E PRANOI ISLAMIN NË MOSHËN TETË VJEÇARE

0
509

– Kjo ngjarje e vërtet e meriton të lexohet dhe nga ajo të merret mësim. Në të flitet për një fëmijë amerikan i cili filloi ta mëson Islamin në moshën gjashtë vjeçare kurse e pranoi atë në moshën tetë vjeçare.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Çdo fëmijë lind në natyrshmërinë e tij, por janë prindërit ata që e kthejnë në çifut, krishterë apo zjarrputist”.

Ky tregim i shkurtër nuk është tjetër përveç se zbatim i hadithit të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

– Aleksandër Fronter lindi nga dy prindër të krishterë në vitin 1990. Nëna e tij e vendosi që nga fillimi ta len të birin që vet ta zgjedhë fenë që do ta praktikon. Ajo vetvetiu i solli libra të feve të ndryshme dhe pas një leximi me karakter hulumtues i biri e pranoi Islamin kurse mosha e tij ishte vetëm se tetë vjeçare. Madje ai nga leximi i madh për Islamin mësoi shumë gjëra, si namazin, leximin e Kuranit, ezanin dhe shumë nga dispozitat e sheriatit edhe atë pa mos e takuar asnjë musliman.

E emërtoi vetveten Muhamed Abdullah, nga dashuria e madhe ndaj Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të.

– Pasi që u përhap lajmi i Islamit të tij, një nga kanalet televizive Islame e ftoi si mysafir special ku edhe Muhamed Abdullahu do të shkon i shoqëruar nga prindi i vet. Udhëheqësi i emisionit derisa përgatitej që t’ia parashtron pyetjet u habit nga fakti se Muhamedi filloi t’i parashtron atij pyetje se si ka mundësi të shkon në Haxh dhe Umre?! Udhëtimi a kushton shtrenjtë dhe ku duhet t’i blen rrobat e ihramit?!

– Udhëheqësi filloi me pyetjen se: Çka të nxiti ta pranosh Islamin?!

– Çdo herë që lexoja rreth tij aq më shumë edhe e doja, iu përgjigj.

– Cilat janë dëshirat e tua, e pyeti udhëheqësi i emisionit?

– I kam dy shpresa dhe dëshira, iu përgjigj fëmiu. E para nga to është të bëhem piktor dhe ta paraqes pamjen e vërtet mbi muslimanët. Më së shumti më dhemb kur i shoh filmat amerikan të fëlliqur të cilët dëshirojnë ta fëlliqin emrin e të dashurit tim Muhamedit, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, dhe dëshira e dytë është të shkojë në Meke dhe ta puthi Gurin e Zi.

Në këtë moment ndërhyri nëna e tij e krishtere duke thënë: Dhoma e tij është e stërmbushur me foto nga Qabeja. Deri tani i ka tubuar nga harxhimet e tij javore 300 dollarë për ta vizituar Qabenë. Njerëzit mendojnë se atë çka e vepron është një lloj aventurë mirëpo Muhamedi posedon besim të vërtet të cilin nuk munden të tjerët ta ndjejnë.

– Ramazanin a e agjëron, e pyeti udhëheqësi?

– Po, e agjërova Ramazanin e kaluar, iu përgjigj Muhamedi. Prindi më sfidoi se nuk do të mundem ta agjëroj mirëpo u habit kur e agjërova deri në fund.

– Cilat janë dëshirat e tua të tjera, e pyeti udhëheqësi i emisionit?

– Dëshiroj që Palestina t’i kthehet muslimanëve. Ajo është toka e tyre dhe atë ua morën Izraelitët.

– A e ha mishin e derrit së bashku me prindërit e tu, e pyeti udhëheqësi?

– Derri është kafshë shumë e fëlliqur. Unë nuk e ha dhe nuk e di se si njerëzit e hanë.

– Udhëheqësi i emisionit e pyeti se a e fal namazin në shkollë dhe a ka ndonjë problem nga drejtoria e shkollës? Iu përgjigj me mërzi në fytyrë: Më ikin disa kohë të namazeve nga mos dija ime se kur hynë koha e namazit!! Mirëpo e kam zbuluar një vend të fshehtë në bibliotekën e shkollës dhe aty e fali namazin për çdo ditë.

– Erdhi koha e namazit të akshamit dhe Muhamedi e shikon udhëheqësin e emisionit në fytyrë dhe i thotë: A më lejon që unë ta thërras ezanin? Iu përgjigj se nuk ka asnjë problem. Muhamedi u ngrit, e thirri ezanin në kohën e vet kurse udhëheqësit iu mbushën të dy sytë me lot!!

– O ju musliman, a i mësuam ne fëmijët tanë të përkujdesen për Islamin ashtu siç përkujdeset ky fëmi?!!

Ne për çdo ditë kërkojmë fitore të Islamit dhe ankohemi se kemi ngecur mbrapa dhe e akuzojmë njëri-tjetrin për këtë ngecje, kurse e harrojmë atë më kryesoren se nëse ne përmisohemi përmisohen edhe fëmijët tanë dhe poashtu shoqëritë dhe në fund edhe i tërë Umeti.

Pra, le të merremi me vetveten dhe me familjet tona e mos të merremi me problemet e të tjerëve.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU