A e dini se kur i zvogëlohet dhe i ulet vlera dijetarit,? edhe pse ai ka një nivel të lartë njohurish?

0
211

Dijetari përjeton ulje, nënçmim dhe vogëlsi te njerëzit dhe tek Allahu i Lartësuar atëherë kur polemizon me të pavërtetën; kur diturinë që ka e fut në funksion për të arsyetuar të pavërtetën dhe duke asgjësuar të vërtetën.
Dijetarit i ulet vlera atëherë kur njohuritë që ka i mobilizon për të arsyetuar sjelljet e mbretërve dhe të kryetarëve
.Dijetarit i ulet vlera kur me diturinë që ka synon të pasurohet, qoftë në mënyrë jo të sinqertë.
Dijetarit i ulet vlera kur troket në dyert e pushtetarëve tiranë për përfitime personale.
Dijetarit i ulet vlera atëherë kur parapëlqen jetën komode, kurse feja e tij, umeti i tij dhe vëllezërit muslimanë janë të shtypur.
.Dijetari është i vogël atëherë kur përpiqet që t’i kënaqë njerëzit, edhe pse hidhëron Allahun.Këtij dijetari, sado dituri të ketë, mund t’i ulet vlera e të bëhet i mbledhur dhe i rrëgjuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here