur tekbirin fillestarë iu shkruen atij dy garantime, një garanti nga zjarri dhe një garanti nga hipokrizia (nifaku)”

[ ?Tirmidhiu, Shejh Albani e kategorizon si të sakt]

Ardian Elezi
19.01.2016
Medineh