A është haram me kalua me një femër?

0
186

Pyetje: Përshëndetje, Kisha pas dëshirë ta dij a është haram me kalua me një femër, pa umartua me te?

Përgjigje: Lavd-Falënderimi i takon Allahut, i cili na bëri muslimanë…

“Me kalua me femër” siç thuhet në popull, është haram, këtë e mësojmë nga Kurani, Suneti dhe fjalët e dijetarëve. Mos harro, jam duke sqaruar dispozitën kur vetëm kalojnë dhe nuk bëjnë marrëdhënie intime!

Allahu thotë: “Thuaju besimtarëve t’i ulin shikimet dhe t’i ruajnë organet, kjo është më e pastër për ta. Allahu e di hollësisht se çfarë veprojnë ata” (Nur 30). Allahu e bëri të ndaluar shikimin e të ndaluarës sepse prej aty buron e keqja, njerëzit kanë thënë: “Një shikim, pastaj buzëqeshja, deri te afrimi, më pas vetmimi, më vonë prekja, pas kësaj ledhatimi e në fund kurvëria”.

Prandaj, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Çdoherë që vetmohet një mashkull me një femër të huaj, i treti me ta është shejtani” (Tirmidhiu nr. 1091 dhe Albani e saktëson); po ashtu ka thënë: “Të shpohet ndonjëri nga dikush me gjilpërë të hekurtë në kokë është më mirë për të sesa të prekë një grua që nuk i lejohet” (Sahihul Xhamië nr. 5045).

Të gjitha këto udhëzime dhe porosi janë për ta ruajtur besimtarin nga rënia në fëlliqësinë e kurvërisë, madje këtë Allahu e thotë edhe direkt: “Mos iu afroni kurvërisë, ajo është e fëlliqur dhe rrugë shumë e keqe” (Isra 32) Duhet pasur kujdes nga afrimi te ky gabim, kurse nëse ndodhë afrimi atëherë është vështirë frenimi i vetvetes nga rënia në kurvëri.

Nëse njeriu “kalon me një femër” krahas kundërshtimit që ia bën Allahut, ai nëpërkëmb nderin e vet, nderin e saj, tollovitë prejardhjen e fëmijëve, sprovohet me sëmundje të pashërueshme si dhe gjëra tjera të trishtueshme.

Allahu të largoftë ty dhe çdo të ri e të re nga kjo e keqe. Amin

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here